E diel, 20 Qershor, 2021
18.5 C
Tirana

Izrael/ A do të mbijetojë koalicioni i brishtë Bennett-Lapid?

Kjo është qeveria e parë në historinë izraelite që do të përfshijë një parti arabe dhe jo vetëm arabe, por një parti fetare, islamike dhe konservatore.

Ka shumë ‘herë të para’ në qeverinë e re që Yair Lapid dhe Naftali Bennett njoftuan se arritën të krijojnë  të mërkurën në mbrëmje.

Bennett, i cili do të jetë i pari në marrëveshjen e rotacionit me Lapid, do të bëhet kryeministri i parë izraelit që mban ‘kippa’ në kokë. Bennett është një produkt i shkollave dhe grupeve rinore të komunitetit fetar dhe do të bëhet kryeministri i parë i këtij sektori.

Në të njëjtën kohë, kjo është qeveria e parë në historinë e Izraelit që do të përfshijë një parti arabe dhe jo vetëm arabe, por një parti me baza fetare islamike dhe konservatore.

Është diçka që të gjithë izraelitët duhet të duan ta shohin: pjesëmarrjen aktive të arabëve izraelitë në qeverinë e këtij vendi. Jo vetëm në Knesset (parlamenti izraelit), ku anëtarët arabë janë ulur prej dekadash, por edhe në koalicion.

Së treti, është numri i ministrave femra që do të ulen rreth tryezës së qeverisë. Megjithëse qeveria nuk është formuar ende, numri duket të jetë tetë, më i madhi në historinë e Izraelit. Ky është një korrigjim i madh në një fushë të pabalancuar politike përpara zgjedhjeve të 23 Marsit, kur vetëm një parti (Laburistët) drejtohej nga një grua (Merav Michaeli).

Në vend që të festojnë këto rezultate, shumë izraelitë janë të dëshpëruar. Ndërsa kampi kombëtar-fetar mund të pritej të festonte suksesin e Bennettit, duket se shumica janë të mërzitur.

Për më tepër, integrimi i arabëve izraelitë në koalicion është një pjesë tjetër e kësaj qeverie që mund të festohet si një shenjë se Izraeli nuk është racist ose aparteid. Ndodhi e kundërta. Edhe pse Benjamin Netanyahu ishte i gatshëm të përfshinte Ra’am-in, shumë e shohin marrëveshjen me partinë arabe si një njollë mbi këtë qeveri të re.

Shumë gjëra ende mund të shkojnë keq para se qeveria Bennett-Lapid të betohet javën e ardhshme. Ekziston një mundësi që Bennett të humbasë më shumë anëtarë të Yaminas ndaj Netanyahu ose që dhuna të shpërthejë diku dhe të ilustrojë edhe një herë pasojat e uljes në një qeveri me një parti Arabe.

burimi: https://www.jpost.com/opinion/will-the-fragile-bennett-lapid-coalition-of-firsts-manage-to-survive-670203

marrë me shkurtime/ Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar. Ky virus vdekjeprurës, që përcillet...

Levandovski mban gjallë shpresat e Polonisë, Spanja komplikon kualifikimin

Përfundon ndeshja e grupit C, ku Spanja ka komplikuar kualifikimin, pasi Polonia i ka surprizuar, duke i rrëmbyer një pikë. Sfida u mbyll në...

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash...

Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë...

Mbi 1 milion vaksina/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza të Coronavac

Mbrëmjen e sotme, kanë mbërritur në aeroportin ''Nënë Tereza'', 50 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi...