Ky në foto është Victor Osimhen dhe është lojtari më i shtrenjtë në historinë e Napolit, por kjo nuk e ndalon që t’i kalojë pushimet duke luajtur futboll në Lagos, Nigeri, në lagjen e vjetër me miqtë e tij të vegjëlisë.
Kur ishte i vogël shiste borsa me ujë në Olusosun, landfillin më të madh të plehrave në Afrikë. Të premteve kërkonte këpucë në plehra për të luajtur futboll ndërsa tani këmbët e tij vlejnë më shumë se 50 milion euro, por ai kurrë nuk e ka harruar se kush është dhe nga erdhi.
Nigeriani e mbylli sezonin në Serie A me 24 ndeshje dhe 10 gola të shënuar.
/Totila Kotorri-TIRANA TODAY