Një gjykatë në Stamboll ka dënuar me 1.406 vite brug ish-drejtuesin e televizionit “Samanyolu”, Hidayet Karaca.
I konsideruar si pjesë e Lëvizjes Gylen, Karaca ishte një ndër 88 të pandehurit, të cilët akuzohen për komplote dhe fiksim të rezultateve të ndeshjeve në kampionatin turk, shkruan Cumhuriyet.
Karaca ka qenë drejtor i televizionit “Samanyolu” deri në vitin 2015 ku edhe u arrestua nga policia me akuzën se ishte mbështetës i Gylen.
Ai u dënua për akuzat e “shkeljes së konfidencialitetit”, “falsifikimit të dokumenteve” dhe “shpifjes” me arsyetimin se lëvizja FETO krijoi një komplot, në lidhje me rezultatet e disa ndeshjeve, çështje e cila ka vazhduar që nga viti 2016, nga Gjykata e Lartë Penale e Stambollit.
Të gjitha mediat e akuzuara sit ë lidhura me lëvizjen Gylen janë mbyllur, ndërkohë që gazetarët janë burgosur për shumë vite.