Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Talibanët marrin nën kontroll vendkalimin kryesor kufitar me Iranin

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Talibanët marrin nën kontroll vendkalimin kryesor kufitar me Iranin

Zyrtarët afganë kanë njoftuar se talibanët kanë marrë nën kontroll një vendkalim të madh kufitar midis Afganistanit dhe Iranit.

Disa pamje të publikuara kanë treguar sesi forcat e talibanëve e heqin flamurin afgan nga çatia e zyrës doganore kufitare.

Vendkalimi kufitar – Islam Qala – është një nga pikat doganore më të mëdha me Iranin, që siguron rreth 20 milionë dollarë të ardhura mujore për qeverinë, raporton BBC.

Të premten (9 korrik) Qeveria e Afganistanit pranoi humbjen e kontrollit në kalimin kufitar Islam Qala.

“Të gjitha forcat afgane të sigurisë duke përfshirë njësitë kufitare janë të pranishme në zonë dhe po vazhdojnë përpjekjet për të rimarrë kontrollin”, i tha agjencisë së lajmeve AFP, zëdhënësi i ministrisë së brendshme, Tareq Arian.

Talibanët po shtrijnë kontrollin me shpejtësi në të gjithë Afganistanin derisa forcat e huaja përfshirë ato të Shteteve të Bashkuara po largojnë edhe ushtarët e fundit nga ky vend. Llogaritet se talibanët tani kontrollojnë më shumë se një të tretën e 400 qarqeve të vendit.

Misioni ushtarak 20-vjeçar i SHBA-së dhe NATO-s në Afganistan po mbaron, por dhuna në këtë vend vazhdon të përshkallëzohet, pasi çdo ditë raportohet për luftime mes forcave qeveritare dhe talibanëve.

Sipas një marrëveshjeje me grupin militant, të arritur në Doha, SHBA-ja dhe aleatët e saj të NATO-s kanë rënë dakord që t’i tërheqin të gjitha trupat, në këmbim të angazhimit të talibanëve për të mos lejuar Al Kaidën ose ndonjë grup tjetër ekstremist, të veprojë në zonat që ata kontrollojnë.

SHBA-ja dhe forcat aleate janë futur në Afganistan në vitin 2001, pas sulmeve terroriste të Al Kaidës në SHBA, më 11 shtator, 2001.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se misioni ushtarak amerikan në Afganistan do të përfundojë më 31 gusht.

Të enjten (8 korrik), Biden, duke folur për tërheqjen e trupave amerikane pas gati 20 vjetësh, tha se “udhëheqësit afganë duhet të bashkohen dhe të drejtojnë vendin drejt një të ardhmeje”.

“Ne nuk shkuam në Afganistan për shtet-ndërtim”, tha presidenti amerikan./REL

Tags: Afganistanirankufiritalebane

TË LIDHURA

“Kam qenë punëtor metali”, përlotet presidenti i Brazilit: Rrija pa ngrënë.
Bota

“Kam qenë punëtor metali”, përlotet presidenti i Brazilit: Rrija pa ngrënë.

14:20 | 06/08/2025
Një tërmet i fuqishëm godet gadishullin Kamçatka, sa ishte magnituda
Bota

Një tërmet i fuqishëm godet gadishullin Kamçatka, sa ishte magnituda

13:46 | 06/08/2025
Barcelona kërkesë bashkisë, ”Camp Nou” me kapacitet të kufizuar prej 30 mijë vendesh
Bota

Barcelona kërkesë bashkisë, ”Camp Nou” me kapacitet të kufizuar prej 30 mijë vendesh

12:58 | 06/08/2025
Next Post
Profil/ Sterling, djali që ndihmonte mamanë të pastronte hotelin Stonebridge

Profil/ Sterling, djali që ndihmonte mamanë të pastronte hotelin Stonebridge

Brataj: Nuk mund të arrestohet mjeku për 50 mijë lekë

Brataj: Nuk mund të arrestohet mjeku për 50 mijë lekë

Greqia drejt njohjes së Kosovës dhe frika nga hakmarrja serbe kundër Qipros

Greqia drejt njohjes së Kosovës dhe frika nga hakmarrja serbe kundër Qipros

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

16:59 | 28/08/2019




TË FUNDIT

“Kam qenë punëtor metali”, përlotet presidenti i Brazilit: Rrija pa ngrënë.
Bota

“Kam qenë punëtor metali”, përlotet presidenti i Brazilit: Rrija pa ngrënë.

by mirseda
14:20 | 06/08/2025
0

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva ka deklaruar gjatë një fjalimi se “përmbushja e nevojave ushqimore...

Mbytet në det 59-vjeçarja në plazhin e Vlorës

Mbytet në det 59-vjeçarja në plazhin e Vlorës

14:17 | 06/08/2025
Benjamin Sesko arrin marrëveshje personale me Manchester United

Benjamin Sesko arrin marrëveshje personale me Manchester United

13:49 | 06/08/2025
Një tërmet i fuqishëm godet gadishullin Kamçatka, sa ishte magnituda

Një tërmet i fuqishëm godet gadishullin Kamçatka, sa ishte magnituda

13:46 | 06/08/2025
Barcelona kërkesë bashkisë, ”Camp Nou” me kapacitet të kufizuar prej 30 mijë vendesh

Barcelona kërkesë bashkisë, ”Camp Nou” me kapacitet të kufizuar prej 30 mijë vendesh

12:58 | 06/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com