Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

S’jua ka fajin Amerika dhe Sorosi, por përjetësia

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Duhet dalë nga letargjia e koronës

Nga: Skënder Minxhozi

Meqë nuk jeni të zotët t’i hiqni me vota ose me gjykata, po i heqim ne! Kjo mund të ishte fraza e pathënë por e nënkuptuar qartë dhe hapur, e administratës amerikane, ndaj goditjeve të para që po jepen në Shqipëri në drejtim të politikanëve më të vjetër të tranzicionit. Një koncept i përforcuar edhe nga deklarata e fundit e presidentit Bajden, në lidhje më ndëshkimin e korrupsionit në rajonin tonë, e cila i vendos në një kontekst të qartë synimet amerikane në këtë pjesë të botës. Në ndryshim nga një president si Donald Trump, i painteresuar në thelb për të pastruar haurët e demokracive të dobëta të Evropës Lindore, Xho Bajden i njeh mirë personalisht dinosaurët politikë të Ballkanit. Kjo është fatkeqësia e dinosaurëve, edhe të atyre me pasaportë shqiptare në xhep.

Menjëherë sapo korpusi i institucioneve të drejtësisë së re ka plotësuar personelin e ka nisur nga puna gradualisht, emrat e parë që kanë nisur të artikulohen janë ata të krerëve më të vjetër partiakë të vendit. Pak rëndësi ka nëse askush nga të përfolurit apo të akuzuarit nuk është ulur akoma në karrigen e të pandehurit. Logjika e procesit të goditjeve që kanë nisur çon padyshim edhe në hetimin apo gjykimin e rasteve më flagrante të korrupsionit, marrjes së jetëve të pafajshme apo veprave të tjera të rënda penale që protagonistët e 30 viteve të fundit kanë konsumuar, pa ju hyrë gjemb në këmbë.

Sali Berisha është shpallur non grata nga qeveria amerikane, Ilir Meta është në procedurë shkarkimi me aprovimin e heshtur të Uashingtonit që dërgon mesazhe të qarta inkurajimi drejt Gjykatës Kushtetuese, ndërsa Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit Krimit të Organizuar, kërkoi një muaj më parë rihapjen e hetimeve për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu për shpërthimin tragjik të municioneve të Gërdecit.

Në pamje të parë këto tre figura politike i bashkojnë shumë pak aspekte që kanë lidhje me politikën aktuale në Shqipëri. Berisha dhe Mediu janë prej tetë vitesh në opozitë dhe bëhen gati të kalojnë edhe katër të tjera në kuadratin e pakicës parlamentare. Ilir Meta është një president i pafuqishëm që lufton i vetëm me një shumicë komode që ja ka ngenë edhe të ndërmarrë dy nisma shkarkimi ndaj tij.

Në raport me pushtetin dhe kompetencat që aktualisht kanë, këto tre figura politike ndoshta nuk do të ishin të parat që do të goditeshin nga vala e pritshme e spastrimit politik që thuhet se do ndodhë së afërmi në Shqipëri.

Por rinovimi dhe rotacioni i elitave në një batak 30 vjeçar si skena politike shqiptare, kanë të tjera kritere e standarte, përtej vulës e firmës së vitit 2021. Fjala vjen, pakkush mund të kundërshtojë faktin se Sali Berisha është politikani më i fuqishëm i tranzicionit shqiptar, por edhe më i akuzuari për ngjarje e faje konkrete. Jo përgjegjësi politike, që lahen me dalje në opozitë, por faje penale që kërkojnë hetim e gjykim të mirëfilltë.

Edhe për Ilir Metën ka pak hapësirë për të anashkaluar faktin se ka qenë i vetmi politikan i lartë që ka pasur të gjitha detyrat më të rëndësishme që një qytetar shqiptar mund të mbajë mbi vete: President, Kryetar Parlamenti dhe Kryeministër. Kurse Fatmir Mediu është sot ndër figurat e pakta të mbijetuara të viteve ’90, ndërkohë që kolegët e tij të partive të ngjashme kanë kohë që kanë dalë nga politika aktive.

Është përjetësia në profesion që këta krerë politikë pretendojnë, mëkati i tyre fillestar, ai më i madhi në sytë e publikut shqiptar e të huaj. Berisha ka në politikë qëkur Helmut Kol ishte kancelar i Gjermanisë kurse Margaret Theçer ishte kryeministre e Britanisë së Madhe. Të dy kanë vdekur prej vitesh!

Në një sistem ku pushteti bazohet mbi votën dhe parimin e freskimit të vazhdueshëm të klasave drejtuese, të qëndrosh mbi kalë 30 vjet është shumë. Pafundësisht shumë.

Nuk ka faj as Amerika, as Xhorxh Sorosi se tre figurat që sot ndjehen të rrezikuara në personin e tyre apo të familjarëve të tyre, nuk tregojnë asnjë mëdyshje në lidhje me vazhdimin e karrierave politike, edhe pas tre dekadash. Berisha deklaron se do të jetë në Kuvend në shtator, duke ngarkuar partinë e tij me peshën e rëndë të antiamerikanizmit dhe shkeljes mbi standartet që vetë i ka promovuar këto vite. Ndërsa Ilir Meta deklaron me po aq qetësi se në korrikun e ardhshëm do të kthehet në LSI, sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

Është reagimi më i natyrshëm, e madje shumë i vonuar, që në Uashington dhe Evropë të rrudhin buzët nga këto mesazhe mosndryshimi e kokëfortësie që vijnë nga protagonistët me thinja të batakut shqiptar. Prej ku rrjedh edhe seria e goditjeve që Berisha, Meta e të tjerët po fillojnë të marrin, si sinjal i nevojës urgjente që klasa politike të fillojë të rinovohet.

Karriera politike është një angazhim me term kohor, jo një licensë e përjetshme gjuetie. Ka ardhur koha që edhe në Tiranë të nisë “tërheqja” e licensave për gjahtarët më të vjetër e që kanë bërë më shumë dëme…

TË LIDHURA

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE
Aktualitet

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE

11:47 | 17/03/2026
Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Next Post
Vrasja makabre në Greqi, ADN-ja e bashkëshortit gjendet tek shiriti izolues

Në Greqi nxjerrin foton, ky është shqiptari që vrau 20-vjeçaren Caroline

Dhjetë librat më të censuruar në histori

Dhjetë librat më të censuruar në histori

Shehaj flet para Kushtetueses: Të mendojmë për zgjedhjet lokale të vitit 2023

Shehaj: PD fiton vetëm nëse ikën Basha







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
Aeroplanmbajtësja amerikane përfshihet nga flakët, 2 të plagosur

Aeroplanmbajtësja amerikane përfshihet nga flakët, 2 të plagosur

17:33 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Beogradi provokime në kufirin me Kosovën, Kurti: Alarmuese! Serbia përdor ushtrinë si mjet shantazhi
Kosovo

Beogradi provokime në kufirin me Kosovën, Kurti: Alarmuese! Serbia përdor ushtrinë si mjet shantazhi

by mirseda
12:13 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur sot shqetësimin në lidhje me demonstrimin e pajustifikueshëm të forcave...

Ndahet nga jeta para kohe gazetari Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta para kohe gazetari Namir Lapardhaja

11:51 | 19/03/2026
Punësimi i paligjshëm i Muçi Shaljanit që u vra në Rinas bashkë me Gilmando Danin

Punësimi i paligjshëm i Muçi Shaljanit që u vra në Rinas bashkë me Gilmando Danin

11:32 | 19/03/2026
Punësimi i paligjshëm i Muçi Shaljanit që u vra në Rinas bashkë me Gilmando Danin

Punësimi i paligjshëm i Muçi Shaljanit që u vra në Rinas bashkë me Gilmando Danin

11:30 | 19/03/2026
Tritol makinës së agjentit, autori në burg: “S’kam lidhje”

Tritol makinës së agjentit, autori në burg: “S’kam lidhje”

10:53 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com