Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Steriliteti i meshkujve, rreziku nga moskontrolli që në lindje

4 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Steriliteti i meshkujve, rreziku nga moskontrolli që në lindje

Një në tri meshkuj shqiptar rrezikohet të mos kenë aftësi riprodhimi si rezultat i moskurimit në moshën deri në 1 vjeç për zonën ku qëndrojnë testikujt. Edhe fëmijët e kuruar pas moshës 1 vjeç kanë një shkallë të lartë rreziku, por njëkohësisht kanë edhe shanse kurimi. Doktori androlog Evin Dani shprehet për “Tirana Today” se “vetëm një pjesë e vogël e meshkujve me këtë problem tyre kurohen në kohën e duhur, ndërsa të tjerët e lënë sëmundjen të përparojë për vite me radhë”.  Sipas Danit, sëmundja e njohur si” varikocela” ( anomalia që shfaqet në venat e testikujve, çka më pas çon në shfaqjen e infertilitetit tek meshkujt)  si dhe “kritokida” ( testikujt e fshehur, qe ngjiten e zbresin nga barku ne qesken e testeve) nuk shfaqin simptoma të dukshme, ndaj e vetmja rrugë për ta parandaluar është vizita tek mjeku që në fazat e para të lindjes. Dani thekson se edhe pas kurimit këto raste duhet të ndiqen me të tjera vizita deri në moshën e pubertetit.

Alarmin për këtë fenomen e ka ngritur edhe mjeku i njohur neonatal, Eduart Tushe, i cili prej kohësh ka kërkuar një ndërgjegjësim të mjekëve neonatalë në të gjithë vendin që të ushtrojnë kontrolle më të imtësishme në testet e fëmijëve dhe t’i drejtojnë drejt poliklinikave të specializuara kur hasin anomali. “Neglizhenca e këtyre kontrolleve lejon më pas edhe shkaktimin e anomalisë së infertilitetit”, shprehet Tushe, duke vënë alarmin e një shifre të madhe mes meshkujve shqiptarë.

Si për Danin ashtu edhe për Tushen, është me rëndësi që të ndërtohet një statistikë e qartë, që t’u vijë në ndihmë më pas prindërve që të jenë të vëmendshëm në kurimin e këtij fenomeni, që më pas i privon meshkujt të jenë prindër natyralë.

Sipas raportimeve të bëra nga autoritetet shëndetësore, vihet në dukje se në vendin tonë rreth 50 për qind të problemeve të të mospasurit fëmijë në çift vijnë nga meshkujt. Në këto kushte e vetmja formë për të parandaluar një gjendje të tillë, është marrja e kujdesit mjekësor sa më herët. Pavarësisht fushatave sensibilizuese të zhvilluara mbi shëndetin riprodhues në mentalitetin e meshkujve shqiptarë është ende e ulët shkalla e frekuentimit të mjekut androlog. Madje, edhe sipas doktor Danit, mbi 70 për qind e meshkujve në Shqipëri nuk e njohin fare një specialitet të tillë.

Në rast të moszbritjes së testikujve sugjerohet rruga e ndërhyrjes kirurgjikale, pasi çdo vonesë sjell pasoja në aftësinë riprodhuese, pasi temperatura e qeskave ku qëndronë testet është 1 gradë më e ulët se temperatura e barkut.

Çfarë është “Varikocela”?

Varikocela  e meshkujve është një zgjerim i venave për rreth testikujve, që ka si shkak prishjen e valvulave të venës spermatike të brendshme. Në rastin e varikocelës, valvulat e vogla në brendi të venës spermatike janë të prishura (nuk kryejnë funksionin e tyre) dhe gjaku venoz, në vend që të shkojë lart, në drejtim të zemrës si zakonisht, ai kthehet mbrapsht, në drejtim të testikulit, duke realizuar zgjerimin e venave të skrotumit (pleksit pampiniform spermatik). Zgjerimi i venave rreth testikujve, ka si pasojë ngritjen e temperaturës lokale mbi 32 gradë celcius, që duhet të jetë temperatura normale për këtë zonë dhe, si pasojë, kjo influencon në mundësinë e testikujve që të prodhojnë një numër më të vogël spermatozoidesh si edhe me lëvizshmëri më të dobët, me pasojë sterilitetin mashkullor. Nëse diagnoza e varikocelës do të bëhet kur dëmet janë më të vogla, në pjesën më të madhe të rasteve, bëhet i mundur që shërimi të jetë pa pasoja. Nëse njohja e kësaj patologjie bëhet me vonesë dhe nuk kurohet në kohën e duhur, mundësitë e shërimit kufizohen në mënyrë të ndjeshme./ TIRANA TODAY

Tags: meshkujtsteriliteti

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Zbardhen përgjimet/ 672 telefonata për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës

Zbardhen përgjimet/ 672 telefonata për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës

Gjermania ‘e dënuar’ të fitojë/ Ja ç’thonë Lëv e Santos

Gjermania 'e dënuar' të fitojë/ Ja ç’thonë Lëv e Santos

Konsumoi të gjitha ilaçet me të cilat po kurohej, sillet me urgjencë në Tiranë

Konsumoi të gjitha ilaçet me të cilat po kurohej, sillet me urgjencë në Tiranë

JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025




TË FUNDIT

Identifikohet personi që vrau dy persona dhe më pas u vetëvra në Teksas të SHBA-së
Bota

Identifikohet personi që vrau dy persona dhe më pas u vetëvra në Teksas të SHBA-së

by mirseda
22:54 | 24/09/2025
0

Një burrë 29-vjeçar, Joshua Jan, është identifikuar nga autoritetet amerikane si i dyshuar për të shtënat në...

“Ju them gabimin që bëri Veliaj”/ Meta rrëfen historinë e bidonëve të shpuar në qeli

“Ju them gabimin që bëri Veliaj”/ Meta rrëfen historinë e bidonëve të shpuar në qeli

22:27 | 24/09/2025
FOTO/ Aksident në aksin Peshkëpi–Kot, raportohet për dy persona të plagosur

FOTO/ Aksident në aksin Peshkëpi–Kot, raportohet për dy persona të plagosur

22:16 | 24/09/2025
Spiropali: Bashkimi Evropian duhet t’i heqë sanksionet Kosovës

Spiropali: Bashkimi Evropian duhet t’i heqë sanksionet Kosovës

21:44 | 24/09/2025
Sindikatat franceze bëjnë thirrje për protesta të mëtejshme për të ushtruar presion mbi kryeministrin e ri

Sindikatat franceze bëjnë thirrje për protesta të mëtejshme për të ushtruar presion mbi kryeministrin e ri

21:32 | 24/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com