Euro 2020 do të njohë sonte edhe dy gjysmëfinalistët që do të plotësojnë katër ekipet që do të vijojnë udhëtimin për të kërkuar trofeun. Në orën 18:00 në stadiumin “Baku Olympic Stadium”, të Bakusë do të zhvillohet ndeshja Çeki-Danimarkë.
Të dyja kombëtaret do të tentojnë kualifikimin, ku kanë treguar që të dyja këto skuadra kanë qenë surprizat e këtij Europiani me paraqitjet e tyre. Ndërkohë, në orën 21:00 në stadiumin “Olimpico” të Romës do të luhet takimi Ukrainë-Angli.
Sipas ekspertëve, pritet të jetë një sfidë që premton spektakël, dhe me dy kombëtaret që do të kërkojnë te jenë me çdo kusht në gjysmëfinale.
Ndeshja e orës 18:00: Republika Çeke – Danimarka
Çekët tradicionalisht kanë arritur të mundin Danimarkën. Nga 25 sfida të luajtura mes tyre, danezët kanë fituar vetëm dy herë, dhe asnjëherë në ndeshjet e Kampionatit Evropian. Çekët mund të kenë arritur në fazën e nokautit si një nga skuadrat më të mira të vendit të tretë, por kanë pësuar vetëm dy gola në katër ndeshje të EURO 2020. Për më tepër, eliminuan Hollandën me 2:0 në raundin e 1/8, ndërsa Patrik Schick shënoi golin e tij të katërt në këtë turne.
Por kjo Danimarkë, shprehen specialistët e futbollit, nuk duhet nënvlerësuar. Danimarka humbi dy ndeshjet e para në Grupin B, por u kthyen me nga katër gola në ndeshjen me Rusinë e pastaj e pastaj kundër Uellsit në raundin e 1/8. Kjo është çerekfinalja e parë për Danimarkën që prej vitit 2004, kur u mundën nga Portugalia 3-0 në Portugali.
Ndeshja e orës 21:00: Ukrainë – Angli
Ukraina ishte nga të paktat skuadra që mund të mendohej se do të shkonte kaq larg. Skuadra e Shevçenkos ishte në telashe në fazën e grupeve ku fituan vetëm një ndeshje. Por ukranisait luajtën shumë mirë kundër Suedisë në raundin e 1/8-ave. Me golin e Artem Dovbyk disa sekonda para përfundimit të kohës shtesë, Ukraina arriti në çerekfinale të Euro për herë të parë në historinë e saj.
Ndërkaq, Anglia vjen me një krenari të ligjshme pasi të martën arriti të fitonte kundër rivalëve të vjetër të Gjermanisë dhe arriti të kalonte në çerekinfale. Anglezët janë të vetmit që nuk kanë pësuar gol në Europianin e këtij viti dhe duket se kanë gjetur formulën e duhur për të luajtur edhe jashtë Wembley-t të tyre. Gjithsesi, spektakli pritet të jetë nga të dy palët.
Sfidat e sotme çerekfinale të EURO 2020:
ÇEKI-DANIMARKË – 18:00
UKRAINË-ANGLI – 21:00