E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Degradon keq sherri me pushuesit/ Biznesmenia i zë rrugën çiftit me fëmijë

Ju kujtohet rasti i Mihal Kokëdhimës, i cili në gusht të 2019 hipi sipër një makine me turistë spanjollë? Për fat të keq, rastet problematike janë përsëritur edhe këtë sezon turistik. Një çift të cilët kishin vendosur të kalonin pushimet e tyre në një hotel në zonën e Livadhës, janë larguar një ditë para mbarimit të paketës që ata kishin pronotuar. Kjo pasi nuk ishin kënaqur me kushtet dhe shërbimin, ndaj vendosën që të largoheshin të shtunën, duke kryer pagesën për ditët e qëndrimit.

Por këtu fillon gjithë stresi i pushuesve, të cilët janë hasur me një sjellje të ulët. Pronarja nuk i lejonte të iknin, duke i kujtuar se kishin prenotuar deri të dielën, dhe duke i kërkuar pagesën. Pronarja i ka zënë rrugën çiftit me fëmijë, duke i kërkuar që ti paguanin dëmin që i shkaktuan nga largimi i hotelit një ditë më parë, se çfarë ishte prenotuar. Çifti kishte prenotuar për tre ditë hotelin, të premte, të shtunë dhe të diel, por pak ditë më parë kanë kërkuar të shkonin prej së enjtes. Nga ana e hotelit i është dhënë përgjigje pozitive, shkruan “BalkanWeb”.

Si nisi përplasja

Teksa kanë qëndruar për dy ditë, çifti i pakënaqur nga kushtet tenton të largohet të shtunën, duke kryer pagesën për ditët e qëndrimit. Sapo është përballur me këtë fakt, pronarja nuk i ka lejuar, duke i kujtuar se kishin prenotuar deri të dielën dhe duke i kërkuar pagesën. Pronarja pasi sheh se po filmohet, akuzon pushuesit se i kanë bërë dëm dhe i kanë djegur çarçafët duke i kërkuar paratë, teksa i ka dalë në rrugën kryesore në Himarë për t’i penguar të largohen.

Pushuesit kërkojnë ta denoncojnë në polici

Pushuesit të tmerruar nga kjo skenë, kërkojnë të denoncojnë në polici, e cila nuk ka ardhur për disa minuta me gjithë konfliktin që vazhdonte. Gruaja thërret në ndihmë dhe një person tjetër, ndërsa çifti kërkon të denoncojë në polici për kërcënimet dhe ndalohet dy herë nga biznesmenia. Por pushuesit nuk e kanë lënë me kaq, pasi e kanë denoncuar në policinë e Sarandës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...

Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë/ PD: Rama nuk pyet për drejtësinë

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj vendimin e qeverisë për t'i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Deputetja e zgjedhur...

Varianti Delta përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara

Presidenti Joe Biden po u kërkoi punonjësve të qeverisë federale të dëshmojnë statusin e tyre të vaksinimit. Të pavaksinuarit do të duhet të mbajnë...