Tifozët e Evertonit vazhduan të shprehin kundërshtimin e tyre për emërimin e mundshëm të Rafa Benitez si menaxher i skuadrës së tyre, me një banderolë kërcënuese të lënë në oborrin shtëpisë së ish-menaxherit të Liverpulit, rivalëve të tyre të urryer.
Mesazhi kërcënues, ku thuhej “Ne e dimë se ku jeton. Mos firmos “, u var pranë rezidencës së Benitezit në Ëirral.
Një imazh i banderolës u postua në internet dhe u dënua gjerësisht nga tifozët e bluve.
Benitez është lidhur nga mediat më serioze me një kalim tek Evertoni pasi Karlo Ançeloti la ekipin për Realin e Madridit.