Varianti Delta, i identifikuar për herë të parë në Indi, tani vlerësohet se përbën 83% të të gjitha rasteve të reja Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi u bë i ditur nga mjekja Rochelle Walensky, njëherësh drejtoreshë e Qendrave për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.
Kjo rritje është konsideruar dramatike nga zyrtarët shëndetësorë, pasi dy javë më parë me këtë variant ishin të infektuar rreth 50 për qind e rasteve të reja, shkruan CNBC. ”Kjo është një rritje dramatike, që prej datës 3 korrik, ku Delta përbënte 50% të rasteve të reja”, tha Walensky.
Ky variant, jo vetëm që ka rritur numrin e rasteve të reja, por edhe të viktimave, të cilët nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me këtë virus. Numri i vdekjeve është rritur me 48% gjatë kësaj jave.
”Çdo vdekje është tragjike, madje më pikëlluese kur e dimë se shumica e fataliteteve mund të parandolohen duke kryer vaksinimin e sigurtë”, tha drejtoresha e CDC, gjatë një seance dëgjmore.
Varianti është edhe më ngjitës sesa varianti Alfa, i cili u identifikua për herë të parë në Britaninë e Madhe dhe u vlerësua nga zyrtarët e shëndetit publik që të ishte midis 43% deri 90% më i transmetueshëm se Covid-19. I zbuluar në muajin tetor të vitit 2002,varianti Delta është përhapur që në më shumë se 100 vende, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.