Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

BE-ja kërcënon me sanksione liderët e Libanit

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
BE-ja kërcënon me sanksione liderët e Libanit

Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell u ka thënë liderëve të Libanit se ata janë fajtorë për krizën politike dhe ekonomike në vend dhe disa prej tyre mund të përballen me sanksione, nëse vazhdojnë të pengojnë formimin e një qeverie të re dhe zbatimin e reformave.

Duke folur pas bisedës që ka pasur me presidentin Michel Aoun, Borrell tha se ai ka dhënë një mesazh të qartë se Libani është në prag të kolapsit financiare dhe politikanët nuk duhet të humbin më shumë kohë.

“Kriza me të cilën po përballet Libani është krizë e brendshme. Është krizë e shkaktuar vetë”, tha ai për gazetarët pas bisedimeve me presidentin e Libanit.

“Kjo krizë nuk ka ardhur nga jashtë apo nga faktorë të jashtëm. Është krizë e prodhuar brenda shtetit, një krizë që e kanë prodhuar vetë ata”, tha ai.

Monedha kombëtare e Libanit ka humbur 90 për qind të vlerës së saj. Mbi gjysma e popullsisë jeton në varfëri dhe ekonomia po përballet me inflacion.

Përveç krizës ekonomike, vendi po përballet edhe me krizë politike, pasi për muaj me radhë nuk po arrin që ta formojë një qeveri të re, që do të mund të shtynte përpara reformat, të cilat më pas do të mund të zhbllokonin ndihmën e huaj.

“Ne jemi të gatshëm që të ndihmojmë. Por, nëse ka pengesa të reja për zgjidhjen e krizave multidimensionale të vendit, ne do të zgjedhim edhe veprime të reja. këshilli i BE-së mund të vendosë edhe sanksione”, tha Borrell. /evropaelire

Tags: beJosep BorrellLiban

TË LIDHURA

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën
Bota

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën

22:01 | 19/02/2026
Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew
Bota

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

21:30 | 19/02/2026
Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor
Bota

Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

20:51 | 19/02/2026
Next Post
Pjesë e sanksioneve të SHBA/ Ebrahim Raisi zgjidhet President i Iranit

Pjesë e sanksioneve të SHBA/ Ebrahim Raisi zgjidhet President i Iranit

Koronavirusi/Basha apel qytetarëve: Bashkëpunoni, në të kundërt rrezikojmë veten

E njëjtë me dosjen 339/ Basha: Në Durrës, prokuroria ka përgjuar deputetin e PS

Aksident i rëndë në Elbasan, plagosen dy persona

Aksident i rëndë në Elbasan, plagosen dy persona







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën
Bota

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën

by mirseda
22:01 | 19/02/2026
0

Disa vende që janë anëtarësuar në Bordin e Paqes të Donald Trump kanë kontribuar më shumë se...

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

21:30 | 19/02/2026
Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

20:51 | 19/02/2026
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

20:31 | 19/02/2026
Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

20:06 | 19/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com