E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Hetimi/ Vrasja e ish dhëndërit, babë e bijë e vëzhguan për 30 minuta Saliajn

Vrasësi i ish dhëndërit, Mexhit Picari, pritet të përballet nesër me masën e sigurisë, ndërkohë që së bashku me të do të jetë nën akuzë edhe e bija. Picari qëlloi për vdekje ish dhëndërin Kudret Saliaj vetëm pak minuta përpara se të zhvillohej seanca gjyqësore për divorcin përfundimtar mes tij dhe së bijës, Dhurata Saliaj. Kjo e fundit, mësohet se ka informuar babanë për çdo lëvizje të ish burrit të saj, çka solli më pas edhe veprimin fatal.

Burime hetimore bëjnë me dije se, deklarimet e babait dhe të së bijës kanë qene kontradiktore. Por sekuestrimi i telefonave pritet të zbardhë edhe komunikimet e tyre të fundit, ku do të zbardhet edhe dyshimi e ngjarja ishte e projektuar që më parë, dhe jo nga ndonjë zemërim i çastit, edhe pse ish polici Picari në dëshminë e tij në polici, ai pretendon se ka qëlluar pasi ka viktima e ka sharë. Ajo që mësohet nga burimet e deritanishme, është se babë e bijë kanë qenë nën vëzhgim të lëvizjeve të Saliajt, deri sa kanë vendosur për aktin esktrem.

Ngjarja

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së premtes në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës. Sipas dëshmitarëve por edhe pamjeve filmike të sekuestruara, është zbardhur dinamika e ngjarjes, ku Mexhit Picari qëlloi për vdekje dhëndërin e tij, Kudret Saliaj dhe plagosi avokatin e tij, Adriatik Camaj. Avokati është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që të shokuar kanë qenë dëshmitarët e pranishëm në ngjarje.

Dhurata Saliaj, vajza e Mexhit Picarit u arrestua disa orë pas vrasjes, me akuzën e bashkëpunimit në vrasjen e bashkëshortit të saj, me të cilin ishte në proces divorci. Ndërkaq, gruaja e Picarit ka dëshmuar se, ish dhëndëri i kishte kërcënuar disa herë. Madje, mediat bënë publike edhe një intervistë të Mexhit Picarit, ku fliste për përplasjet e ashpra me ish dhëndrrin e tij. “Isha ulur vetëm në tavolinë. Kudreti erdhi dhe shau. E dija sesa i dhunshëm ishte. Mora armën, e kisha pa karikator. E kam mbushur, kam vendosur karikatorin dhe më pas kam qëlluar në drejtim të dhëndërit”, mësohet të ketë dëshmuar Picari përpara hetuesve të ngjarjes.

Lexo edhe :   Koka*na në kutitë e picave/Pronarja e makinës ishte një grua
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ndryshimet klimatike, 22 gigaton akull shkrihen brenda një dite

Ndërsa ndryshimi i klimës po shkakton temperaturat e larta në të gjithë Arktikun, Groenlanda humbi një sasi të madhe akulli, shkrirja e të cilit...

Bashkia merr pronësinë e Teatrit/ Budina: Meta dhe Basha të mos heshtin

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka protestuar ndaj vendimit të qeverisë për t’i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Regjisori...

Lamtumirë doktor!

Nga Dritan Hila Ka kohë që diplomatët amerikanë kanë hequr dorashkat. Jo më larg se dje, ambasadorja e SHBA me një gjuhë cinike iu tha...

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...