Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Si nisi 30 vite më parë luf*a, që çoi në shpërbërjen e Jugosllavisë

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT, W-Instant

Nga: Pietro Cabrio “Il Post”

Radha e ngjarjeve që çuan në Luftën Dhjetë Ditore: konflikti i parë i armatosur në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, nisi zyrtarisht që më 23 dhjetor 1990 me referendumin në të cilin mbi 80 për qind e votuesve sllovenë, u shprehën pro pavarësisë nga Jugosllavia, shteti multietnik i cili që nga vdekja në vitin 1980 e udhëheqësit historik Josip Broz Tito, kishte filluar të shkërmoqej nga brenda.

Midis krizave ekonomike dhe presioneve për shkëputje, të kushtëzuara nga ajo që po ndodhte diku tjetër – nga rënia e Murit të Berlinit (9 nëntor 1989), deri tek shpërbërja e Bashkimit Sovjetik (25 dhjetor 1991) – Sllovenia dhe Kroacia ishin republikat e para jugosllave që u shkëputën nga federata jugosllave.

Më 25 qershor 1991, të dy parlamentet shpallën pavarësinë, duke respektuar rezultatet e referendumeve në vendet e tyre. Referendumi në Kroaci u mbajt më 19 maj 1991, dhe mbi 90 për qind e qytetarëve votuan pro pavarësisë.

Por nëse shpallja e pavarësisë nga parlamentit kroat, ishte më shumë se çdo gjë tjetër një deklaratë pa ndonjë veprim të menjëhershëm, sllovenët ishin më seriozë. Ata kishin planifikuar gjithçka në fshehtësi disa muaj përpara, dhe po atë ditë ata filluan manovrat e tyre në terren.

Janez Jansa është sot kryeministër i Sllovenisë. Në atë kohë ishte 30-vjeç, dhe mbante postin e Ministrit të Mbrojtjes në qeverinë lokale. Në vitin 1988, ai u gjykua nga qeveria federale e Beogradit me akuzat për spiunazh, pas kritikave të tij të vazhdueshme ndaj Ushtrisë Popullore Jugosllave, që sipas tij ishte e paorganizuar dhe vjetruar, për shkak të neglizhencës dhe nepotizmit.

Ai ishte diplomuar në Shkencat e Mbrojtjes, ndaj e dinte ekzistencën e një organizate rezervë ushtarake të lënë pas dore, Mbrojtjen Territoriale, të cilën Tito e kishte krijuar në vitet 1960 nga frika e një pushtimi nga vendet e Traktatit të Varshavës.

Jansa e shndërroi atë në një ushtri klandestine, dhe pas referendumit të 23 dhjetorit 1990, arriti të pengojë qeverinë federale që t’i mblidhte armët e saj, nga frika se herët a vonë mund të përdoreshin. Jo vetëm kaq, edhe pse Beogradi ishte në dijeni të kësaj strukture, ai e nënvlerësoi rëndësinë e tij strategjike.

Plani slloven filloi duke e kapur Beogradin në befasi. Qeveria jugosllave besonte se shpallja e tij e pavarësisë do të ndodhte më 26 qershor. Ndërkohë ajo u shpall një ditë më parë. Dhe më 26 qershor presidenti slloven Milan Kuçan, mbajti një fjalim para qytetarëve në qendër të Lubjanës. Mbrojtja Territoriale Sllovene, e përbërë nga rreth 30 mijë rezervistë, vullnetarë, policë dhe doganierë, kishte një ditë në dispozicion për të marrë nën kontroll kufijtë kombëtare, dhe për të përgatitur mbrojtjen e territorit me strategji guerile.

Ushtria Popullore Jugosllave nisi të lëvize vetëm në orët e vona të mbrëmjes së 25 qershorit, dhe nga ai moment u tregua e papërgatitur në të gjitha frontet, siç kishte pretenduar vetë Jansa në atë kohë. Më 27 qershor 1991, njësitë e para jugosllave hynë në Slloveni, duke arritur të rimarrin kontrollin e më pak se gjysmës së vijës kufitare.

Po ashtu ato u ngadalësuan në veprimet e tyre nga numri i madh i automjeteve të rënda në të cilat ata udhëtuan, nga pritat e Mbrojtjes Territoriale Sllovene, e cila u shkaktoi dëme mjeteve dhe rrugëve të komunikimit, si dhe nga dezertimet e mijëra ushtarëve sllovenë dhe kroatë, të cilët kaluan me vendet e tyre.

Nisi një luftë guerile, e cila ishte në disa aspekte e çuditshme, dhe ku nuk munguan gabimet dhe keqkuptimet nga të dyja palët. Për shembull në ditën e parë të luftimeve, sllovenët rrëzuan 2 helikopterë. Kjo solli ngadalësimin e manovrave të tyre.

Por pak më vonë u mësua se njëri nga dy helikopterë, të rrëzuar afër Nova Gorica, përveçse ishte i paarmatosur dhe i ngarkuar me bukë, pilotohej nga ushtari slloven Toni Mrlak, që po përgatitej të dezertonte bashkë me bashkatdhetarët e tjerë. Krahasuar me Jugosllavinë, Sllovenia dinte të manovronte më mirë në një luftë moderne.

Përdorimi i mediave nga ministri i atëhershëm i informacionit, Zhelko Kacin, që shfaqej çdo ditë para kamerave, shpesh duke zmadhuar shifrat për të përkeqësuar imazhin e agresionit të pësuar, pati efekte pozitive në opinionin publik vendas dhe atë ndërkombëtar, dhe shkaktoi pakënaqësi në Beograd, ku qeveria jugosllave u detyrua të përballej me kritika të forta.

Pastaj hynë në lojë edhe lidhjet kulturore-historike të Sllovenisë dhe përbërja e saj etnike. Në fakt, Sllovenia ishte republika më pak e lidhur me qeverinë qendrore të Beogradit, duke pasur parasysh se popullsia e saj ishte pothuajse plotësisht sllovene, ndryshe nga Kroacia fqinje, ku kishte komunitete të shumta serbe.

Po ashtu ajo i ruajti lidhjet historike me Evropën Perëndimore, sidomos me Gjermaninë dhe Austrinë, të cilat i erdhën të parat në ndihmë kur ndërhyri bashkësia ndërkombëtare. Duke pasur parasysh vështirësitë e hasura nga Ushtria Popullore dhe rolin jo aq qendror të Sllovenisë në Republikën Federale, Beogradi i ngadalësoi operacionet e tij dhe shmangu zbatimin e atyre të planifikuara:në fakt ai ra dakord ta privonte veten nga një pjesë e territorit të saj.

Përleshjet vazhduan në formën e gueriljeve edhe për disa ditë të tjera, teksa ushtarët jugosllavë ishin shumë në vështirësi pa mbështetjen e artilerisë së rëndë. Më 3 korrik, nisi vendosja e Ushtrisë Popullore në Kroacinë fqinje, ku situata ishte shumë më komplekse.

Më 4 korrik, sllovenët morën në zotërim të gjitha kalimet e kufirit. Në 10 ditët e luftimeve në atë që ka hyrë në histori si Lufta Dhjetë Ditore, pati 74 të vdekur dhe rreth 300 të plagosur nga të dyja palët. Më ndërmjetësimin e Komunitetit Evropian, sllovenët u takuan me qeverinë federale në arkipelagun e Brijunit, në rezidencën e vjetër verore të Titos.

Bisedimet prodhuan një seri marrëveshjesh që i dhanë pavarësinë Sllovenië. Më 29 korrik qeveria e Beogradit nisi tërheqjen e të gjitha njësive të mbetura ushtarake në Slloveni, duke i dhënë qeverisë lokale pushtet të plotë mbi territorin.

Shumica e trupave federale mbetën në Kroaci, për t’u përdorur në luftën e përgjakshme kroate të pavarësisë, së cilës më vonë iu bashkua edhe ajo e Bosnjës. Nga ajo verë dhe deri në vitin 1995, operacionet luftarake dhe spastrimi etnik në ish-Jugosllavi, shkatërroi dhjetëra qytete dhe qindra fshatra, 130-150 mijë të vdekur ushtarë dhe civilë, dhe gati 4 milion refugjatë.

Burimi i lajmit: ilpost. Përshtatur nga Tirana Today

Tags: Janez JansaJugosllaviaUshtria Popullore Jugosllave

TË LIDHURA

Rusia dhe Ukraina njoftojnë për sulme të fuqishme ajrore
Bota

Rusia dhe Ukraina njoftojnë për sulme të fuqishme ajrore

18:46 | 14/11/2025
Stokholm, autobus përplaset me stacionin: raportohen viktima dhe të plagosur
Bota

Stokholm, autobus përplaset me stacionin: raportohen viktima dhe të plagosur

17:48 | 14/11/2025
Tre astronautët kinezë që mbetën në hapësirë janë rikthyer në Tokë
Bota

Tre astronautët kinezë që mbetën në hapësirë janë rikthyer në Tokë

17:22 | 14/11/2025
Next Post

“New York Times”/ Kompania e ish-presidentit Trump rrezikohet nga akuzat penale

Pikëpyetjet e vrasjes që tronditi Greqinë, 7 provat që tradhtuan autorin

Pikëpyetjet e vrasjes që tronditi Greqinë, 7 provat që tradhtuan autorin

Dogana e Kapshticës do të jetë e mbyllur deri më 3 korrik

Dogana e Kapshticës do të jetë e mbyllur deri më 3 korrik







JU REKOMANDOJMË

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

10:23 | 08/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025




TË FUNDIT

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023
Politikë

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023

by mirseda
22:40 | 14/11/2025
0

Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet në ngarkim të kryebashkiakes Majlinda Bufi, duke e marrë atë të pandehur...

Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

22:23 | 14/11/2025
Deputetët e Kosovës marrin 1.9 mln euro, gjatë bllokadës institucionale

Deputetët e Kosovës marrin 1.9 mln euro, gjatë bllokadës institucionale

22:06 | 14/11/2025
Rita Ora: Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam

Rita Ora: Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam

21:52 | 14/11/2025
Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

21:16 | 14/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com