Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Arrestohet gabimisht për vjedhje biçiklete, prej 10 ditësh qëndron në burg

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Arrestohet gabimisht për vjedhje biçiklete, prej 10 ditësh qëndron në burg

Emisioni “Stop” këtë mbrëmje ka trajtuar historinë e një 18-vjeçari, i cili është arrestuar në mënyrë të padrejtë. Bëhet fjalë për arrestimin e Ronaldo Xhorajt nga Fieri, i cili në 4 Qershor është arrestuar nga Policia, pasi akuzohet se ka shtyrë një të mitur për të vjedhur një biçikletë.

Tashmë i riu ndodhet në paraburgim, por babai i tij për emisionin “Stop” thotë se akuza kundër djalit është e padrejtë dhe kërkon lirimin nga burgu.

“Më kanë kapur djalin, ma kanë arrestuar. Ngjarja ka ndodhur në datën 4 Qershor. Unë kam ardhur nga puna dhe fëmijët i kisha në shtëpi. Më thanë që do dilnin një xhiro dhe sa kishin ardhur tek shatërvani e kishin kapur djalin. I kishin thënë kush je, hajde se kemi një sqarim me ty. Pasi kishin çuar djalin në polici, erdhën në shtëpi dhe bënë kontroll.

Nuk kishin mandat nga prokuroria për kontroll por unë i lash. Nuk gjetën gjë. Pastaj më pyetën mua se me çfarë ikja në punë dhe u thash që iki në këmbë dhe nuk kam biçikletë. Djali është 18 vjeç dhe akuzohet se ka shtyrë dy të mitur që të vidhnin biçikleta. Djalin e kisha në Greqi dhe kishte ardhur për të bërë pasaportën dhe kartën e identitetin. Kam shkuar në polici dhe nuk më kanë thënë asgjë. Djali im është i pafajshëm dhe e kanë ngatërruar me një tjetër“, shprehet Ramiz Xhoraj.

Ndërkohë i mituri që sipas policisë ka dëshmuar kundër Ronaldo Xhorajt, mohon që të ketë thënë një gjë të tillë. “Stop” ka siguruar dëshminë e tij, në të cilën ai thotë se është ngatërruar person dhe Ronaldo është i pafajshëm.

“Është ngatërruar person. Unë nuk kam thënë për atë. Ai nuk ka punë fare në këtë mes. Është ngatërruar si person. Është ngatërruar si person Ronaldo Xhoraj. Ronaldo Xhoraj nuk ka faj fare në këtë mes. As nuk ia ka haberin fare. Thjesht, i është ngatërruar emri, mbiemri dhe fytyra“, shprehet i mituri.

Vetë babai i 13-vjeçarit thotë për “Stop” me Ronlado Xhorajt është bërë një ngatërresë. Po ashtu ai thotë se policët kanë refuzuar që të marrin një dëshmi të dytë nga djali i tij i mitur.

“Atë ditë, që ka qenë djali im, nuk kam patur dijeni. E kam marr djalin, i kam bërë disa provokime, që të më thotë, se çfarë ka ndodhur. Djali më ka thënë, se ka qenë një person, që e ka dhunuar, e ka goditur, i thoshte: Merre që këtu e çoje  në filan vend dhe i jepte 500 Lekë. Djali është ngatërruar në polici dhe ka thënë gjë tjetër.

Ky djali, që ka futur policia brenda, djali thotë, që nuk është  ky. Madje, e çova atë ditë në polici. Kanë qenë shefat e policisë, u thotë shefave të krimeve, që nuk është ky. Njeri nga ata i thotë: ‘Ore figurë,ndryshe na the në mëngjes dhe ndryshe po na thua në darkë’. Unë i thashë djalit: ‘Mos e merr më qafë tjetrin! Je i sigurt, që është ky?’ Më tha djali që, jo, nuk është ky dhe unë e marr dhe e çoj vetë në polici. Në pasdite nuk e morën në konsideratë dhe i thanë që ke dhënë deklarimin paradite“, është kjo dëshmia e babai të të miturit.

Emisioni “Stop” ka siguruar dhe procesverbalin e Oficerit të Policisë Gjyqësore, por ky dokument ka shumë pasaktësi, duke filluar që nga emri, mbiemri, mosha dhe të dhënat e tjera. Çështja e 18-vjeçarit është në duart e prokurorisë së Fierit. Gjykata e Fierit ka lënë të riun në burg dhe tani pritet vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë, për fatin e Ronaldo Xhoraj./tvklan.al

Tags: "STOP"“gabimisht”arrestim

TË LIDHURA

Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa
Aktualitet

Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

21:47 | 05/02/2026
ARRSH: Qarkullimi në Qafë Thore i hapur, por rrezik nga ortekët
Aktualitet

ARRSH: Qarkullimi në Qafë Thore i hapur, por rrezik nga ortekët

21:15 | 05/02/2026
Vlorë, digjet një automjet në lëvizje te Uji i Ftohtë, bllokohet përkohësisht qarkullimi
Aktualitet

Vlorë, digjet një automjet në lëvizje te Uji i Ftohtë, bllokohet përkohësisht qarkullimi

20:45 | 05/02/2026
Next Post
Nano, sharlatani që kemi merituar

''Këmbanë alarmi''/ Bushati: PD është duke vdekur, Basha rrit mbështetjen

Parregullsi në zgjedhjet e PD? Ja si i përgjigjet Salianji rivalëve të Bashës

Dallimet Kosovë – Shqipëri

Nëse Eriksen do të luante në Shqipëri...







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë mund të mbahet në SHBA
Bota

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë mund të mbahet në SHBA

by mirseda
22:51 | 05/02/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes me Rusinë...

‘Babi e dëboi mamin prej shtëpisë’/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij

‘Babi e dëboi mamin prej shtëpisë’/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij

21:53 | 05/02/2026
Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

21:47 | 05/02/2026
Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

21:40 | 05/02/2026
Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

21:34 | 05/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com