21:00: Finlandë – Belgjikë (Grupi B, Shën Petersburg)
Sa e rëndësishme është kjo ndeshje? Thjesht dëgjoni Markku Kanerva-n, i cili e cilësoi takimin e ekipit të tij me Belgjikën si “ndoshta ndeshjen më të rëndësishme në historinë e futbollit finlandez”. Finlanda e di që fitorja do t’i siguronte vendin në raundin e 1/8-ave dhe me siguri do të lutet qe historia të përsëritet, pasi ka fituar katër dhe barazuar tre nga shtatë ndeshjet e fundit me ‘Djajtë e Kuq’, fitorja e fundit direktë e të cilëve daton në 1968-ën.
Belgjika, ndërkohë, kryeson grupin pas dy fitoreve të para dhe kërkon matematikisht vetëm një pikë për të përfunduar në vendin e parë. “Kjo është diçka që ne padyshim e duam,” thotë portieri Thibaut Courtois, me Kevin De Bruyne, Eden Hazard dhe Axel Witsel të vendosur për ta nisur si titullarë për herë të parë EURO 2020-ën.
Belgjika ka fituar secilën nga 12 ndeshjet e fundit në një Europian (kualifikueset dhe finalet së bashku) por kurrë nuk ka vendosur një rekord 100% në fazën e grupeve në ndonjë turne kontinental të mëparshëm. Rezultati i tyre më i mirë deri më tani ka qenë dy fitore në tre ndeshje në EURO 2016.
Formacionet e mundshme:
- Finlanda: Hradecky; O’Shaughnessy, Arajuuri, Toivio; Uronen, Kamara, Sparv, Kauko, Raitala; Pukki, Lod
- Belgjika: Courtois; Alderweireld, Denayer, Vertonghen; Meunier, De Bruyne, Witsel, Carrasco; Mertens, Lukaku, E Hazard
21:00: Rusi vs Danimarkë (Grupi B, Kopenhagen)
Danimarka doli mirë të enjten kundër një skuadre yjore të Belgjikës, Yussuf Poulsen shënoi golin e dytë më të shpejtë në historinë e EURO-s përpara se kundërshtarët të kthenin takimin duke fituar në fund 2-1. Kjo ishte humbja e dytë në dy ndeshje për danezët, por djemtë e Kasper Hjulmand-it kanë ende gjithçka për të luajtur dhe madje matematikisht mund të përfundojnë dhe të dytët.
Tifozët vendas do t’i ndihmojnë ata të synojnë pikërisht këtë, vendin e dytë në grup, ndërsa Rusia për herë të parë luan jashtë, në një turne madhor, që nga EURO 2016, përfshirë këtu një seri prej shtatë ndeshjesh që filloi në Kupën e Botës FIFA 2018. Megjithatë, me tre pikë me meritë ndaj Finlandës, ekipi i Stanislav Cherchesovit vjen në një pozitë më të mirë pasi një barazim i jep me shumë mundësi vendin e dytë por edhe në rast se Finlanda në ëndërrat e saj më të bukura mund belgët, 4 pikë për rusët do të ishin komfort në llogaritë e vendeve të treta më të mira.
Fitorja e Rusisë kundër Finlandës në ndeshjen e dytë ishte fitorja e tyre e parë në shtatë ndeshjet e fundit të finaleve të europianeve (2 barazime dhe 4 humbje), ndërsa kampionëve të 1992-shit Danimarkës iu duhen të tre pikët për të patur një shans për të arritur në fazën e 1/8-ave për herë të parë që nga 2004-a.
Formacionet e mundshme:
- Rusia: Safonov; Barinov, Diveev, Dzhikiya; Mário Fernandes, Zobnin, Ozdoev, Karavaev; Miranchuk, Golovin; Dzyuba
- Denmarka: Schmeichel; Mæhle, Kjær, Christensen, Wass; Damsgaard, Højbjerg, Delaney; Poulsen, Cornelius, Braithwaite
/Tirana Today