Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Nga këngëtar i “Ritmit të Rrugës” në kryetar i PDK-së

5 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Nga këngëtar i “Ritmit të Rrugës” në kryetar i PDK-së

Memli Krasniqi është zgjedhur kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës. Në votim morën pjesë 476 delegatë, ku 7 nga ta ishin kundër dhe 1 abstenoi. Krasniqi ishte kandidati i vetëm për kryetar të PDK-së. Ai ka shprehur falenderimet për mundësinë që iu dha, ndërsa shtoi se është i ndërgjegjshëm për postin e marrë.

“Kanë qenë edhe gabimet tona, që i kanë kontribuuar kësaj situate… Se si duhet të operojë sot PDK, mbi këtë situatë politike, duhet të flasim hapur për disa gjëra, e të mendojmë nga e ardhmja. Ne sot jemi opozitë. Kanë qenë edhe gabimet tona, që i kanë kontribuuar kësaj situate.

Ndoshta s’kemi mundur ta lexojmë krejt saktë disponimin e votuesve, prandaj edhe në dy palë zgjedhjet e fundit nuk kemi marrë mjaftueshëm mbështetjen e tyre. Reflektimi është i domosdoshëm. Nuk mund të vazhdojmë edhe më tutje njëjtë”, u shpreh Krasniqi.

Prej muajsh, PDK po përballej me mungesën e dy ish-udhëheqësve të saj dhe të UÇK-së, Kadri Veselit e Hashim Thaçit, të cilët shënuan një dekadë fitoresh për PDK-në, që nga viti 2007.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti, PDK doli e dyta me 17 %. Ky nuk ishte aspak rezultat i mirë për një parti që për 10 vite kishte qenë e para me rreth 30%.

Memli Krasniqi, gjatë karrierës së tij politike ka mbajtur poste si në parti, ashtu edhe në institucionet shtetërore. Ai ka qenë dy herë ministër, duke drejtuar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga viti 2011 deri në vitin 2014 dhe nga 2014 deri në vitin 2017 atë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Në të gjitha zgjedhjet nacionale në Kosovë, që nga vitit 2007, Memli Krasniqi është zgjedhur 6 herë deputet.

Në legjislaturën 2017-2019, të Kuvendit të Kosovës, Krasniqi ka qenë Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së. Ndërkaq në legjislaturën 2020-2021, ka qenë nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.

Ai ka kryer studimet për Shkenca Politike dhe Administratë Publike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Studimet Master i ka përfunduar për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Shkollën Londineze për Ekonomi dhe Shkenca Politike.

Në vitet 1999–2000 ka punuar si gazetar për Agjencinë amerikane të lajmeve “Associated Press”, ndërsa në vitin 2002 ka qenë drejtor për Marrëdhënie me Publikun në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës.

Nga viti 2004 është angazhuar aktivisht në Partisë Demokratike të Kosovës, fillimisht duke drejtuar Qendrën për Studime Politike që ka funksionuar në kuadër të kabinetit të kryetarit të partisë atëherë, Hashim Thaçi.

Me krijimin e Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Krasniqi është emëruar udhëheqës i Departamentit të Rinisë, ndërsa në tetor të vitit 2006 është zgjedhur Kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës. Për disa vjet, ka qenë anëtar i Kryesisë së PDK-së, e së fundi edhe nënkryetar.

Në tetor të vitit 2008 është emëruar Këshilltar Politik i Kryeministrit, Hashim Thaçi, dhe zëdhënës i Qeverisë.

Për shumë vite është marrë edhe me muzikë dhe ka punuar në projekte të ndryshme muzikore, kryesisht si tekst-shkrues dhe kompozitor, si anëtar i grupit të njohur, “Ritmi i Rrugës”.

Tags: memli krasniqipdk

TË LIDHURA

Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë
Kryesore

Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë

22:40 | 20/02/2026
Tensione në protestë/ QSUT: Një i intoksikuar nga gazi, deputeti i PD-së i plagosur
Kryesore

Tensione në protestë/ QSUT: Një i intoksikuar nga gazi, deputeti i PD-së i plagosur

21:52 | 20/02/2026
Gaz lotsjellës pranë xhamisë/ Reagon kreu i GP të PD: Pengesë brutale ndaj besimtarëve
Kryesore

Gaz lotsjellës pranë xhamisë/ Reagon kreu i GP të PD: Pengesë brutale ndaj besimtarëve

21:24 | 20/02/2026
Next Post
Refuzimi i Shkëlzen Berishës nga SHBA, Braçe: Gërdeci, u poqën të gjallë

Refuzimi i Shkëlzen Berishës nga SHBA, Braçe: Gërdeci, u poqën të gjallë

Gjykata e Lartë ‘fundos’ Shkëlzen Berishën, e vërteta për trafikun e ar*ëve

Gjykata e Lartë ‘fundos’ Shkëlzen Berishën, e vërteta për trafikun e ar*ëve

Kreu i OBSH-së: Varianti Delta i Cov*d ka prekur 98 vende të botës

Kreu i OBSH-së: Varianti Delta i Cov*d ka prekur 98 vende të botës







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Gjykata Supreme e SHBA-së rrëzoi tarifat e Trump, presidenti nënshkruan urdhër ekzekutiv …
Bota

Gjykata Supreme e SHBA-së rrëzoi tarifat e Trump, presidenti nënshkruan urdhër ekzekutiv …

by mirseda
10:28 | 21/02/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv që vendoste tarifa shtesë prej 10% për importet...

Lirohet nga burgu ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja

Lirohet nga burgu ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja

10:09 | 21/02/2026
Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin

09:31 | 21/02/2026
Moderatori i njohur shqiptar sulmohet fizikisht në mes të rrugës nga një i panjohur

Moderatori i njohur shqiptar sulmohet fizikisht në mes të rrugës nga një i panjohur

09:06 | 21/02/2026
Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë

Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë

22:40 | 20/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com