Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

‘Rrezikojmë edhe 4 vite në opozitë’/ Patozi: Mark Marku shpëtoi Kuvendin e PD

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Ish-deputeti Astrit Patozi ka përgëzuar deputetin e zgjedhur të Partisë Demokratike Mark Markun, për fjalimin e mbajtur ditën e sotme në Kuvendin e saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Patozi u shpreh se nëse Marku nuk do të kishte foluar, Kuvendi i PD do të ishte edhe më keq se një ngjarje e mërzitshme, me po të njëjtat fjalë, nga po të njëjtët njerëz.

Sipas Patozit, ky është rasti tipik ku mjafton një zë i vetëm për ta bërë të ndjehet e mundur të gjithë turmën mediokre që mbështillet rreth udhëheqësit.

Mark Marku u shpreh në Kuvendin e PD-së, se partia është në pikën e saj më kritike e se nëse vazhdohet me këto ritme do të mbetet në opozitë për 4 vite me radhë.

Postimi i plotë:

MARKU SHPËTOI KUVENDIN E PD

Nëse Mark Marku nuk do të kishte folur, Kuvendi i PD do të kishte qenë edhe më keq se një ngjarje e mërzitshme. Ku lajmi i vetëm do të ishte se ai u mblodh, sa kohë që u thanë të njëjtat gjëra nga të njëjtët njerëz.

Ndërhyrja e tij e shpëtoi në një farë mënyre Kuvendin, i cili ndryshe do të linte shijen e leximit të një relacioni projekligjesh, nga ato më pak të rëndësishmit në parlament, ku mungon edhe vëmendja e atij që e ka shkruar.

Ky është ndoshta rasti tipik për të kuptuar se politika nuk është gjithmonë çështje numrash, edhe sepse numrat vetë nuk jepen një herë e përgjithmonë në politikë.

Nganjëherë mjafton një zë e vetëm për ta bërë të ndjehet e mundur të gjithë turmën mediokre, që mbështillet rreth udhëheqësit. Dhe për ta hedhur në kosh të gjithë regjinë dhe burokracinë e kushtueshme të organizimit të një eventi pompoz, për të mbuluar boshllëkun ulëritës nga mungesa e vizionit dhe e vullnetit për të ndryshuar.

Kjo është, në fakt, fuqia që vjen nga kombinimi i idesë së duhur me kurajon për të thënë disa të vërteta, edhe atëherë kur pothuajse të gjithë u janë dorëzuar hipokrizisë për të mos e parë dhe gjetur kurrë përgjegjësinë tek vetja.

Tags: astrit patozifjalimkuvendi i pdMark Marku

TË LIDHURA

Aktualitet

Qytetarët Ramës: Mos e ço vendin në konflikt civil!

20:14 | 08/06/2026
Aktualitet

Sofia Moreira de Sousa propozohet si ambasadorja e re e BE-së në Shqipëri

19:54 | 08/06/2026
Aktualitet

Rama: Po sikur Italia e Greqia të na thoshin “ikni nga keni ardhur”?

19:51 | 08/06/2026
Next Post

Red Bull i pakapshëm, Verstappen niset i pari në ''shtëpinë'' e Hamilton

''PD-ja humbi''/ Mark Marku: Blera e votave nuk duhet të na justifikojë

Mark Marku e thotë hapur: Sali Berisha e dëmton Partinë Demokratike







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Qytetarët Ramës: Mos e ço vendin në konflikt civil!

by mirseda
20:14 | 08/06/2026
0

Protestuesit që folën në podium kërkuan qeveri teknike, tranzitore të bërë nga intelektualët e vendit, largimin e...

Sofia Moreira de Sousa propozohet si ambasadorja e re e BE-së në Shqipëri

19:54 | 08/06/2026

Rama: Po sikur Italia e Greqia të na thoshin “ikni nga keni ardhur”?

19:51 | 08/06/2026

Arbitri i njohur dëbohet nga SHBA, kthehet me urgjencë në Turqi.

19:49 | 08/06/2026

Rama ironizon opozitën nga Shkodra: Ndërtonin ditën, prishnin natën

19:35 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com