Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Tmerret e padukshme në qendrat e ndalimit të emigrantëve në Itali

4 vjet ago
in Bota
Tmerret e padukshme në qendrat e ndalimit të emigrantëve në Itali

Photo: Cecilia Fabiano/La Presse/ZUMA

Nga Annalisa Camilli “Internazionale”

I akuzuar për vjedhjen e një smartfoni, Musa Balde u rrah egërsisht nga 3 italianë në Ventimilja, afër kufirit me Francën. Por pas vetëm një vizite të shkurtër në spital, 23vjeçari nga Guinea u transferua në atë që njihet në Itali si CPR, një qendër ndalimi për njerëzit që presin deportimin.

Tani Balde ka vdekur. Vdekja e tij është e gjashta në CPR që nga viti 2019, dhe po ngre pikëpyetje serioze në lidhje me kushtet në këto ambiente, sidomos duke pasur parasysh rrethanat që çuan në arrestimin e tij. Sulmi që i parapriu asaj ndodhi jashtë një supermarketi, u regjistrua me telefon nga një kalimtar i cili mund të dëgjohet në video duke bërtitur: “Ata po e vrasin, po e vrasin!”.

Videoja bëri të mundur identifikimin e sulmuesve dhe akuzimin e tyre për plagosje. Balde u shtrua në spitalin afër Bordigerës. Por pasi doli nga andej nuk u trajtua për dëmtimet që kishte marrë. Në vend të kësaj ai u transferua në një qendër CPR në Torino dhe u vendos në izolim.

Leja e qëndrimit të të riut në Itali kishte skaduar, dhe ai u përball me një urdhër dëbimi. Grupi i aktivistëve “No CPR”, pretendon se Balde nuk kishte marrë trajtimin e duhur shëndetësor, dhe avokati i tij, Xhanluka Vitale, këmbëngul se mendimet e fundit të Balde ishin shqetësuese.

“Nuk mund të qëndroj më i mbyllur këtu”- i tha Balde Vitales në takimin e fundit mes tyre. “Edhe sa kohë do të duhet të kalojnë derisa të më lirojnë? Pse më mbyllën këtu?”.Dy ditë më vonë ai vdiq i vetëvarur me një çarçaf rreth qafës.

Fotoja dhe historia e Musa Balde, tregohen përmes një videoje të realizuar në vitin 2017 nga portali lokal i lajmeve Sanremonews, në një nga ambientet e pritjes së refugjatëve në Imperia, ku ai u akomodua pasi mbërriti nga Libia në vitin 2016.

Ai kishte shpëtuar nga një situatë e vështirë në vendin e tij, teksa tregonte se donte të studionte dhe të gjente një punë. Balde ishte tifoz i Romës, dhe kishte mbaruar shkollën e mesme në Itali. Vetëvrasja e tij është vetëm një nga shembujt e gabimeve të një sistemi të menaxhimit të emigrantëve, i cili ka pasur probleme të rënda strukturore që prej krijimit të tij në vitin 1998.

Kreu i Autoritetit për të Drejtat e të Arrestuarve, Mauro Palma, bëri një seri vizitash në CPR në mbarë vendin midis viteve 2019-2020, dhe shkroi një raport mbi kushtet brenda tyre. Në atë raport, Palma e vë theksin tek padobishmëria dhe pamjaftueshmërinë e këtyre qendrave të paraburgimit, duke vërejtur ndër të tjera, se më pak se 50 për qind e atyre që mbaheshin atje ishin dëbuar vitin e kaluar.

Të arrestuarit vuanin shumë, pasi ishin të privuar nga liria personale pa kryer asnjë krim.

“Paraburgimi administrativ, është mbi të gjitha një mekanizëm për të izoluar dhe për të hequr përkohësisht nga komunitetet, njerëzit që autoritetet nuk duan të jenë atje, por që nga ana tjetër nuk janë në gjendje t’i dëbojnë”-thuhet në raport, ku theksohet gjithashtu se godinat e vjetra kanë probleme strukturore, që janë lënë pas dore për viteve radhë.

Midis qershorit 2019 dhe dhjetorit 2020, 5 emigrantë të tjerë vdiqën ndërsa ishin në një paraburgim administrativ në CPR italiane. Në këto qendra janë zbuluar probleme serioze: Privatësia e emigrantëve nuk respektohet, banjat nuk kanë dyer, oficerët e policisë marrin pjesë në ekzaminimet mjekësore, emigrantëve mund t’u mohohet shkrimi i letrave.

Hapësirat për stërvitje ose zona komunale janë të mbyllura ose jashtë funksionit, objektet shëndetësore janë jashtë funksionit ose në kushte të papranueshme, ngrohja nuk funksionon, telefonat e emigrantëve sekuestrohen që në momentin që mbërrijnë në Itali.

Pandemia ka sjellë përkeqësimin e kushteve në këto qendra, pjesërisht për shkak se janë pezulluar fluturimet e riatdhesimit, duke e bërë ndalimin edhe më të pakuptimtë për ata që mbahen në këto qendra.“Majin e kaluar, me qëllim mbrojtjen e shëndetin e emigrantëve dhe komuniteteve lokale, OKB i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të pezullojë dëbimet e detyruara”- thuhet në një investigim mbi CPR kryer nga uebsajti italian Frontierenës.

“Por Italia vazhdoi që t’i mbyllte shtetasit e huaj në struktura të ngjashme me burgun, të dizajnuara për të ndaluar dhe dëbuar emigrantët e paligjshëm. Të izoluar nga shoqëria dhe me një shëndet të pasigurt fizik dhe mendor, shtetasve të huaj të burgosur në CPR u mungon mbrojtja që u ofrohet të burgosurve nëpër burgje. Trazirat, vetë-dëmtimet dhe sulmet janë të shpeshta, dhe ka shumë pak transparencë mbi ata që drejtojnë këto qendra”- shkruhet në investigimin në fjalë.

Vetëvrasja e Musa Balde nuk është një ngjarje e papritur, thotë Masimo Veljo, një avokat në Shoqatën për Studime Ligjore mbi Imigracionin (ASGI), që merret prej vitesh me kushtet brenda CPR në Torinos. “Vdekjet në këto qendra janë të shpeshta dhe kushtet në CPR e Torinos kanë degraduar gjatë vitit të fundit, por jo vetëm për shkak të pandemisë”- thotë ai.

Struktura është shumë jo-mikpritëse, dhe prokurori i Torinos kërkon shpesh izolimin e emigrantëve.“CPR-ja e Torinos është e vetmja në Itali që ka një seksion specifik për izolimin:Ka 12 qeli të posaçme. Ne i quajmë ato kotece pulash”- thotë Veljo.

Qelitë janë thuajse të zhveshura dhe pa dritare. Ka një oborr vetëm disa metra katrorë, që është i rrethuar nga shufra hekuri. Drita natyrore është e dobët. Pamja shumë e kufizuar.

Për më tepër, i paraburgosuri nuk ka të drejtë të ankohet. Një tjetër emigrant vdiq në CPR e Torinos në vitin 2019. Në atë rast gjithashtu ishte dikush që mendohej se kishte probleme të shëndetit mendor, dhe ishte mbajtur në izolim për 5 muaj.

“Kur je në izolim, nuk ke të drejtë as të kërkosh që dalësh pak kohë jashtë qelisë, gjë e cila lejohet në burg”-shpjegon Veljo. “Kjo qendër është një burg i sigurisë maksimale, me të burgosur që nuk kanë kryer asnjë krim”- thekson ai. Veljo shton se ky problem nuk i intereson askujt, dhe se tani për tani, ajo që ndodh brenda këtyre qendrave “është plotësisht e padukshme”.

burimi: https://worldcrunch.com/world-affairs/invisible-horrors-of-italy39s-migrant-detention-centers

Përshtatur për Tirana Today

Tags: Internazionaleitalikamp refugjatesh

TË LIDHURA

Kryeministri Al Thani: Netanyahu vrau çdo shpresë për pengjet në Gaza
Bota

Kryeministri Al Thani: Netanyahu vrau çdo shpresë për pengjet në Gaza

10:36 | 11/09/2025
Atentati ndaj konservatorit Charlie Kirk, vijojnë kërkimet për zbardhjen e vrasjes së aleatit të Trump
Bota

Atentati ndaj konservatorit Charlie Kirk, vijojnë kërkimet për zbardhjen e vrasjes së aleatit të Trump

10:22 | 11/09/2025
Atentati ndaj Charlie Kirk, reagon presidenti Donald Trump: Moment i errët për Amerikën!
Bota

Atentati ndaj Charlie Kirk, reagon presidenti Donald Trump: Moment i errët për Amerikën!

09:43 | 11/09/2025
Next Post

Degradon keq sherri me pushuesit/ Biznesmenia i zë rrugën çiftit me fëmijë

Khaby Lame thyen rekordin, Chiara Ferragni s’është më mbretëresha e Instagramit

Khaby Lame thyen rekordin, Chiara Ferragni s’është më mbretëresha e Instagramit

10 shprehje nga Zhan Dë La Fonten, që duhet t’i lexojmë të paktën një herë

10 shprehje nga Zhan Dë La Fonten, që duhet t’i lexojmë të paktën një herë

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025




TË FUNDIT

Ja të gjithë EMRAT e kabinetit të ri qeveritar “Rama 4”
Aktualitet

Ja të gjithë EMRAT e kabinetit të ri qeveritar “Rama 4”

by mirseda
13:30 | 11/09/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar emrat e kabinetit të ri qeveritar! Në fjalën e tij në Asamblenë...

Shkarkohet Arbjan Mazniku, Ervin Demo merr detyrën e ministrit të Pushtetit Vendor

Shkarkohet Arbjan Mazniku, Ervin Demo merr detyrën e ministrit të Pushtetit Vendor

13:20 | 11/09/2025
Ndodh për herë të parë! Rama prezanton ministren e krijuar nga Inteligjenca Artificiale të quajtur Diella

Ndodh për herë të parë! Rama prezanton ministren e krijuar nga Inteligjenca Artificiale të quajtur Diella

13:11 | 11/09/2025
Kryeministri Edi Rama caktoi në drejtimin e Ministrisë së Brendshme Albana Koçiun.

Kryeministri Edi Rama caktoi në drejtimin e Ministrisë së Brendshme Albana Koçiun.

12:52 | 11/09/2025
“Ia kemi lënë pushtetit gjyqësor që t’i qeverisë vetë organet e veta”, Rama nga Asambleja: E dija që do të sillte dhimbje tërheqja nga drejtësia!

Rama prezanton kabinetin e ri qeverisës, ja ekipi që zgjedh për “Shqipërinë 2030”

12:50 | 11/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com