Vdekjet nga mbidozat u rritën duke kapur një record prej 93 mijë të tilla vitin e kaluar, në mes të pandemisë COVID-19, njoftoi të mërkurën qeveria amerikane.
Ky vlerësim tejkalon shumë nivelin e lartë të rreth 72 mijë vdekjeve nga mbidozat arritur vitin e kaluar çka përkthehet në një rritje prej 29%.
“Kjo është një kuotë marramendëse humbje jetësh”, tha Brandon Marshall, një studiues i shëndetit publik në Universitetin Brown i cili ndjek tendencat e mbidozës.
Kombi tashmë po luftonte me shifrat e tyre më të këqija të mbidozës, por në mënyrë të qartë “COVID e ka përkeqësuar shumë krizën”, shtoi ai.
Bllokadat dhe kufizimet e tjera mbi pandeminë kanë izoluar njerëzit me varësi nga droga dhe e kanë bërë më të vështirë trajtimin, thanë ekspertët.