Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit për gjyqtaren Valbona Seknaj

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit për gjyqtaren Valbona Seknaj

Komisioni i Posaçëm i Apelimit (KPA), ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, Valbona Seknaj (Durraj).

Seknaj (Durraj) u shkarkua nga detyra, pasi u konstatuan një sërë problemesh në kriterin e pasurisë. Në vendimin Nr. 175 të datës 4 korrik 2019, KPK konkludoi se Seknaj ka kryer deklarim të pasaktë, të pamjaftueshëm e të rremë të pasurive, ka mungesë të burimeve të ligjshme për pasuritë dhe shpenzimet; ka kryer fiktivitet në lidhje me dy kontrata noteriale për shitjen e një apartamenti me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore si edhe ka kryer ndërtim të paligjshëm në një truall në Velipojë.

Edhe pse në disa raste janë pranuar disa prej argumenteve të gjyqtares për shpenzimet e udhëtimeve jashtë shtetit, analizat financiare kanë rezultuar sërish me balanca negative, duke mos e ndryshuar qëndrimin e Komisionit.

Vendimi i KPA-së

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.52/2019, datë 22.10.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Valbona Seknaj (Durraj), kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 175, datë 04.07.2019.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

  1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 175, datë 04.07.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Valbona Seknaj (Durraj).
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 14.07.2021.

Valbona Seknaj(Durraj) e ka nisur karrierën në sistemin shqiptar të drejtësisë në vitin 1998. Për më shumë se një dekadë, ajo ka punuar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Shkodrës, ndërkohë që në vitin 2013 u dekretua gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, ku mbajti edhe pozicionin e kryetares.

Tags: gjyqtareshkarkimValbona Seknaj

TË LIDHURA

Fonde shtesë për pensionistët dhe studentët/ 230 familje përfitojnë ndihmë ekonomike
Aktualitet

Fonde shtesë për pensionistët dhe studentët/ 230 familje përfitojnë ndihmë ekonomike

21:25 | 30/03/2026
20 ditë jashtë Kuvendit/ Shehaj i bashkohet protestës: Deri në fund, pa kompromis
Politikë

20 ditë jashtë Kuvendit/ Shehaj i bashkohet protestës: Deri në fund, pa kompromis

21:19 | 30/03/2026
Balla ironizon Berishën: Në errësirë dukeshin më shumë
Politikë

Balla ironizon Berishën: Në errësirë dukeshin më shumë

20:36 | 30/03/2026
Next Post
Gazetarja e VOA-s thotë se Irani komplotoi për rrëmbimin e saj

Gazetarja e VOA-s thotë se Irani komplotoi për rrëmbimin e saj

“Fituam të drejtën e mohuar nga historia”/ Ngjela komenton hapjen e negociatave

Krerët e korruptuar të politikës shqiptare janë të kapur nga Moska e Beogradi

Arrestimet e zyrtarëve, Lubonja: Pse SPAK nuk i hapi proceset para zgjedhjeve?







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Fonde shtesë për pensionistët dhe studentët/ 230 familje përfitojnë ndihmë ekonomike
Aktualitet

Fonde shtesë për pensionistët dhe studentët/ 230 familje përfitojnë ndihmë ekonomike

by mirseda
21:25 | 30/03/2026
0

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, u miratuan një sërë vendimesh që synojnë përmirësimin...

20 ditë jashtë Kuvendit/ Shehaj i bashkohet protestës: Deri në fund, pa kompromis

20 ditë jashtë Kuvendit/ Shehaj i bashkohet protestës: Deri në fund, pa kompromis

21:19 | 30/03/2026
BIRN: Në mungesë të parkut fizik, qeveria e kthen “Duranën” në park virtual

BIRN: Në mungesë të parkut fizik, qeveria e kthen “Duranën” në park virtual

21:04 | 30/03/2026
Balla ironizon Berishën: Në errësirë dukeshin më shumë

Balla ironizon Berishën: Në errësirë dukeshin më shumë

20:36 | 30/03/2026
Asambleja e PS në Fier mblidhet për zgjedhjet vendore dhe riorganizimin në terren

Asambleja e PS në Fier mblidhet për zgjedhjet vendore dhe riorganizimin në terren

20:35 | 30/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com