E shtunë, 24 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

Varianti Delta/ Gjermania ndalon udhëtarët britanikë nga BE-ja

Gjermania do të ndalojë të gjithë qytetarët britanikë që vijnë nga Bashkimi Evropian, pavarësisht nëse kanë kryer apo jo një vaksinë kundër koronavirusit. Sipas The Times, kancelarja gjermane Angela Merkel, e cilëson Britaninë e Madhe një shqetësim, për shkak të përhapjes së variantit indian të Covid-19, Delta.

Planet do të diskutohen nga zyrtarë të lartë evropianë dhe kombëtarë në komitetin e integruar të BE për reagimin ndaj krizave dhe do të rezistohen nga Greqia, Spanja, Qipro, Malta dhe Portugalia.

Ndërkohë, mësohet se kancelarja Merkel do të ketë një takim me kryeministrin britanik Boris Johnson, javën e ardhshme.

Britania ka në plan të zbulojë planet në muajin e ardhshëm për të lejuar njerëzit e vaksinuar të udhëtojnë pa kufizime në të gjitha vendet, përveç atyre me rrezikun më të lartë të COVID-19.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...