Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

VIDEO/”I bëj thirrje Ramës të na ndihmojë”, dikur kur vrasësi me pagesë ankohej

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
VIDEO/”I bëj thirrje Ramës të na ndihmojë”, dikur kur vrasësi me pagesë ankohej

Ishte kontaktuar nga vrasësit, por covid-19 e ndaloi të ishte aty ditën e ekzekutimit të vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia. Bëhet fjalë për të prangosurin e sotëm, Enver Diva, së bashku me Besian Xhixhën, që akuzohen si të kontaktuar nga Nuredin Dumani për të kryer vrasjen e dy vëllezërve.

Diva u bë personazh i njohur për publikun kur në muajin prill të vitit 2020 i kërkonte ndihmë kryeministrit Rama pasi ishte infektuar ai dhe bashkëshortja nga covid-19. Në një intervistë në atë kohë për “Fax News”, ai rrëfeu se kishte qenë gruaja e tij, punonjëse në një nga fasoneritë e Krujës, ajo që është infektuar fillimisht nga virusi, dhe ia ka kaluar edhe atij. Ai ankohej për vështirësinë ekonomike, ndërsa tregonte se e vetmja ndihmë që kanë marrë nga ana e Bashkisë ishte një thes miell dhe dy kile makarona dhe oriz. “Bashkëshortja ime ka qenë në punë në Krujë, na ka infektuar dhe mua, dhe nusen e çunit të xhaxhait, ne jemi copë-copë, edhe ilaçet i kemi blerë vetë. Pse duhet të ble unë ilaçe kur ato duhet të jenë falas, gruaja punonte te këpucët në Krujë. Erdhën na bërë tamponët, na ka sjellë vetëm një thes miell Bashkia dhe vetëm kaq, e dy kile oriz dhe dy kile makarona.

Kemi qendruar brenda në shtëpi, kemi mbajtur larg fëmijët, larg njëri-tjetrit, janë mirë për momentin. Bashkia nuk na ka sjellë asnjë ndihmë dhe asnjë gjë. Fëmijët duhet me hëngër përditë, jemi vetë i gjashtë në shtëpi. I bëj thirrje Edi Ramës që të na ndihmojë, fëmijët po hanë bukë thatë, gruaja do kthehet prapë, se do punojë ça të bëjmë”, shprehej Diva, i ngujuar në shtëpinë e tij pa mundur që të dalë edhe për “porosinë” për të cilën sot edhe është prangosur.

Dosja/ Besian Xhixha dhe Enver Diva kanë monitoruar lëvizjen e viktimave

Besian Xhixha dhe Enver Diva kanë këqyrur territorin dhe kanë monitoruar lëvizjen e viktimave. SPAK i ka pasur nën vëzhgim, dhe kjo është arsyeja që dosja nuk është mbyllur akoma.

Vëllezërit Haxhia u vranë më 29 prill të vitit të kaluar në Durrës. Për vrasjen e tyre kanë rënë në pranga Altin Ndoci dhe Klevis Alla, ndërsa është shpallur në kërkim Talo Çela dhe Nuredin Dumani.

Klevis Alla, i cili mban statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ka treguar përballë hetuesve se i shumëkërkuari Talo Çela ka patur një konflikt me viktimat të cilëve u kishte lënë në ruajtje një shumë parash që nuk ia kishin kthyer. Vëllezërit Haxhia pretendonin se shuma e parave ishte grabitur në servisin e tyre, pas një vjedhje që kishte ndodhur në janar të 2020-s. Sa i përket Nuredin Dumanit, ai dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e vëllezërve. Prokuroria e Durrësit doli në përfundimin se vrasja ishte kryer nga një grup i strukturuar kriminal, dhe për këtë e transferoi dosjen në SPAK.

Nuredin Dumani dhe Talo Çela janë të shpallur në kërkim edhe për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit, ngjarje e ndodhur më 2 mars 2020, në të njëjtin vend ku u ekzekutuan vëllezërit Haxhia. Dumani kërkohet edhe për vrasjen e vëllait të mikut të tij Talo Çela, Bujar Çelën. Ky i fundit u ekzekutua në shtator të 2020-s, në një lokal në Bradashesh të Elbasanit.

Tags: BesmirEnver DivaViktor Haxhia

TË LIDHURA

Rikonfirmohet në krye të Komisariatit të Policisë së Rinasit, Përparim Dema
Aktualitet

Rikonfirmohet në krye të Komisariatit të Policisë së Rinasit, Përparim Dema

11:18 | 09/07/2025
Laç, protestë nga tregtarët: “Prej 7 vitesh paguaj 180 mijë lekë qira”
Aktualitet

Laç, protestë nga tregtarët: “Prej 7 vitesh paguaj 180 mijë lekë qira”

11:14 | 09/07/2025
Pesë zyrtarë policorë dalin sot para gjykatës pas vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan
Aktualitet

Pesë zyrtarë policorë dalin sot para gjykatës pas vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan

11:10 | 09/07/2025
Next Post
Fati politik i opozitës, ndarja e Bashës nga Berisha

Fati politik i opozitës, ndarja e Bashës nga Berisha

Faqet e para të gazetave sportive europiane, 17 qershor 2021

Faqet e para të gazetave sportive europiane, 17 qershor 2021

Gratë guximtare të Minskut

Gratë guximtare të Minskut

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Rikonfirmohet në krye të Komisariatit të Policisë së Rinasit, Përparim Dema
Aktualitet

Rikonfirmohet në krye të Komisariatit të Policisë së Rinasit, Përparim Dema

by mirseda
11:18 | 09/07/2025
0

Shefi i Komisariatit të Policisë së Rinasit, Përparim Dema, është rikonfirmuar në detyrë pas zhvillimit të konkursit...

Laç, protestë nga tregtarët: “Prej 7 vitesh paguaj 180 mijë lekë qira”

Laç, protestë nga tregtarët: “Prej 7 vitesh paguaj 180 mijë lekë qira”

11:14 | 09/07/2025
Pesë zyrtarë policorë dalin sot para gjykatës pas vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan

Pesë zyrtarë policorë dalin sot para gjykatës pas vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan

11:10 | 09/07/2025
“Ikën kursimet e jetës” – Banori shpërthen në lot pas aksionit të IKMT

“Ikën kursimet e jetës” – Banori shpërthen në lot pas aksionit të IKMT

10:03 | 09/07/2025
Aksident në aksin Sarandë-Ksamil, plagoset rëndë një turist belg

Aksident në aksin Sarandë-Ksamil, plagoset rëndë një turist belg

09:53 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com