Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë të ditur se nga data 1 korrik, pikat kufitare në Kapshticë dhe Kakavijë do të jenë të hapura 24 orë.
Ndërkohë, sipas njoftimit të publikuar, bëhet me dije se në pikën kufitare të Qafbotës kalimi do të jetë i limituar deri në datën 7 korrik.
Për personat që duan të kalojnë në Greqi, duhet që të ketë me vete PCR, test Covidi, çertifikatë vaksinimi ose vërtetim që e keni kaluar Covid-19 në 9 muajt e kaluar.
Njoftimi
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se nga data 1 korrik do të funksionojnë gjatë 24 orëve Pikat Kufitare të Kakavisë dhe Kapshticës, për të gjitha kategoritë e udhëtarëve.
Ndërsa Pika Kufitare Qafbotë, deri më date 7 korrik 2021 do të funksionojë në të njëjtën mënyrë si funksionon sot: nga ora 08:00 deri 16:00, me limit në hyrje 250 persona.
Vazhdon të kërkohet:
PLF
PCR, Rapid test, çertifikatë vaksinimi ose vërtetim që qytetari është diagnostikuar me Covid-19 (2-9 muajt e fundit).
Informojmë se numri i lejuar për çdo Pikë Kufitare është si më poshtë ?:
- Kakavijë: 1500 vetë (tashmë e hapur 24 orë)
- Qafbotë: 250 vetë (08:00 me 16:00)
- Kapshticë: 400 vetë (24 orë e hapur).