Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

PD-ja nuk ngrihet dot si Feniksi por nga sinqeriteti i të mirës

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Triumfi i të këqijve dhe tollovia e politikës

Nga: Ben Andoni

Procesi i analizës në PD po nis në një mënyrë shumë origjinale dhe duhet vlerësuar. Me një metodologji mirëfilli shkencore, një shenjë vlerësimi për hartuesin, ajo do synojë të bëjë për herën e tretë radhazi analizën e humbjes. Duket se tre drejtues të PD-së, në kupolën drejtuese të këtij institucioni, rrezikojnë seriozisht megjithë angazhimin e tyre. Rrezikon disi Gazmend Bardhi, si drejtues i Qarkut të Elbasanit; ai i Korçës Edmond Spaho; dhe po ashtu Edi Paloka për Durrësin, për shkak se objektivat e tyre nuk shkuan me pritshmëritë e kryetarit Basha. Kjo e bën jo normale garën sepse në rast se do të flitet për “Masakër zgjedhore”, atëherë çfarë mund t’i kërkosh drejtuesve, kur thua se zgjedhjet u vodhën. Në zgjedhjet e ardhshme pritet që strukturat të heqin ish-kreun e Këshillit z.Nishani, që ka qenë më kritiku ndaj kryetarit. Në një farë mënyre duke treguar dhe analizuar qartë, në nivelin e tij politik dhe moral, se zgjedhjet e PD-së ishin vetë një masakër zgjedhore. Veçse nuk ka asnjë fjalë për ish-kryetarin Berisha dhe qëndrimin ndaj tij dhe kjo e bën iniciativën e analizës shumë rutinore.

Të largohemi pak nga referimi i drejtpërdrejtë dhe të shkojmë tek një legjendë që e përdorin partitë që e shikojnë me sy sinqeriteti ringritjen. Legjenda e Feniksit, zogut jetëgjatë, përmendur në mitologjinë greke, por që i gjenden kudo përngjasime, tregon se Zogu Legjendar rilind në mënyrë ciklike ose përtëritet gjithnjë ndryshe. I lidhur me diellin, një feniks fiton jetë të re duke dalë nga hiri i paraardhësit të tij. Por legjenda shtyhet edhe më tej kur i gjejnë fatin se Zogu vdes në një shfaqje flakësh dhe djegies, të tjera në kultura të ndryshme se ai thjesht vdes dhe zbërthehet para se të lindë përsëri.

Feniks përbën zogun mitik, simbol të shpresës, ripërtëritjes, rilindjes, pavdekësisë, ringjalljes, vetmisë dhe hirit. Ashtu si feniksi del nga hiri i saj, kështu mund t’i ndodhë edhe njeriut pas shkatërrimit dhe humbjes.

Lulzim Basha megjithë seriozitetin e marrë duket se është larg kësaj alegorie. Ai nuk ka rilindur nga hiri i dikujt, ai vazhdon të bëjë monotoninë e një zogu jetëgjatë, por që kurrë nuk mund t’i ngjajë Feniksit. Ai është tejet vegjetativ dhe nuk doli kurrë nga metafora e hirit të Berishës. Në të gjithë narrativën politike, Edi Rama, kundërshtari i tij politik e ka tejkaluar duke ia bërë kauzat e vdekura. “Çadra”, “Xhafa”, “Astir”, “Teatri”, nuk do harrohen kurrë për qasjen e dobët të tij dhe mbi të gjitha alternativat e pambrojtura. Edhe pse në të gjitha ai ka ofruar deri sakrificën sublime, që ka rezultuar thjesht një metaforë bajate sesa një qëndrim.

Ndaj, për keqardhjen e të gjithëve, analizën nuk mund ta nisë dhe drejtojë personazhi që i faturohen humbjet, veçse ndoshta baza dhe drejtuesit si Leskaj i Vlorës; të Veriut; e të tjerët përreth vendit; por edhe këta të tre që përfliten duhet të kalojnë në një skaner nga poshtë lart, vetë institucionin e Partisë Demokratike. Ky proces që po shkruajmë mbase është hipotetik.

Dhe, në kategorinë e të mirës dhe të keqes te “Rëndesa dhe hiri”, Simone Weil e thotë ndryshe se: “Të mirën e njohim vetëm duke e kryer. Të keqen e njohim vetëm duke e ndaluar veten ta kryejmë, ose nëse e kemi kryer duke u penduar. Kur bëjmë të keqen, nuk e dimë, sepse e keqja i ikën dritës”.

Një koncept filozofik që mund të duket bezdisës por që na rrëfen një të vërtetë: Duhet të jemi të mirë por mbi të gjitha duhet të jemi të drejtë, pikërisht atë që nuk e pamë dot në zgjedhjet për kryetarin e PD-së. Lulzim Basha duhet të jetë i drejtë dhe ta shikojë veten tek e mira, kategori që i ka humbur si koncept. PD-ja nuk e ka forcën me këtë kryetar të ringrihet si Feniksi, por mund të ngrihet nga sinqeriteti që do të tregojë, ndoshta edhe Basha, nëse realisht e do ndryshimin kapilar.

Tags: be andoniopinionPD

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Next Post
Epidemiologu i Merkel: Jam i shqetësuar për fëmijët e pa vaksinuar në shkolla

Epidemiologu i Merkel: Jam i shqetësuar për fëmijët e pa vaksinuar në shkolla

Rreziku dhe demonët: Misteri që mbart “Pusi i Ferrit” në Jemen

Rreziku dhe demonët: Misteri që mbart “Pusi i Ferrit” në Jemen

Rashica kalon te anglezët e Noruiç, zbulohet shuma e transferimit

Rashica kalon te anglezët e Noruiç, zbulohet shuma e transferimit

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025
Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

19:40 | 05/08/2025




TË FUNDIT

Vatra zjarri edhe në Tropojën/ Evakuohen dy fshatra, rrezikohen linjat e tensionit të lartë
Aktualitet

Vatra zjarri edhe në Tropojën/ Evakuohen dy fshatra, rrezikohen linjat e tensionit të lartë

by mirseda
18:52 | 12/08/2025
0

Gjatë orëve të fundit situata me zjarret është përkeqësuar edhe më shumë. Bëhet e ditur se në...

“S’ka mbetur më asnjë shtëpi”/ Flakët në Skënderbegas, banorja: Ikën të gjithë, vetëm një të moshuar nuk e kemi parë

“S’ka mbetur më asnjë shtëpi”/ Flakët në Skënderbegas, banorja: Ikën të gjithë, vetëm një të moshuar nuk e kemi parë

18:28 | 12/08/2025
I moshuari humbi jetën nga flakët në Gramsh, nusja me lot në sy: I thërrita kur ra zjarri, kur e gjeta…

I moshuari humbi jetën nga flakët në Gramsh, nusja me lot në sy: I thërrita kur ra zjarri, kur e gjeta…

17:48 | 12/08/2025
Plan special rikuperimi, data se kur do të rikthehet Jude Bellingham pas operacionit në shpatull

Plan special rikuperimi, data se kur do të rikthehet Jude Bellingham pas operacionit në shpatull

17:45 | 12/08/2025
Zjarret masive në Gramsh/ Thellohet bilanci, shkon në 8 numri i të lënduarve, shumë të plagosur mbeten ende të bllokuar në zonat rurale

Zjarret masive në Gramsh/ Thellohet bilanci, shkon në 8 numri i të lënduarve, shumë të plagosur mbeten ende të bllokuar në zonat rurale

17:22 | 12/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com