Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Devoll, punonjësit e administratës paguan nga 100 mijë lekë për fushatën e PS

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha

Në një bisedë të regjistruar për problemin e punonjëses së policisë bashkiake Devoll, Jona Ago, nga emisioni “Stop”, përgjegjësi Dashamir Çakëri, tha se heqja nga puna është urdhëruar nga kryetari për arsye politike.

Gazetari i emisionit “Stop” u takua me Kryetarin e Bashkisë Devoll, ku i pasqyroi të gjithë problematikën, pra për shkaqe politike një punonjëse e policisë bashkiake Devoll po hiqet nga puna, kryetari e mohoi kategorikisht këtë, pranoi që Jona Ago është në punë dhe do të qëndrojë në punë.

Gazetari–Interesohem për një problematikë, që ka ardhur në emisionin “Stop”, për një police bashkiake, Jona Ago, ngre pretendimin, që ka qenë prej 4 vitesh në këtë pozicion pune dhe e kanë larguar pa të drejtë, thotë.

Kryetari i Bashkisë, Eduard Duro-Po ku, s’është larguar?

Gazetari–Atë duam ne, ta zgjidhim!

Kryetari i Bashkisë, Eduard Duro–Po jo ore, ku është larguar ajo nga puna?!

Gazetari-Epo i kanë sjellë këto letrat, nejse ajo procedurë shkarkimi është, se janë këto të Kodit të Punës.

Kryetari i Bashkisë, Eduard Duro–Po!

Gazetari–Që e parashikon këtë mbledhje.

Kryetari i Bashkisë, Eduard Duro–Është në punë akoma, kështu që…

Gazetari–Në punë është, se me uniformë ishte kur e mora, thotë këtu drejtori, Marseli, Jona Ago me detyrë police bashkiake Devoll, propozohet masën “largim nga puna”.

Kryetari i Bashkisë, Eduard Duro–Po mirë më, ai propozon, po s’është e thënë se…

Gjatë këtij investigimi, “Stop” zbuloi se punonjësit e administratës së Bashkisë Devoll janë detyruar të japin nga 100 mijë lekë të vjetra, ndërsa drejtorët edhe më shumë për fushatën e 25 Prillit për kandidatin e PS, Qarku Devoll. Megjithëse u interesuam dhe na u premtua që Jona Ago nuk do të hiqet nga puna, ajo u shkarkua.

Gazetari–Edhe kemi dhe një detaj tjetër, që dua ta pyes, sepse kjo është shumë e paligjshme në lidhje me zgjedhjet dhe me kandidatin për deputet, që ka qenë këtu, keni dhënë ju 100 mijë Lekë si punonjës, për ta mbështetur në fushatë?

Dashamir Çakëri, Përgjegjës –Unë jo!

Gazetari–Ti jo, po të tjerët, kanë dhënë?

Dashamir Çakëri, Përgjegjës–Nuk e di!

Denoncuesja–Nuk ke dhënë ti?

Dashamir Çakëri, Përgjegjës –Jo!

Gazetari–Se na del, që vetëm Jona dhe një koleg tjetër nuk kanë dhënë edhe Jona hamendëson, që gjithë këto gjëra u mblodhën dhe…

Denoncuesja–Tani Dashi, mos e moho para syve të mi! Bëhu pak burrë!

Dashamir Çakëri, Përgjegjës-Jona, unë nuk bëhem asgjë, po leje tashi, se zotërinjtë edhe mund të incizojnë dhe le të incizojnë.

Gazetari–Ne të incizuar jemi tani, se ne atë punë kemi.

Partneri i denoncueses–Po të jepja unë Lekë…

Dashamir Çakëri, Përgjegjës–Dëgjo vëllai Dashin! Unë ta thashë haptas, që Lushi nuk detyroi askënd, që të japë lekët, se mos kam qejf t’i jap unë Lekët. Sa t’i heq nga familja ime dhe të ikin për dhjamë qeni…

Partneri i denoncueses–Si do jap unë Lekë për fushatë parlamentare të PS-së?!

Dashamir Çakëri, Përgjegjës–Jam zënë në qoshe si plaka në valle…

Partneri i denoncueses–Ti s’ke faj, ma the llafin, llafin, që të kanë thënë.

Dashamir Çakëri, Përgjegjës–Por unë jam i detyruar, që të raportoj që filani, filani nuk dhanë.

Partneri i denoncueses-Normale, siç më the për këto lekët, për çdo gjë, do më raportosh! Pastaj pjesa tjetër, është e tija.

Dashamir Çakëri, Përgjegjës-Të tërë i dhanë Lekët.

Denoncuesja–Sa dhe ti? 500?

Dashamir Çakëri, Përgjegjës –Po e kisha me kusht.

Denoncuesja–Po i jepje 100!

Dashamir Çakëri, Përgjegjës–Unë më venë pisk, ca shokë e ca miq, që unë s’kam nga të vej.., ore po ç’keni me mua?! Unë kam një djalë student, që më do 200 mijë Lekë muaj për muaj, kam një 200 mijë lekëshe, që duhet të paguaj kredinë. /tvklan.al

Tags: "STOP"DevollPS

TË LIDHURA

Topojani i Bulqizës pa ujë e me drita të dobëta, banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës
Aktualitet

Topojani i Bulqizës pa ujë e me drita të dobëta, banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

22:24 | 10/10/2025
Florjan Binaj largohet nga “Piranjat”: Do të kandidoj për Tiranën
Politikë

Florjan Binaj largohet nga “Piranjat”: Do të kandidoj për Tiranën

22:19 | 10/10/2025
Zgjedhjet e pjesshme lokale, PD miraton kandidatët në 6 bashkitë
Politikë

Zgjedhjet e pjesshme lokale, PD miraton kandidatët në 6 bashkitë

22:02 | 10/10/2025
Next Post
Rinas, mbërrijnë 16,380 doza të vaksinës Pfizer

Rinas, mbërrijnë 16,380 doza të vaksinës Pfizer

Kina dëshiron të zgjerojë bashkëpunimin me Evropën

Afganistan, tërheqja e ushtrisë amerikane rrit presionin mbi qeverinë afgane

Afganistan, tërheqja e ushtrisë amerikane rrit presionin mbi qeverinë afgane







JU REKOMANDOJMË

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

19:20 | 03/10/2025




TË FUNDIT

Francë, Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër
Bota

Francë, Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

by mirseda
22:37 | 10/10/2025
0

Presidenti francez Emmanuel Macron ka konfirmuar Sébastien Lecornu-n në postin e kryeministrit të qeverisë franceze. Presidenti i...

UNICEF paralajmëron: Ka rrezik të madh pë vdekjen masive të fëmijëve në Gaza

UNICEF paralajmëron: Ka rrezik të madh pë vdekjen masive të fëmijëve në Gaza

22:34 | 10/10/2025
Raportuesi i BE-së dënon ashpër ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë

Raportuesi i BE-së dënon ashpër ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë

22:33 | 10/10/2025
Topojani i Bulqizës pa ujë e me drita të dobëta, banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

Topojani i Bulqizës pa ujë e me drita të dobëta, banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

22:24 | 10/10/2025
Florjan Binaj largohet nga “Piranjat”: Do të kandidoj për Tiranën

Florjan Binaj largohet nga “Piranjat”: Do të kandidoj për Tiranën

22:19 | 10/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com