E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Arben Malaj kallëzon penalisht ndërtuesin në Vlorë

Një konflikt për ashensorin është kthyer në ‘mollë sherri’ mes ish-ministrit Arben Malaj dhe një ndërtuesi në Vlorë.

Malaj ka paditur në Prokurori ndërtuesin Sulo Shehu. Incidenti ka ndodhur pas një konflikti për përdorimin e ashensorit në pallatin të ndërtuar nga Sulo Shehu në Lugomare, në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku Malaj ka në pronësi të tij një apartament.

Përplasja mes tij dhe administratorit të pallatit ka nisur ku ky i fundit i ka kërkuar një shumë lekësh dy herë, për t’u pajisur me chipa për ashensorin.

Sipas Malajt, administratori i ka kërkuar para për shërbime që nuk ofrohen, dhe se nuk jepte dokumente për pagesën që duhet të bënte.

Unë kam blerë një apartament te ndërtuesi Sulo Shehu, në brendësi përfshihej dhe si pronë e shërbim i përbashkët ashensori i pallatit që unë kam blerë hyrjen, e cila është në katin e katërt, hyrja me numër 18. Në lidhje me përdorimin e ashensorit, kam pasur konflikte me një person i cili është vetëdeklaruar si administratori i pallatit. Më bën presion për pagesat e pa justifikuara nga ana e tij. Kam për të thënë se unë personit në fjalë i kam dhënë 8.000 lekë të reja, pasi ai më ka dorëzuar dy çipat e aktivizuar, mbas tre javësh ky person më ka kërkuar diferencë…”, shkruan Malaj në kallëzim.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Koron*virusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori grek Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat greke foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se...

Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë/ PD: Rama nuk pyet për drejtësinë

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj vendimin e qeverisë për t'i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Deputetja e zgjedhur...

Varianti Delta përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara

Presidenti Joe Biden po u kërkoi punonjësve të qeverisë federale të dëshmojnë statusin e tyre të vaksinimit. Të pavaksinuarit do të duhet të mbajnë...

Si duket Serbia…

Nga Emin Azemi Serbia e Edi Ramës kufizohet direkt me Shqipërinë (!) Kjo Serbi, Kosovën e konsideron pjesë të saj dhe, për rrjedhojë, Edi Rama...

45 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë viktimë

Në përditësimin e radhës nga Ministria e Shëndetësisë, vihet re një rritje e rasteve të infektimeve në 24 orët e fundit. Fatmirësisht nuk ka...