Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA do të kërkojë nga Kina t’u përmbahet “rregullave të lojës”

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
SHBA do të kërkojë nga Kina t’u përmbahet “rregullave të lojës”

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman pritet t’i bëjë të qartë Kinës në bisedimet e ardhshme, se Uashingtoni e mirëpret konkurrencën me Pekinin, por me rregulla të barabarta loje, që synojnë parandalimin e konflikteve, thanë zyrtarë të lartë amerikanë.

Në njoftimin për shtyp, që i paraprin bisedimeve të zonjës Sherman me Këshilltarin e Shtetit kinez dhe Ministrin e Jashtëm Wang Yi, në Tianjin, thuhej se dy ekonomive më të mëdha në botë u duhet të gjejnë mënyra të përgjegjshme për të menaxhuar konkurrencën.

“Ajo do të nënvizojë se ne nuk duam që një konkurrencë e ashpër dhe e vazhdueshme të shndërrohet në konflikt“, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane, përpara që atij që do të jetë takimi i parë i rangut të lartë ballë për ballë mes Uashingtonit dhe Pekinit, pas disa muajsh. Kjo është pjesë e përpjekjeve që të dyja palët po bëjnë për të qetësuar marrëdhëniet e acaruara.

“Kjo është arsyeja pse SHBA-ja dëshiron të sigurojë parametra për të menaxhuar me përgjegjësi marrëdhëniet“, tha zyrtari amerikan. “Ajo (zonja Sherman) do të bëjë të qartë se ndërsa ne e mirëpresim konkurrencën e fortë e të qëndrueshme me Kinën, të gjithë duhet të luajnë me rregulla të barabarta loje“.

Zonja Sherman pritet të mbërrijë të dielën në Tianjin, një qytet në juglindje të Pekinit dhe do të qëndrojë deri të hënën.

Ndërkohë javën tjetër Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin do të udhëtojë drejt Singaporit, Vietnamit e Filipineve ndërsa Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë Indinë, shenja të një përpjekjeve të SHBA-së për të intensifikuar angazhimin në këtë rajon ndërsa Kina po sfidon ndikimin e Uashingtonit në Azi./VOA

Tags: kinerregulla te lojesSHBA

TË LIDHURA

BE gjobiti me 2.95 miliardë euro Google, Trump kërcënon vendet evropiane me tarifa të reja
Bota

BE gjobiti me 2.95 miliardë euro Google, Trump kërcënon vendet evropiane me tarifa të reja

21:56 | 05/09/2025
Izraeli “duartroket” përpjekjet, qeveria libaneze mirëpret planin e ushtrisë për të çarmatosur Hezbollahun
Bota

Izraeli “duartroket” përpjekjet, qeveria libaneze mirëpret planin e ushtrisë për të çarmatosur Hezbollahun

20:33 | 05/09/2025
Nga pyjet e Amazonës te Europa dhe Kanadaja, OKB ngre alarmin: Zjarret masive po nxisin ndotjen e ajrit
Bota

Nga pyjet e Amazonës te Europa dhe Kanadaja, OKB ngre alarmin: Zjarret masive po nxisin ndotjen e ajrit

20:27 | 05/09/2025
Next Post

Dënim me burg për mohimin e gjenocidit të Srebrenicës

Tokio 2020/ Xhudo, dështon Majlinda Kelmendi, dëmtohet xhudisti i Shqipërisë

Faqet e para të gazetave sportive europiane, 25 korrik 2021

JU REKOMANDOJMË

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025
LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

19:10 | 01/09/2025




TË FUNDIT

Nënë e bir grabisin objekte kulti, banesa e biznese
Aktualitet

Nënë e bir grabisin objekte kulti, banesa e biznese

by mirseda
13:11 | 06/09/2025
0

Policia e Tepelenës dhe Memaliajt ka zbardhur një seri vjedhjesh të ndodhura gjatë muajve të fundit në...

Dy fëmijë me skuter elektrik përplasen nga makina në Tiranë, arrestohet 18-vjeçari

Dy fëmijë me skuter elektrik përplasen nga makina në Tiranë, arrestohet 18-vjeçari

13:08 | 06/09/2025
Roja humb jetën në Tiranë pasi e zuri porta e objektit ku punonte, dy të proceduar

Roja humb jetën në Tiranë pasi e zuri porta e objektit ku punonte, dy të proceduar

12:55 | 06/09/2025
Publikohet bilanci i zjarreve në Gramsh: Sa janë dëmet në bujqësi, blegtori dhe pyje

Publikohet bilanci i zjarreve në Gramsh: Sa janë dëmet në bujqësi, blegtori dhe pyje

11:24 | 06/09/2025
Lirimi i hapësirave publike, vijon aksioni në Vlorë, hiqen tendat dhe karriget në rrugët dytësore

Lirimi i hapësirave publike, vijon aksioni në Vlorë, hiqen tendat dhe karriget në rrugët dytësore

10:57 | 06/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com