Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

A shkakton vaksina anti-covid zmadhim të zemrës?

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
A shkakton vaksina anti-covid zmadhim të zemrës?

Nga: Rachael Rettner “Livescience”

Studiuesit në Izrael, njoftojnë se kanë zbuluar një lidhje të mundshme midis vaksinës anti-Covid të Pfizer-BioNTech dhe rasteve të zmadhimit të zemrës tek meshkujt e rinj të moshës 16-30 vjeç. Raporti i tyre u paraqit këtë javë në Ministrinë Izraelite të Shëndetësisë.

Raporti arriti në përfundimin se rreth 1 në 5.000 burra që e marrin këtë vaksinë mund të përjetojnë këtë efekt anësor, të njohur në gjuhën mjekësore si miokardit, që është më e lartë se sa norma e vërejtur në të gjithë popullatën e vaksinuar gjatë asaj periudhe kohore, e cila ishte 1 në 50.000.

Deri më tani, provat nuk janë ende shumë të forta për të provuar se këto raste i shkaktoi vetë vaksina. Por ekspertët thonë se ekzistojnë një numër faktorësh që e bëjnë të vështirë lidhjen përfundimtare të vaksinës me zmadhimin e zemrës, një lidhje që po hetohet gjithashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Edhe nëse ekziston një lidhje, është e rëndësishme të theksohet se shumica dërrmuese e rasteve me miokardit pas vaksinimit, kanë qenë deri tani të lehta, dhe kanë reaguar mirë ndaj ilaçeve anti-inflamatore, siç janë steroidet”- thotë dr.Alehandro Xhordan-Vilegas, mjek pediatër dhe ekspert i sëmundjeve infektive në Spitalin Arnold Palmer për Fëmijë në Orlando, që nuk ishte pjesë e studimit.

Xhordan-Vilegas, thotë se deri më tani përfitimet nga vaksina e tejkalojnë shumë rrezikun që mund të vijë prej tyre. Në fakt, Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), vazhdojnë që ta rekomandojnë vaksinën kundër Covid-19 për të gjitha grupet e pranueshme, që përfshijnë të gjithë grup-moshat 12 vjeç e lart.

Të premten që shkoi, CDC e theksoi rëndësinë e vaksinimit të adoleshentëve, të cilët përjetuan një shtim të ndjeshëm të shtrimeve në spital në muajt mars dhe prill. “Unë u kërkoj prindërve, të afërmve dhe miqve të ngushtë, që të bashkohen me mua duke biseduar me adoleshentët mbi rëndësinë e këtyre strategjive parandaluese, dhe t’i inkurajojnë ata që të vaksinohen”- u shpreh në një deklaratë drejtoresha e CDC, dr.Roshel Valenski.

Atëherë, a është e vërtetë lidhja midis vaksinës Pfizer dhe rasteve me miokardit? Studimi  izraelit që u drejtua nga dr.Dror Mevorash, shefi i mjekësisë së brendshme në Qendrën Mjekësore Hadassah në Jeruzalem, zbuloi më shumë se 110 raste me miokardit në Izrael, të cilat ndodhën rreth kohës së vaksinimit ndaj Covid-19, kryesisht pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës nga rreth 5 milionë njerëz të vaksinuar në të gjithë vendin.

Pra një normë prej 1 rasti në 50.000 njerëz të vaksinuar. Por shumica e njerëzve qëu prekën nga miokarditi ishin meshkujt e rinj në moshë. Dhe shkalla midis meshkujve të moshës 16 deri në 24 vjeç (që përbënin 10 për qind të popullsisë së vaksinuar), është vlerësuar të jetë 1 në 5.000.

Sipas Organizatës Kombëtare për Çrregullimet e Rralla, meshkujt më të rinj në moshë në përgjithësi kanë më shumë gjasa sesa femrat që të zhvillojnë miokardit. Të dhënat nga Qendra Mjekësore Hadassah, zbuluan se shkalla e rasteve me miokardit muajt e fundit ishte 5 deri 25 herë më e madhe se sa niveli i parë gjatë viteve të mëparshme

Duke reaguar ndaj këtij studimi, kompania amerikane Pfizer tha se ishte në dijeni të gjetjeve, por ajo vetë nuk kishte gjetur dot asnjë lidhje shkakësore midis miokarditit dhe vaksinës së saj. Një nga vështirësitë për të përcaktuar nëse vaksina kundër Covid-19 është e lidhur me miokarditin, është se shkalla aktuale e kësaj simptome është e paqartë në popullatën e përgjithshme, thotë Xhordan-Vilegas.

Mjekët mendojnë se norma është rreth 2 deri në3 raste për 100.000 njerëz në vit, thekson Xhordan-Vilegas, por mund të jetë më e lartë, pasi rastet mund të jenë të nën-raportuara. Për shembull,një përmbledhje në “Journal of Cardiothoracic and Vascular Anestezia” vlerëson se incidenca e miokarditit viral është 10 deri në 22 raste për 100.000 banorë në vit.

Kjo e bën të vështirë të thuash nëse ka vërtet një rritje apo jo, thotë Xhordan-Vilegas për studimin izraelit. Për më tepër, vetë miokarditi shkaktohen zakonisht nga një infeksion viral, dhe në veçanti nga viruse të njohura si enteroviruse. Dhe në këtë periudhë të vitit – muajt e verës – mjekët konstatojnë zakonisht një rritje të rasteve të enterovirusit, thotë eksperti, gjë që e ka bërë të vështirë krijimin e një lidhje specifike me vaksinën anti-Covid të Pfizer.

Nga ana tjetër, studimi izraelit nuk ka informacione mbi shkallën e miokarditit në popullatën e pa vaksinuar, e cila do të ishte e nevojshme për të treguar nëse vaksina ka apo jo të ngjarë ta shkaktojë këtë simptomë. “Kjo nuk është një provë, por vetëm një sinjal se kjo dukuri duhet të hetohet”-tha për “The Jerusalem Post”,dr.Ejal Leshem drejtor i Qendrës për Mjekësinë dhe Sëmundjet tropikale në Ramat Gan, Izrael.

Burimi i lajmit: https://www.livescience.com/covid-19-vaccine-myocarditis-teens-report.html

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: COVID-19vaksinazmadhim i zemres

TË LIDHURA

Ndërroi jetë pasi dyert e makinës nuk u hapën, prindërit e studentes 19-vjeçare akuzojnë kompaninë e Elon Musk
Bota

Ndërroi jetë pasi dyert e makinës nuk u hapën, prindërit e studentes 19-vjeçare akuzojnë kompaninë e Elon Musk

15:05 | 06/10/2025
Unaza inteligjente e Samsung fryhet dhe i ngec në gisht, YouTuberi humb fluturimin dhe përfundon në spital
Bota

Unaza inteligjente e Samsung fryhet dhe i ngec në gisht, YouTuberi humb fluturimin dhe përfundon në spital

14:56 | 06/10/2025
Angela Merkel lëshon deklaratën e bujshme: Fajin për luftën e Rusisë në Ukrainë e ka… Polonia
Bota

Angela Merkel lëshon deklaratën e bujshme: Fajin për luftën e Rusisë në Ukrainë e ka… Polonia

14:52 | 06/10/2025
Next Post
Biden: Në fund të majit SHBA do të kenë vaksina për të gjithë të rriturit

Dënimi i Mlladiç/ Biden: Vendim historik, kush kryen krime mban përgjegjësi

Pas dy fitoreve rradhazi, Kosova humbet miqësoren ndaj Guinesë (Video)

Pas dy fitoreve rradhazi, Kosova humbet miqësoren ndaj Guinesë (Video)

Gara për kreun, Shehaj: PD gaboi, duhet të fitojmë besimin e shqiptarëve

Gara për kreun, Shehaj: PD gaboi, duhet të fitojmë besimin e shqiptarëve

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Shpalli kandidaturën për Tiranën, reagon Florjan Binaj: Unë nuk jam politikan!
Showbizz

Shpalli kandidaturën për Tiranën, reagon Florjan Binaj: Unë nuk jam politikan!

by mirseda
22:47 | 06/10/2025
0

Florjan Binaj ka bërë një lëvizje surprizë në skenën publike, duke njoftuar zyrtarisht kandidimin e tij si...

Analisti: Berisha zgjodhi sozinë e Ramës për të mundur kryeministrin

Analisti: Berisha zgjodhi sozinë e Ramës për të mundur kryeministrin

22:43 | 06/10/2025
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Çela: Të forcohet siguria e magjistratëve

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Çela: Të forcohet siguria e magjistratëve

22:03 | 06/10/2025
Majk reagim të fortë për rritjen e eskortave në shoqëri: Po na shitet imoraliteti si sukses

Majk reagim të fortë për rritjen e eskortave në shoqëri: Po na shitet imoraliteti si sukses

21:37 | 06/10/2025
Vrasja e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë masakrës që tronditi Tiranën

Vrasja e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë masakrës që tronditi Tiranën

21:26 | 06/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com