E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Profil/ Kush është Denzel Dumfries?

Denzel Dumfries ka qenë çelësi i të dy fitoreve për Holandën deri më tani, por ka bërë një rrugë të gjatë nga fillimet e veta në nivel amator.

Ylli i padiskutueshëm i dy ndeshjeve të para të Holandës në Grupin C ishte Denzel Dumfries. Mbrojtësi energjik i djathtë ishte i përfshirë në çdo gol që ekipi i tij shënoi në ato ndeshje: shënoi në të dyja, ndërtoi dy golat e tjerë kundër Ukrainës dhe fitoi penalltinë e shkaktuar nga David Alaba të kthyer në gol nga Memphis Depay.

Ngritja e Dumfries në karrierë ka qenë gjithçka tjetër përveçse meteorike. Kur ishte 18 vjeç – në të njëjtën moshë që shoku i ekipit, Ryan Gravenberch tashmë ishte vendosur në mesfushën e Ajaksit dhe kishte nisur të përfaqësonte kombëtaren – Dumfries ishte ende duke luajtur futboll amator me BVV Barendrecht.

Ai gjithashtu luajti në dy ndeshje miqësore për ekipin kombëtar aruban. Në atë kohë Giovanni Franken ishte menaxher i ekipit kombëtar të Arubës. “Unë pashë te Dumfries ‘motorrin’ që u mungonte lojtarëve të tjerë”, thotë Franken. “Kuptohet kur një lojtar do të arrijnë në majë. Dirk Kuyt ishte gjithashtu një i tillë.”

Interesante, dy ditë pas paraqitjes së tij të shkëlqyer kundër Ukrainës kur u pyet se kush ishin idhujt e tij holandezë: ai përmendi Clarence Seedorf, Edgar Davids … dhe Kuyt. “Më pëlqente ta shikoja duke luajtur për shkak të volumit të tij të punës dhe mënyrës se si ai futej në ndeshje,” tha ai për ish-anësorin e Feyenoordit dhe Liverpulit.

Sigurisht, një lojtar me energjinë dhe personalitetin e Dumfries nuk mund të kalonte gjithë karrierën në futbollin amator pa u vënë re. Ai u transferua tek Sparta Rotterdam në 2014-ën, tek Heerenveeni tre vjet më vonë, para se të transferohej tek PSV Eindhoven në 2018-ën. Po atë sezon, Ronald Koeman i dha atij debutimin me kombëtaren në një ndeshje të Ligës së Kombeve kundër Gjermanisë.

Ky holandez i ekuilibruar me emër skocez tani është zgjedhja e parë e padiskutueshme për pozicionin e mbrojtësit të krahut të djathtë në formacionin Oranje. 5-3-2 i preferuar nga trajneri Frank de Boer i jep Dumfriesit shumë hapësirë ​​për të shtyrë përpara./ TIRANA TODAY/T.Kotorri

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lamtumirë doktor!

Ka kohë që diplomatët amerikanë kanë hequr dorashkat. Jo më larg se dje, ambasadorja e SHBA me një gjuhë cinike iu tha anëtarëve të...

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...

Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë/ PD: Rama nuk pyet për drejtësinë

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj vendimin e qeverisë për t'i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Deputetja e zgjedhur...