E diel, 28 Nëntor, 2021
12.5 C
Tirana

Pikëpyetjet e vrasjes që tronditi Greqinë, 7 provat që tradhtuan autorin

I qetë në pamje të parë dhe mjaft i hapur ndaj mediave për të treguar detajet e grabitjes së stisur prej tij, ishte ajo çfarë solli disa pikëpyetje tek hetuesit, dhe tek ata me një ‘sy të stërvitur’ për vrasje të tilla. Babis Anagnostopoulos mendoi se çdo gjë e kishte kryer me sukses. Vrasja që ndodhi në pak minuta, ku gruaja e tij Caroline Crouch u mbyt pranë foshnjes, tronditi mbarë opinionin publik grek e jo vetëm. Një ngjarje makabre, e cila për më tepër se një muaj arriti që të fshehej me mjaft mjeshtëri nga ana e 32-vjeçarit.

Ai fshiu pamjet e kamerave të sigurisë, vrau qenin që hetuesit të mendonin se atë e kishin grabitur. E madje mendja e tij djallëzore shkoi edhe më tej, duke aluduar se autorët e grabitjes mund të ishin shqiptarë. Sikundër të mos mjaftonin këto detaje, Babis futi në lojë edhe psikologen, e cila tha fjalët më të mira për çiftin. Deri në këto çaste, mbarë opinioni publik ishte i etur të dinte më shumë se çfarë fshihej pas kësaj grabitje, dhe pse autorët nuk kishin marrë të gjithë shumën që dispononte çifti, por vetëm një pjesë?  32-vjeçari, i cili i kishte premtuar dashurinë e përjetshme 20-vjeçares, kishte patur sherre e xhelozi të vazhdueshme.

Për të përmirësuar raportin, ai e kishte këshilluar bashkëshorten e tij që të ndiqte disa seanca me një psikologe. Siç pretendon ai, gjithçka kishte marrë një tjetër rrjedhë, kur e ndjera kishte dështuar fëminë e parë. Madje në dëshminë e dhënë në gjykatë, piloti 32-vjeçar ka pohuar se ai nuk e kishte menduar vrasjen e gruas, dhe se kishte bërë çështë e mundur që lidhja e tyre të fuqizohej, ndonëse kishin zënka të vazhdueshme.

Kjo madje shihet qartë në shënimet që e ndjera kishte lënë në ditarin e saj, ku shkruante ndër rrjeshta edhe sherret që kishte me burrin dhe se sa keq që ndihej kur ky raport nuk po funksiononte më si më parë. Ditari i Carolinës krijon tablonë e një martese të palumtur dhe të dhunshme, ku ajo kishte dashur disa herë ta linte bashkëshortin. Mes rreshtash vihen re zënkat e dhunshme të përsëritura shpesh mes çiftit, ku disa herë ajo pohon se e ka goditur. Vajza e kishte çuar ndërmend të ndahej nga piloti që në vitin 2019, pasi nuk ndihej mirë në këtë marrëdhënie. Për herë të parë, ajo i tha Babis se donte të largohej në korrik të 2020 së bashku me vajzën që në atë kohë ishte 1-muajshe dhe se kishte filluar të kërkonte për një shtëpi më vete.

Njeriu më i urryer i momentit, pas 8 orësh në pyetje, pranoi krimin. Dyshimet ishin, por mungonin provat e vrasjes! 32-vjeçari pranoi se e vrau bashkëshorten e tij Caroline dhe më pas sajoi një grabitje, pasi ajo e kishte kërcënuar se donte divorcin. Policia përdori “manualin e FBI” për krimin në Glyka Nera. Të ashtëquajturit “flamuj të kuq kriminalistikë” në zhargonin e hetuesve të FBI, të ndjekur nga policia greke, luajnë një rol veçanërisht të rëndësishëm në hetimin e vrasjeve të drejtuara.

Çfarë tha piloti grek kur ndodhi vrasja (grabitja e pretenduar prej tij) Kronologjia e vrasjes

Babis duke qarë, telefononte për të kërkuar ndihmë pasi 3 persona i kishin hyrë në shtëpi e i kishin vrarë gruan. Caroline Crouch, 20-vjeç, u gjet pa jetë krah të bijës, ndërkohë që bashkëshorti Babis Anagnostopulos tregonte në polici se si ishin grabitur gjatë natës. Madje duke iu përgjigjur pyetjeve të mediave, uronte të gjithë që të mos e kalonin atë që po kalonte ai. Ai tregonte se si 3 persona të huaj kishin mësyrë në shtëpinë e tij, duke i vrarë fillimisht qenin dhe më pas gruan. Për ta bërë më të besueshme, shpiku faktin se autorët janë shqiptarë, ndoshta për të ngjallur më shumë reagime në opinionin publik, e në këtë formë për të zhvendosur vemendjen nga vetja. Fillimisht tha se vetë kishte pësuar gjendje të fikti, më pas pretendonte se kishte parë një shqiptar biond.

Asnjë shenjë nga grabitësit në vendin e ngjarjes

Ajo çfarë shtoi edhe më shumë dyshimet për një vrasje nga ana e tij, lidhej me faktin se në vendngjarje nuk u gjet asnjë shenjë nga agresorët, për të cilën pretendonte ai. Në vendin e krimit nuk kishte ngjitës dhe as litarë për të neutralizuar “viktimat” e tyre. Ishte ky një detaj që Babis nuk e kishte llogaritur, dhe e nxorri blof.

Ora e 20-vjeçares tregonte kohën reale të vdekjes së saj, pikërisht 4:11, gjë që nuk përkonte me atë që kishte dëshmuar Babis Anagnostopulos. Madje ora e këtij të fundit tregonte aktivitet të shtuar, gjë e çuditshme për një person që ka të lidhur duar e këmbë. Po ashtu ora në të cilën ai rrëfen grabitjen nuk përputhej. Kaq mjaftoi për të kuptuar se kush ishte fajtori!

Minutë pas minuti! Si bashkëshorti i Caroline-s shkoi drejt vrasjes

Në orën 00:35, kamera e dhomës së ndenjes shkrep për herë të fundit. Piloti grek është ulur në divan me foshnjen 11-muajshe, dhe shtyp me nervozizëm celularin. Ai po shkëmbente mesazhe me bashkëshorten dhe dukej i tensionuar. Ai e kishte marrë foshnjen në papafingo.

Në 1:20, 32-vjeçari heq kartën e kujtesës nga kamera, dhe pamja bëhet e zezë. Duket se ky ka qenë momenti kur piloti grek ka vendosur të vrasë bashkëshorten.

Për 2 orë e 40 minuta, burrë e grua shkëmbyen mesazhe të forta dhe kërcënuese në celular.

Më pas në orën 04:01, ora biometrike e vajzës tregon për një stimulim intensiv në puls.

Në orën 04:11 pulsi i Caroline Crouch-it pushoi së rrahuri dhe ndërroi jetë. Një nga arsyet pse u zbulua vrasësi, ishte se ai kishte dhënë orë tjetër për ngjarjen, duke pretenduar se e gjitha kishte ndodhur rreth orës 5-6.

Policia zbuloi se oraret nuk përputheshin me provat e gjetura. 7 provat që e lanë në ‘baltë’

1-Në kohën që 32-vjeçari kishte deklaruar se ka qenë i lidhur nga grabitësit, kishte kryer biseda telefonike me familjarët e tij.

2- Kur Babis kishte thënë se ishte në gjumë, para mbërritjes së grabitësve në shtëpi, aplikacioni i Fitness që kishte shkarkuar për të matur hapat dhe kaloritë që digjte gjatë ditës, kishte treguar se kishte qenë në lëvizje.

3-  Ora biometrike e 20-vjeçares tregoi orën reale të vdekjes së saj, kohë e cila nuk përkon me atë të dhënë nga bashkëshorti i saj në dëshmi. Ora e telefonit celular ka regjistruar impulset e të resë, në kohën kur 32-vjeçari është shprehur se ajo është mbytur nga grabitësit.

4-  32-vjeçari nuk ka qenë bindës në deklaratën që ka dhënë për mënyrën si arriti të lirohej nga litarët me të cilët e kishin lidhur grabitësit, për të telefonuar policinë.

5-Duke iu referuar rezultateve të analizës teknike, në regjistruesin e kamerës ka një mospërputhje. 32-vjeçari ka dhënë një kohë specifike për orën kur grabitësit largohen nga shtëpia. Rezulton se karta ishte hequr 4 ose 5 orë para kohës së pretenduar nga 32-vjeçari për momentin e hyrjes së grabitësve në shtëpi.

6- Nga hetimet ka rezultuar se ka pasur një shkëmbim mesazhesh mes çiftit, të cilat tregojnë se në orët e mesnatës, ata kishin pasur një debat dhe Caroline i ka shkruar të shoqit: Budalla.

7-  Piloti pretendon se humbi ndjenjat për të paktën një orë. Por hetuesit thonë se nëse kjo gjendje do kishte zgjatur kaq shumë, atëherë ai do kishte dëmtime të trurit ose mund të humbte jetën. Atëherë lind pyetja se si u rikuperua ai pa probleme serioze për jetën dhe si është e mundur që ai të ishte i qartë, teksa ishte pa ndjenja për aq shumë kohë?!

“Do më linte”, 32-vjeçari: E mbyta me jastëk

Babis Anagnostopoulos pretendon se gruaja e tij i tha se do ta linte, madje se kishte filluar dhe të kërkonte hotel për të qëndruar. Babis gjithashtu në rrëfimin e tij, tregoi se Caroline kishte ndryshuar pas lindjes së fëmijes, dhe se ishte bërë e dhunshme. “Ajo e hodhi fëmijën në krevat dhe më tha të ngrihesha dhe të largohesha nga shtëpia. Ajo më shtyu dhe më goditi me grushte. U mjegullova, e mbyta dhe pastaj inskenova grabitjen”, tregoi ai, po pa dhënë detaje të tjera. /TIRANA TODAY 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...