Nëntë vjet pas vjedhjes, Ministria Greke e Kulturës paraqiti të martën për publikun pikturën e rikuperuar “Koka e një Gruaje” nga Pablo Picasso.
Një 49-vjeçar grek u arrestua të hënën.
Policia kishte zbuluar “Kokën e një Gruaje” dhe një pikturë të hershme nga artisti holandez Piet Mondrian në një përrua rreth 50 kilometra nga Athina.
Pikturat ishin fshehur më parë në një depo, deklaroi ministria të martën.
Në 2012-ën, hajduti e kishte ruajtur galerinë prej muajsh dhe me sa duket e dinte edhe kohën kur rojet dilnin për të pirë duhan.
Kur u pyet pse vodhi pikturën e Picasso, Mondrian dhe një vepër të italianit Guglielmo Caccia, tha se kishte kapur pikturat e para që hasi.
Ndërsa “Koka e një gruaje” është e paprekur, piktura e Mondrianit është dëmtuar pak, sipas Ministrisë së Kulturës.
“Koka e një gruaje” të Picasso-s jo vetëm që ka një vlerë prej rreth 16.5 milion eurosh, por ka një domethënie shumë të veçantë për Greqinë: piktura e vitit 1939 iu prezantua Greqisë. Pas Luftës së Dytë Botërore nga vetë Picasso në shenjë mirënjohjeje të rezistencës së vendit ndaj nazizmit.
Përkushtimi në pjesën e pasme të pikturës, i datës 1946, thotë: “Për popullin grek si homazh nga Pikaso”.