Është mbyllur seanca e parë në Gjykatën Kushtetuese mbi shembjen e Teatrit Kombëtar.
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e përfaqësuesit ligjor të presidentit për thirrjen e dëshmitarëve lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar pasi i ka cilësuar si të panevojshme dëshmitë e tyre.
Përfaqësuesi i qeverisë u shpreh se provat që kërkon presidenti nuk janë as detyrim ligjor e jo më kushtetues.
Vendimi është shtyrë për në 15 qershor, në seancën e rradhës.