Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Pse nuk do të përmirësohen marrëdhëniet SHBA-Rusi

5 vjet ago
in Bota
Pse nuk do të përmirësohen marrëdhëniet SHBA-Rusi

Nga Dimitar Bechev “Al Jazeera”

“Fjala është për interesin tonë të ndërsjellë!”- deklaroi presidenti amerikan Xho Bajden në një konferencë shtypi pas takimit të tij më 16 qershor me atë rus Vladimir Putin. Deklarata e tij i thotë të gjitha. Samiti i shumëpritur i mbajtur në Gjenevë, nuk solli një ndryshim thelbësor në marrëdhëniet SHBA-Rusi.

Nga asnjëra palë nuk kishte ndonjë pritshmëri, se do të bëhej shumë për të riparuar lidhjet midis dy vendeve, që janë aktualisht në gjendjen më të keqe në dekadat e fundit. Moska dhe Uashingtoni e shohin njëri-tjetrin si rivalë, dhe kështu do të jenë gjërat edhe në vazhdim.

Nuk ka asnjë mënyrë sesi ato të ndryshojnë për arsye strategjike apo ideologjike. “Rivendosjet” e marrëdhënieve i përkasin të kaluarës. Aventurat e Donald Trump përkundrejt, veçanërisht samiti poshtërues i Helsinkit në korrikun e vitit 2018, vetëm sa i përkeqësoi gjërat.

Përkundrazi, takimi 3 orësh midis Putin dhe Bajden, duket se shkoi relativisht mirë. Me pritshmëritë shumë të ulëta para takimit, të dy udhëheqësit ranë dakord mbi hedhjen e disa hapave të vegjël, të cilët nëse ndiqen, do ta ulin disi “temperaturën” në raportet midis Uashingtonit dhe Moskës.

Formula ishte e thjeshtë:lër mënjanë çështjet e diskutueshme, dhe diskuto mbi fushat ku ka gjasa që arrihet një lloj dakordësie. Samiti prodhoi një deklaratë të shkurtër të përbashkët që nënvizoi arritjet e bashkëpunimit SHBA-Rusi mbi kontrollin strategjik të armëve bërthamore.

Në një telefonatë midis tyre të zhvilluar në 26 janar të këtij viti, Putin dhe Bajden ranë dakord të zgjasnin edhe për 5 vjet të tjera traktatin e NEW START, që pritej të skadonte në muajin shkurt. Kjo u jep kohë të dyja palëve, që të hartojnë një marrëveshje tjetër.

Për më tepër, të dy presidentët ranë dakord që të dërgojnë ambasadorët e tyre në kryeqytetet përkatëse, duke rivendosur marrëdhëniet normale diplomatike. Të dy diplomatët u thirrën nga qeveritë e tyre në muajt mars-prill, gjoja ”për konsultime”. Ndërkohë një test sa larg mund të shkojë angazhimi dypalësh, është Lindja e Mesme.

Gjatë takimit u diskutuan disa çështje. Në Siri, qeveria amerikane dëshiron një strategji të koordinuar për shpërndarjen e ndihmës humanitare, mundësisht përmes një kalimi në kufirin Siri-Turqi. Marrëveshja bërthamore iraniane, ishte një çështje tjetër që u ngrit në samit, dhe për të cilën mund të bashkëpunojnë Uashingtoni dhe Moska.

Administrata Bajden ka rifilluar bisedimet me Teheranin rreth modaliteteve të kthimit të SHBA-së në Planin e Përbashkët të Përgjithshëm të Veprimit. Rusia, si një nga nënshkruesit e marrëveshjes dhe një partner i Iranit, është qartazi e interesuar për këtë rikthim.

Pas tërheqjes së SHBA, edhe Afganistani mund të rezultojë një fushë tjetër me interes reciprok. As Amerika dhe as Rusia nuk do të dëshironin të shihnin Talibanët të kthehen në pushtet në Kabul. Me largimin e trupave perëndimore, dhe me një Moskë gjithnjë e më të frikësuar ndaj një rritje të radikalizmit në rajon sesa nga ekspansionizmi amerikan, bashkëpunimi është më i mundur.

Nëse rusët dhe amerikanët e gjejnë gjuhë të përbashkët mbi këto çështje kritike, historia do ta gjykojë në mënyrë të favorshme samitin e Gjenevës. Megjithatë, nuk ka hapësirë ​​për marrëveshje mbi çështjet themelore.

Bajden sinjalizoi se është i neveritur  ndaj çdo goditje të Kremlinit ndaj opozitës së brendshme në Rusi apo për luftën në Ukrainë. SHBA duhet të arrijë një akt të mirë ekuilibrues:Nga njëra anë, duhet t’i përmbahet parimeve demokratike dhe nga ana tjetër të angazhohet me Rusinë dhe ta trajtojë atë si një fuqi tjetër të madhe.

Referenca e Bajden për Putinin si një “kundërshtar i denjë”, është muzikë për veshët e Kremlinit dhe sinjalizon respekt. Sidoqoftë, Uashingtoni nuk do të kalojë tërësisht tek realpolitika, duke hedhur rrugës të gjithë vlerat dhe parimet që mbron.

Samiti nuk prodhoi asgjë për situatën në Ukrainën, që deri disa javë më parë, dominonte titujt kryesorë të mediave. Thjesht nuk pati hapësirë ​​për një shkëmbim gjeopolitik midis SHBA-së dhe Rusisë, si ai që do të dëshironte të shihte Putin.

Në këto kushte a mund të funksionojë kjo formulë minimaliste e marrëdhënieve dypalëshe, e mbështetur nga Bajden por edhe nga Kremlini? Vetëm koha do ta tregojë. Por armiqësia dhe mosbesimi nga të dy palët, lënë shumë terren për skepticizëm.

burimi: https://www.aljazeera.com/opinions/2021/6/20/the-era-of-us-russia-resets-is-over

Përshtatur për Tirana Today

Tags: Al JazeerarusiSHBA

TË LIDHURA

“Ka qenë i shkëlqyer”, Trump vlerëson Grenell: Do të punojmë bashkë
Bota

“Ka qenë i shkëlqyer”, Trump vlerëson Grenell: Do të punojmë bashkë

22:40 | 16/03/2026
New York Post: Zbulimi i inteligjencës amerikane për Mojtaba Khamenei ngre dyshime të forta
Bota

New York Post: Zbulimi i inteligjencës amerikane për Mojtaba Khamenei ngre dyshime të forta

20:55 | 16/03/2026
Shpërthime pranë ambasadës amerikane në Bagdad, aktivizohen sirenat e alarmit
Bota

Shpërthime pranë ambasadës amerikane në Bagdad, aktivizohen sirenat e alarmit

20:37 | 16/03/2026
Next Post
Ankimimi i ONM për Elisabeta Imerajn/Yuri Kim: Të tregojmë guxim dhe integritet

Ankimimi i ONM për Elisabeta Imerajn/Yuri Kim: Të tregojmë guxim dhe integritet

Euro 2020/Kroaci-Skoci, barazimi i nxjerr të dyja, ballkanasit kundër historisë

Euro 2020/Kroaci-Skoci, barazimi i nxjerr të dyja, ballkanasit kundër historisë

Kryemadhi ia la mandatin Vasilit, Mehmetaj tregon kush ia dha lajmin

Kryemadhi ia la mandatin Vasilit, Mehmetaj tregon kush ia dha lajmin







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

“Ka qenë i shkëlqyer”, Trump vlerëson Grenell: Do të punojmë bashkë
Bota

“Ka qenë i shkëlqyer”, Trump vlerëson Grenell: Do të punojmë bashkë

by mirseda
22:40 | 16/03/2026
0

Pasi e largoi nga drejtimi i qendrës ‘Kenedy’, presidenti amerikan Donald Trump i ka caktuar një detyre...

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri

22:36 | 16/03/2026
Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

22:05 | 16/03/2026
Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

21:22 | 16/03/2026
Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

20:57 | 16/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com