Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

100 vjetori i Partisë Komuniste Kineze: Ja sekretet e jetëgjatësisë së saj

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT, W-Instant

“The Economist”

Partia Komuniste e Kinës do të kremtojë më 1 korrik 100 vjetorin e themelimit. Ajo e ka quajtur gjithmonë veten “e madhe, e lavdishme dhe e pagabueshme”. Dhe ndërsa fillon shekullin e dytë të jetës, PKK ka shumë arsye për t’u mburrur.

Pasi jo vetëm që ka mbijetuar shumë më gjatë nga sa parashikuan shumë kritikë. Por duket të jetë në rritje të mëtejshme. Kur u shemb Bashkimi Sovjetik në vitin 1991, shumë ekspertë menduan se radhën do ta kishte fuqia tjetër e madhe komuniste.

Për të kuptuar se sa gabim e kishin, mjafton të theksojmë se në një samit të datës 13 qershor, presidenti amerikan Xho Bajden, ndjeu nevojën të deklaronte se jo vetëm që Amerika është në konflikt me Kinën, por gjithashtu shumica e botës po dyshon “nëse demokracitë mund të jenë konkurruese”.

Një parti e ka qeverisur Kinën për 72 vitet e fundit, pa një mandat nga votuesit. Ky nuk është një rekord botëror. Lenini dhe trashëgimtarët e tij e mbajtën pushtetin në Moskë për pak më gjatë, ashtu si Partia e Punëtorëve në Korenë e Veriut.

Por asnjë diktaturë tjetër nuk ka qenë në gjendje që ta shndërrojë veten nga një katastrofë e shkatërruar nga uria, kur Kina ishte nën udhëheqjen e Mao Ce Dunit, në ekonominë e dytë më të madhe në botë, teknologjia dhe infrastruktura më e përparuar e së cilës, i turpëron sot për sot rrugët dhe hekurudhat e vjetruara të Amerikës.

Komunistët kinezë janë autoritaristët më të suksesshëm në botë. Partia Komuniste Kineze ka qenë në gjendje që ta ruajë kontrollin e pushtetit të saj për 3 arsye. Së pari, ajo është e pamëshirshme. Në fillim u lëkund, por më pas i shtypi me gjak protestat në Sheshin Tiananmen në vitin 1989.

Udhëheqësit aktualë të Kinës, nuk tregojnë aspak shenja pendese për atë masakër. Përkundrazi, presidenti Xi Jinping ankohet se Bashkimi Sovjetik u shemb pasi udhëheqësit e tij nuk ishin “aq burra sa të ngriheshin dhe të rezistonin” në momentin më kritik.

Me fjalë të tjera ai thotë: Ndryshe nga ne, ata nuk kishin guxim që t’i vrisnin me mitralozë protestuesit e paarmatosur. Një arsye e dytë e jetëgjatësisë së PKK është shkathtësia e saj ideologjike. Brenda dy viteve nga vdekja e Maos në vitin 1976, një udhëheqës i ri, Ten Hsiaopini, filloi zhdukjen e “komunave të njerëzve”, dhe futjen e forcave të tregut.

Maoistët fituan në aspektin ideologjik, por prodhimi u rrit. Pas ngjarjeve në Tiananmen dhe rënies së Bashkimit Sovjetik, Ten luftoi kundër parimeve të ngurta Maoiste dhe e përqafoi kapitalizmin me një entuziazëm edhe më të madh.

Kjo qasje çoi në mbylljen e shumë kompanive shtetërore dhe privatizimin e shtëpive. Miliona njerëz u pushuan nga puna, por Kina lulëzoi ekonomikisht. Nën Xi Jingping partia ka ndryshuar sërish qasje, për t’u fokusuar sërish tek ortodoksia ideologjike.

Paraardhësit e tij të fundit, lejuan një lloj opozitarizmi të butë; por ai i ka dhënë fund edhe kësaj të fundit. Mao po lavdërohet sërish. Kuadrot e partisë promovojnë “Mendimin e Xi Jinping”. Burokracia, ushtria dhe policia, kanë përjetuar spastrime të zyrtarëve që kanë devijuar nga linja ideologjike, apo që kanë qenë të korruptuar.

Biznesi i madh po vihet në rresht. Xi ka e rindërtuar partinë që në themel, duke krijuar një rrjet spiunësh në çdo lagje, dhe duke infiltruar kudo kuadrot e partisë në kompanitë private për t’i mbajtur ato nën vëzhgim. Shoqëria është sot po aq e kontrolluar sa në kohën e Maos. Arsyeja e tretë e suksesit të partisë, është se Kina nuk u shndërrua në një kleptokraci të drejtpërdrejtë, në të cilën pasuria zotërohet ekskluzivisht nga njerëzit me shumë lidhje në kupolën e Partisë Komuniste. Korrupsioni është i shfrenuar, dhe familjet më të fuqishme janë vërtet super të pasura.

Por shumë njerëz menduan se jeta e tyre po përmirësohej, dhe partia ishte aq zgjuar sa t’i pranonte kërkesat e tyre. Ajo hoqi taksat rurale, dhe krijoi një sistem të mirëqenies që u siguron të gjithëve pensione dhe kujdes shëndetësor të subvencionuar. Përfitimet nuk ishin aq shumë bujare, por ato u vlerësuan.

Me kalimin e viteve analistët perëndimorë, kanë zbuluar shumë arsye për të parashikuar shembjen e komunizmit kinez. Ata thonë se kontrolli i një shteti një partiak, është i papajtueshëm me lirinë që kërkon një ekonomi moderne.

Një ditë rritja ekonomike e Kinës duhet të mbarojë, duke çuar në zhgënjimin e qytetarëve dhe në protesta. Edhe nëse nuk ndodh kjo gjë, klasa e mesme shumë e madhe, e cila e mundësoi një rritje e tillë do të kërkonte në mënyrë të pashmangshme liri më të mëdha – sidomos për shkak se shumë nga fëmijët e tyre panë vetën me sytë e tyre se çfarë është demokracia kur studiuan në Perëndim.

Por këto parashikime janë zbehur nga popullariteti i vazhdueshëm i Partisë Komuniste. Shumë kinezë e vlerësojnë PKK për përmirësimin e jetesës së tyre. Është e vërtetë:fuqia punëtore e Kinës po plaket dhe po tkurret. Por këto janë llojet e vështirësive me të cilat përballet çdo qeveri, autoritare ose jo.

Rritja e fuqishme ekonomike, duket sikur do të vazhdojë edhe për ca kohë. Ndërkohë shumë kinezë e admirojnë dorën e fortë të partisë. Shihni, thonë ata, se sa shpejt e vuri Kina nën kontroll Covid-19 dhe ri-ngriti ekonominë e saj, edhe kur vendet perëndimore pësuan një goditje të rëndë.

Atyre u shijon ideja e krenarisë dhe peshës së rivendosur të Kinës në skenën globale. Media shtetërore e bashkon partinë me kombin dhe kulturën e saj, ndërsa e karikaturon Amerikën si një vend ku gëlojnë trazirat raciale dhe masakrat me armë. Alternativa e sundimin njëpartiak, thonë ato, është kaosi.

Kur shfaqet disidenca, Xi e përdor me shpejtësi teknologjinë për t’u marrë me të, para se ajo të dalë jashtë kontrollit. Rrugët në Kinë janë plot me telekamera të cilësisë së lartë të pajisura me softuerin e njohjes së fytyrës. Mediat sociale përgjohen dhe censurohen.

Zyrtarët mundet që t’i zgjidhin problemet herët, ose të përndjekin qytetarët që i ngrenë ato. Ata që ndajnë mendimet e gabuara në rrjetet sociale, mund të humbin punën dhe lirinë e tyre. Çmimi i suksesit të partisë, përmes një shtypje brutale, ka qenë vërtet i tmerrshëm.

Kërcënimi më i rrezikshëm për presidentin kinez nuk vjen nga masa, por nga vetë partia. Pavarësisht përpjekjeve të tij, PKK vuan nga fraksionizmi, pabesia dhe squllja ideologjike. Rivalët e akuzuar për komplot për t’u ngjitur vetë në pushtet janë burgosur. Politika kineze është sot më e errët sesa ka qenë për dekada, por spastrimet e pafundme të Xi Jingping sugjerojnë se ai sheh edhe më shumë armiq të fshehur. Momenti i krizës, ka të ngjarë të jetë ajo e trashëgimtarit. Askush nuk e di se kush do të vijë pas Xi, apo cilat rregulla do të rregullojnë tranzicionin. Kur hoqi kufizimet e mandatit presidencial në vitin 2018, Xi sinjalizoi se dëshiron të qëndrojë në pushtetit për një kohë të pacaktuar.

Por kjo mund ta bëjë më kaotik çështjen e transferimin të pushtetit. Edhe pse rreziku për partinë nuk do të çojë domosdoshmërisht në një rend demokratike, që e dëshirojnë aq liridashësit, do vijë një moment kur do të marrë fund edhe kjo dinasti kineze.

Burimi i lajmit: The Economist. Përshtatur nga Tirana Today

Tags: bashkimi sovjetikPartia Komuniste Kineze

TË LIDHURA

OKB, Guterres: I tronditur nga dhuna kundër protestuesve në Iran
Bota

OKB, Guterres: I tronditur nga dhuna kundër protestuesve në Iran

11:02 | 12/01/2026
Iran: Mbi 50 protestues të vrarë gjatë protestave të fundit
Bota

Iran: Mbi 50 protestues të vrarë gjatë protestave të fundit

21:20 | 09/01/2026
Gaza: 13 viktima, përfshirë 4 fëmijë; akuza për shkelje armëpushimi
Bota

Gaza: 13 viktima, përfshirë 4 fëmijë; akuza për shkelje armëpushimi

20:38 | 09/01/2026
Next Post

‘Blindohet’ autostrada Fier-Vlorë, çfarë po ndodh prej mëngjesit

Mjeku Tritan Kalo: Ja si duhet të ruheni nga infeksionet virale në verë

Mjeku Tritan Kalo: Ja si duhet të ruheni nga infeksionet virale në verë

Shqipëria e ka Gjykatën Kushtetuese në Venecia

Shqipëria e ka Gjykatën Kushtetuese në Venecia







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026




TË FUNDIT

“Po përdor fëmijët si mjet presioni..”/ Ish-bashkëshorti me akuza të rënda ndaj këngëtares
Showbizz

“Po përdor fëmijët si mjet presioni..”/ Ish-bashkëshorti me akuza të rënda ndaj këngëtares

by mirseda
12:43 | 12/01/2026
0

Një konflikt familjar ka dalë në dritë mes këngëtares së njohur kosovare dhe kandidates fituese për deputete...

PD çon në Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit

PD çon në Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit

12:37 | 12/01/2026
Dosja “Partizani” sot në seancë, avokatët e Sali Berishës kundërshtojnë kërkesën për gjykim ndaj tij

Dosja “Partizani” sot në seancë, avokatët e Sali Berishës kundërshtojnë kërkesën për gjykim ndaj tij

12:28 | 12/01/2026
MAS publikon datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2026, ja kur do të mbahen

MAS publikon datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2026, ja kur do të mbahen

12:12 | 12/01/2026
Gjyqi për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja/Dëshmia e Ramazan Rrajës: Nuk kam pasur konflikt

Gjyqi për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja/Dëshmia e Ramazan Rrajës: Nuk kam pasur konflikt

11:23 | 12/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com