Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Misteri i helmimit në Deçan/Detajet nga analizat shkencore, çfarë thonë mjekët

5 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Mbi 1500 qytetarë të Deçanit kanë kërkuar ndihmë mjekësore, për shkak të helmimit. Mes të helmuarve janë edhe 51 fëmijë, të cilët janë dërguar për trajtim në spital. Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka komentuar rezultatet e fundit nga IKSHPK, ku rikonfirmon se uji në këtë zonë nuk është kontaminuar.

”Deklarimet e mia si kryetar i komunës, është mirë me u marrë si të mirëqena dhe me u trajtu drejtë. Unë kam kërkuar ditën e hënë nga institucionet kredibile të shtetit, dhe krejt institucionet tjera që merren me sigurinë, që çdo hipotezë, çdo supozim i ngritur në këtë çështje të hetohet deri në fund, ku të kemi edhe argumentet dhe ekspertizën e duhur”, ka thënë ai.

Nga analizat rezulton se uji në Deçan nuk është i infektuar, duke shtuar misterin rreth helmimit masiv. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bëri me dije se analizat mikrobiologjike të mostrave në rastin e helmimit të banorëve në Komunën e Deçanit, kanë dalë negative.

Sipas konfirmimit të IKSHPK-së, bazuar në rezultatet e fundit, uji nuk është faktor kontaminues që ka ndikuar në helmimin e banorëve të Deçanit.

Edhe analizat fiziko-kimike të mostrave të ujit në gjashtë fshatra kanë rezultuar dy herë negative, dhe sipas standardeve për konsumimin e ujit. Infektologu në Spitalin e Pejës, Halil Komoni, thotë se nuk ka vend për panik me situatën e helmimeve në Deçan.

“Gjërat fillestare flasin për një fatkeqësi elementare natyrore. Bëhet fjalë për një epidemi hidrike, sipas të gjitha gjasave, mirëpo nuk ka hapësirë për panik, por ka hapësirë për ndihmë dhe solidaritet”, tha Komoni.

Tags: deçanhelmim

TË LIDHURA

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve
Aktualitet

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore
Aktualitet

Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore

21:14 | 06/03/2026
Hakimi i sistemit të SPAK, në gjyq Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorë
Aktualitet

Hakimi i sistemit të SPAK, në gjyq Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorë

17:50 | 06/03/2026
Next Post
“S’ka më shpresë”, Manjani lëshon thirrjen e radhës

"SPAK u shpik për t’iu sulur Ramës", Manjani jep paralajmërimin e fortë

Sekuestrohen pasuritë e dy personave me rrezikshmëri të lartë

Faqet e para të gazetave sportive europiane, 14 korrik 2021







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve
Bota

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

by mirseda
22:46 | 06/03/2026
0

Çmimet globale të naftës janë rritur në nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet,...

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

21:41 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com