Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Hetimi/ Vrasja e ish dhëndërit, babë e bijë e vëzhguan për 30 minuta Saliajn

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
“E vrava për nderin e vajzës”, detaje tronditëse nga masakra në Tiranë

Vrasësi i ish dhëndërit, Mexhit Picari, pritet të përballet nesër me masën e sigurisë, ndërkohë që së bashku me të do të jetë nën akuzë edhe e bija. Picari qëlloi për vdekje ish dhëndërin Kudret Saliaj vetëm pak minuta përpara se të zhvillohej seanca gjyqësore për divorcin përfundimtar mes tij dhe së bijës, Dhurata Saliaj. Kjo e fundit, mësohet se ka informuar babanë për çdo lëvizje të ish burrit të saj, çka solli më pas edhe veprimin fatal.

Burime hetimore bëjnë me dije se, deklarimet e babait dhe të së bijës kanë qene kontradiktore. Por sekuestrimi i telefonave pritet të zbardhë edhe komunikimet e tyre të fundit, ku do të zbardhet edhe dyshimi e ngjarja ishte e projektuar që më parë, dhe jo nga ndonjë zemërim i çastit, edhe pse ish polici Picari në dëshminë e tij në polici, ai pretendon se ka qëlluar pasi ka viktima e ka sharë. Ajo që mësohet nga burimet e deritanishme, është se babë e bijë kanë qenë nën vëzhgim të lëvizjeve të Saliajt, deri sa kanë vendosur për aktin esktrem.

Ngjarja

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së premtes në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës. Sipas dëshmitarëve por edhe pamjeve filmike të sekuestruara, është zbardhur dinamika e ngjarjes, ku Mexhit Picari qëlloi për vdekje dhëndërin e tij, Kudret Saliaj dhe plagosi avokatin e tij, Adriatik Camaj. Avokati është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që të shokuar kanë qenë dëshmitarët e pranishëm në ngjarje.

Dhurata Saliaj, vajza e Mexhit Picarit u arrestua disa orë pas vrasjes, me akuzën e bashkëpunimit në vrasjen e bashkëshortit të saj, me të cilin ishte në proces divorci. Ndërkaq, gruaja e Picarit ka dëshmuar se, ish dhëndëri i kishte kërcënuar disa herë. Madje, mediat bënë publike edhe një intervistë të Mexhit Picarit, ku fliste për përplasjet e ashpra me ish dhëndrrin e tij. “Isha ulur vetëm në tavolinë. Kudreti erdhi dhe shau. E dija sesa i dhunshëm ishte. Mora armën, e kisha pa karikator. E kam mbushur, kam vendosur karikatorin dhe më pas kam qëlluar në drejtim të dhëndërit”, mësohet të ketë dëshmuar Picari përpara hetuesve të ngjarjes.

Tags: Kudret SaliajMexhit Picaritirane

TË LIDHURA

Arratisja e Altin Ndocit, mister: targat e “Audi”-t ishin vjedhur disa ditë më parë
Aktualitet

Arratisja e Altin Ndocit, mister: targat e “Audi”-t ishin vjedhur disa ditë më parë

20:43 | 13/01/2026
“Duan “t’ia hedhin çelësat në det”, s’kanë asnjë provë për Ergys Agasin”, avokati Maks Haxhia
Aktualitet

“Duan “t’ia hedhin çelësat në det”, s’kanë asnjë provë për Ergys Agasin”, avokati Maks Haxhia

15:07 | 13/01/2026
Tiranë/ I moshuari gjendet i pajetë në kanalin me ujë te Bulevardi i Ri
Aktualitet

Arratisja e Altin Ndocit! Kontrolle intensive e postblloqe edhe në hyrje-dalje të Tiranës

14:58 | 13/01/2026
Next Post
Ministria e Jashtme britanike apel: Kujdes në Shqipëri nga shoferët e armatosur

IKMT nis operacionin nga Ksamili dhe Velipoja, Zyberaj: Asnjë tolerim

Izrael/ A do të mbijetojë koalicioni i brishtë Bennett-Lapid?

Izrael/ A do të mbijetojë koalicioni i brishtë Bennett-Lapid?

Përse martohet gruaja, përgjigjet Koeljo

Përse martohet gruaja, përgjigjet Koeljo







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Kristi përplaset me Brikenën; ajo: “Nuk mund të më manipulojë”. Mateo: “Nuk e përdor për show”
Showbizz

Kristi përplaset me Brikenën; ajo: “Nuk mund të më manipulojë”. Mateo: “Nuk e përdor për show”

by mirseda
22:56 | 13/01/2026
0

Pas diskutimeve për raportin e Mateos me Brikenën, kristi ka debatuar me banoren duke u shprehur se...

Keisi: Miri porosiste lule për dashnoret, banorja: “Turp të kesh”.

Keisi: Miri porosiste lule për dashnoret, banorja: “Turp të kesh”.

22:14 | 13/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit, mister: targat e “Audi”-t ishin vjedhur disa ditë më parë

Arratisja e Altin Ndocit, mister: targat e “Audi”-t ishin vjedhur disa ditë më parë

20:43 | 13/01/2026
Salianji shton takimet në bazën e PD-së, Berisha: Janë personale

Salianji shton takimet në bazën e PD-së, Berisha: Janë personale

20:23 | 13/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com