E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Biznesmenit të njohur tentohet t’i digjet lokali, arrestohet “Ujku” në Sarandë

Pas atentatit ndaj biznesmenit të njohur në Sarandë, një person ka tentuar ti digjte lokalin. Policia ka prangosur autorin e njohur me nofkën “Ujku”. Spiro Iljadhi, biznesmen nga Saranda, një natë më parë iu bë atentat, por fatmirësisht iu shpëtoi plumbave. Biznesmeni u plagos me armë zjarri përpara lokalit të tij në Sarandë. I arrestuar për këtë ngjarje është Redjan Haderi, 33-vjeç, si dhe janë në kërkim dy vëllezërit Andrea dhe Visi Caushi.

Shërbimet e Komisariatit Sarandë kanë parandaluar një rast të tentativës për zjarrvënie të qëllimshme, duke arrestuar një 32-vjeçar, person me precedent kriminal në fushën e narkotikëve. Luan Obzova, i njohur ndryshe me nofkën “Ujku”, ka tentuar të djegë me benzinë lokalin e biznesmenit Spiro Iljadhi, i cili mbeti i plagosur një ditë më parë dhe ndodhet në spital në kryeqytet. Dyshohet se 32-vjeçari ka tentuar t’i vërë flakën lokalit, për të fshehur provat.

Redjan Haderi 33-vjeç ka rënë në prangat e policisë, për shkak se akuzohet se është një nga autorët që mori pjesë në plagosjen e rëndë të biznesmenit Spiro Iljadhi, gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës në qytetin e Sarandës. Iljadhi u qëllua se paku me 20 plumba, dhe për shkak të plagëve të marra ai u dërgua me urgjencë për në spitalin e Traumës në Tiranë. Po ashtu i plagosur nga breshëria e plumbave mbeti edhe një kalimtar i rastit.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit Sarandë parandalojnë një rast të tentativës për zjarrvënie të qëllimshme. Tentoi të digjte me lëndë djegëse një biznes, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari, person me precedent kriminal në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një shishe me lëndë djegëse që ky shtetas do të përdorte për të realizuar zjarrvënien dhe motomjeti me të cilin do të largohej.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor, në bashkëpunim me Forcat e posaçme “Shqiponjat” dhe FNSH, në vijim të kontrollit të imtësishëm të territorit, patrullimit në të gjitha lagjet e qytetit dhe rrugicat pa ndriçim, në lagjen Nr. 1, nga patrulla e Qarkullimit Rrugor është konstatuar një shtetas i cili po kryente lëvizje të dyshimta me një motomjet dhe më pas ka ndaluar pranë një lokali në këtë lagje dhe ka tentuar ta djegë me një shishe me lëndë djegëse. Në momentin që ky shtetas ka vënë re patrullën ka tentuar të largohet, por është kapur dhe prangosur nga  shërbimet e Policisë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” mbetur në tentativë, i shtetasit L. O., 32 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lamtumirë doktor!

Ka kohë që diplomatët amerikanë kanë hequr dorashkat. Jo më larg se dje, ambasadorja e SHBA me një gjuhë cinike iu tha anëtarëve të...

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...

Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë/ PD: Rama nuk pyet për drejtësinë

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj vendimin e qeverisë për t'i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Deputetja e zgjedhur...