Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

“Pa vaksinim s’ka punë dhe para”, Greqia dhe Franca marrin vendimin ekstrem

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
“Pa vaksinim s’ka punë dhe para”, Greqia dhe Franca marrin vendimin ekstrem

Pas Italisë dhe Francës, edhe Greqia do të aplikojë vaksinimin e detyrueshëm kundër Coronës për punonjësit e shëndetësisë dhe kujdesit. Shkaku: përhapja e Deltës.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis janë larguar nga kursi i vaksinimit vullnetar kundër COVID-19. Të dy ata njoftuan se do të duhej të vaksinoheshin personat që punojnë në sistemin e kujdesit shëndetësor. “Nëse nuk veprojmë tani, numrat e infektimeve në klinika do të rriten”, tha presidenti Emmanuel Macron, në një fjalim televiziv.

 

Pa vaksinim nuk ka punë dhe para

Në Francë, të gjithë punonjësit në spitale, ata që punojnë me të moshuar ose në shtëpitë e kujdesit për moshën e tretë, duhet të vaksinohen më së voni deri më 15 shtator. Ndryshe, sipas ministrit të Shëndetësisë Olivier Véran, ata nuk do të jenë më në gjendje të punojnë dhe nuk do të paguhen më.

Coronavirus Impfstoffforschung Geberkonferenz Frankreich Präsident Macron

Në Greqi, vaksinimi i detyrueshëm do të zbatohet nga mesi i gushtit për punonjësit në shtëpitë e kujdesit për të moshuar, ndërsa nga 1 shtatori për sektorin e shëndetësisë. “Ne mund të përfundojmë kapitullin e fundit të krizës shëndetësore vetëm nëse të gjithë marrin vaksinën që mundëson liri”, tha kryeministri Mitsotakis. Vendi nuk do të futet sërish në një lockdown, për shkak të qëndrimit negativ të individëve.

Në Francë, fjalimi gjysmë ore i Macronit pati një efekt të menjëhershëm. Faqja për rezervime Doctolib kumtoi në Twitter se numri i aplikimit për orare për vaksinime është rritur shumë.

Italia e para

Vaksinimi i detyruar në Evropë është një fenomen jashtëzakonisht i rrallë. Edhe Macroni fillimisht i ka përjashtuar vaksinimet me detyrim në Francë. Italia, e cila u godit veçanërisht rëndë nga pandemia, ishte një përjashtim. Ky vend ka kërkuar që punonjësit e shëndetësisë të vaksinohen në mars.

Griechenland l Premierminister Kyriakos Mitsotakis

Përveç vaksinimit të detyrueshëm, Franca dëshiron ta bëjë paraqitjen e certifikatave shëndetësore si kusht për të vizituar restorantet ose qendrat tregtare, për udhëtime me trena ose fluturime brenda vendit, duke nisur nga muaji gusht. Dokumenti dëshmon se një person është vaksinuar, është shëruar apo ka bërë një test negativ. Në Greqi, kufizimet për personat që nuk janë vaksinuar do të futen në fuqi nga dita e premte (16.07).

“Gara” kundër virusit

Për grupet e rrezikuara që janë vaksinuar në fillim të këtij viti, do të ketë një rifreskim të vaksinës me një dozë të tretë në Francë, duke nisur nga shtatori. Macroni foli për një “garë” të re kundër virusit, i cili po përhapet përsëri në të gjithë Francën. Pa veprim të shpejtë, ekziston rreziku i përkeqësimit të sërishëm të gjendjes në spitale.

Në Francë, si edhe në Greqi, rreth 40 përqind e popullsisë është plotësisht e vaksinuar. Në të dy vendet, numri i infektimeve të reja është rritur sërish kohët e fundit. Ekspertët thonë se shkaku i rritjes së infektimeve është përhapja e variantit Delta. Ky variant i virusit Corona është zbuluar për herë të parë në Indi. /DW

Tags: vaksinimetvarianti delta

TË LIDHURA

Demokratët bllokojnë fondet në Senat, Trump: Nuk duam mbyllje të qeverisë
Bota

Demokratët bllokojnë fondet në Senat, Trump: Nuk duam mbyllje të qeverisë

19:49 | 29/01/2026
Trump: Putin ra dakord për një armëpushim një javor në Ukrainë
Bota

Trump: Putin ra dakord për një armëpushim një javor në Ukrainë

19:11 | 29/01/2026
Tensionet Iran-SHBA/ Turqia ndërmjetëson për programin bërthamor iranian
Bota

Tensionet Iran-SHBA/ Turqia ndërmjetëson për programin bërthamor iranian

18:27 | 29/01/2026
Next Post

Misteri i helmimit në Deçan/Detajet nga analizat shkencore, çfarë thonë mjekët

“S’ka më shpresë”, Manjani lëshon thirrjen e radhës

"SPAK u shpik për t’iu sulur Ramës", Manjani jep paralajmërimin e fortë

Sekuestrohen pasuritë e dy personave me rrezikshmëri të lartë







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

“Zhbllokohet” Qafë Thana, pas 3 ditësh rifillon lëvizja e kamionëve
Aktualitet

“Zhbllokohet” Qafë Thana, pas 3 ditësh rifillon lëvizja e kamionëve

by mirseda
19:51 | 29/01/2026
0

Pas tre ditësh “bllokadë” për shkak të protestës së kamionistëve maqedonas, nga ora 20:00 e mbrëmjes së...

Demokratët bllokojnë fondet në Senat, Trump: Nuk duam mbyllje të qeverisë

Demokratët bllokojnë fondet në Senat, Trump: Nuk duam mbyllje të qeverisë

19:49 | 29/01/2026
Reanimacioni pa drita/ Dështoi sistemi, gjeneratorët rezervë të QSUT pa kontratë mirëmbajtjeje

Reanimacioni pa drita/ Dështoi sistemi, gjeneratorët rezervë të QSUT pa kontratë mirëmbajtjeje

19:20 | 29/01/2026
Trump: Putin ra dakord për një armëpushim një javor në Ukrainë

Trump: Putin ra dakord për një armëpushim një javor në Ukrainë

19:11 | 29/01/2026
Salianji takim me demokratët në Himarë: Pa respekt për anëtarësinë, nuk ka opozitë morale

Salianji takim me demokratët në Himarë: Pa respekt për anëtarësinë, nuk ka opozitë morale

18:59 | 29/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com