Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Prokuroria dhe gjykata ngatërrojnë person, fusin në burg 61-vjeçarin gabimisht

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Prokuroria dhe gjykata ngatërrojnë person, fusin në burg 61-vjeçarin gabimisht

Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar rastin e një qytetari që është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim prej 11 ditësh gabimisht. Leandro Përgjegaj, i biri i Pal Përgjegaj, tregon se i ati është ndaluar në aeroportin e Rinasit më 15 Maj 2021 pasi udhëtoi nga Italia.

Ndalimi i tij është bërë zbatim të një vendimi gjykate të vitit 2020, që përmbante arrest me burg për akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike në Kukës.

Por Leandro Përgjegaj thotë se babai i tij jeton në Itali prej vitesh dhe nuk ka lidhje me personin që po kërkohet për kultivim kanabisi në Kukës. Në fakt bëhet fjalë për një tjetër Pal Përgjegaj. Prokuroria e lidh këtë person me një numër telefoni, për të cilin i biri shprehet, se babai i tij nuk e ka patur kurrë në përdorim. Pali ka mbi 10 ditë në qeli dhe më datë 2 Qershor është seanca e radhës gjyqësore.

Leandro Përgjegaj: Unë jam i biri i Pal Përgjegaj, babi im u nis nga Italia për të ardhur në Shqipëri për të marrë letrat për të bërë pensionin. Ndalohet në aeroportin e Rinasit dhe policia shoqëron në Policinë e Rinasit dhe i thonë që ky ka një dënim në vitin 2020. E kanë lidhur me një bandë që prodhojnë lëndë narkotike marijuanë a kanabis në Kukës, dhe ma fusin në burg. Te letrat që mori avokati doli që ky është i lidhur me anë të një numri telefoni. Numri i telefonit, ne kemi shkuar dhe hetuar atë që duhet të bënte Prokuroria, nuk i përket absolutisht babait tim. I përket një Pal Përgjegaj tjetër. Babai im nuk ka qenë asnjëherë në Kukës. Është 61 vjeç, nuk ka hyrë ndonjëherë në jetën e vetë në Kukës, nuk ka futur këmbë përveç me këtë rast. Është shofer autobusësh për persona me invaliditet. Jemi gjithë familja komplet me nënshtetësi italiane më shumë se 10 vjet. Janë 11 ditë që nga sot që është shoqëruar në paraburgim, 11 ditë që unë babain tim nuk e shoh.

Në numrin e telefonit në fjalë, ku është bazuar Prokuroria dhe ka arrestuar Pal Përgjegajn, gazetarja e emisionit Stop, Domenika Bajraktari, telefonoi dhe u përgjigj një tjetër person i quajtur gjithashtu Pal Përgjegaj por me gjeneralitete të tjera të prindërve, i biri i Gjon dhe Dile Përgjegaj.

Hetimin e kësaj dosje e ka bërë prokurorja Rita Gjati, e cila është shkarkuar nga sistemi i drejtësisë pasi nuk ka kaluar Vettingun. Ndërsa tani çështja i ka kaluar prokurorit Edmond Karriqi. Gazetarja e Stop bisedoi me prokurorin Karriqi i cili tha se çështja tani është në dorë të gjykatës për të vlerësuar rastin e ngatërresës së personit.

Prokurori: Këto vlerësime të provave, i bën Gjykata tani. Unë e kam marrë çështjen në gjykim dhe akoma nuk jemi futur në shqyrtim gjyqësor. Ka një masë sigurimi të vendosur nga Gjykata një vit përpara. Ajo masë sigurimi ka qenë e paekzekutuar. Para kësaj mase, është vendosur një masë tjetër, po për një Pal Përgjegjaj tjetër, është revokuar, është pushuar. Tani kemi të bëjmë me një Pal Përgjegjaj, që disa ditë përpara, u bë verifikimi i masës pikërisht, për atë emër, mbiemër për të cilën ishte marrë masa me vendim gjykate. Unë për këtë pjesë, nuk kam qenë prokurori i çështjes. Unë vij në gjykim, unë kam dosjen përpara dhe futem në gjykim dhe derisa çështja nuk ka filluar shqyrtimin gjyqsor, unë jam pjesëmarrës. Autoriteti ligjvënës dhe vendim- marrës është Gjykata.

Gazetarja: Në dosjen e kësaj çështje për këtë shtetas a ka qoftë dhe një kërkesë tek Operatori Telefonik, që ky numër lidhet me këtë shtetas, me këto gjeneralitete, që ka Pali, që sot është në burg?

Prokurori: Këto janë veprime, që janë kryer gjatë fazës së hetimeve paraprake dhe do t’i vlerësojë Gjykata. Kjo dosje me këto të dhëna, me këtë emër, mbiemër është pranuar të kalojë për gjykim, se për gjyqtarin e hetimeve paraprake, ka qenë e mjaftueshme akuza.

Gazetarja: Unë di sot të them, që zoti Pal Përgjegaj, me gjeneralitetet e vendosura në këtë vendim dhe me numrin e telefonit, kanë një përplasje, pasi nuk janë i njejti person.

Prokurori: Po pra, por këtë e vendos Gjykata.

Nesër, më 2 Qershor, është seanca e radhës gjyqësore ndaj 61-vjeçarit Pal Përgjegaj që është arrestuar padrejtësisht.  /tvklan.al

Tags: "STOP"“gabimisht”burgedmond karriqi

TË LIDHURA

“Arlis Ndërtim” premton rindërtimin e plotë të apartamenteve të dëmtuara
Aktualitet

Pse zjarri ishte agresiv? Kreu i Zjarrfikëses: Shtresa e jashtme shpërndau flakët

22:39 | 15/04/2026
Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin në Lezhë
Aktualitet

Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin në Lezhë

20:50 | 15/04/2026
Inxhinierja Luljeta Bozo: Ndërtuesit duan të kursejnë, por dështoi edhe sistemi kontrollues
Aktualitet

Inxhinierja Luljeta Bozo: Ndërtuesit duan të kursejnë, por dështoi edhe sistemi kontrollues

20:03 | 15/04/2026
Next Post
”Kam kritikuar Bashën”/ Harxhi: Isha kundër djegies së mandateve

''Kam kritikuar Bashën''/ Harxhi: Isha kundër djegies së mandateve

Korrupsioni në Ballkan vë në rrezik anëtarësimin në BE

Korrupsioni në Ballkan vë në rrezik anëtarësimin në BE

Vaksinimi, Manastirliu jep shifrat: Deri tani kemi injektuar 138,846 doza

Manastirliu publikon shifrat: 780 mijë të vaksinuar kundër Covid-19







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

“Arlis Ndërtim” premton rindërtimin e plotë të apartamenteve të dëmtuara
Aktualitet

Pse zjarri ishte agresiv? Kreu i Zjarrfikëses: Shtresa e jashtme shpërndau flakët

by mirseda
22:39 | 15/04/2026
0

Drejtori i Zjarrfikëses në Tiranë Shkëlqim Goxhaj, në një intervistë sonte në 15 prill dha më shumë...

“E dija që ishim bërë për njëri-tjetrin”/ Selin rrëfehet për marrëdhënien me Gimbon

“E dija që ishim bërë për njëri-tjetrin”/ Selin rrëfehet për marrëdhënien me Gimbon

22:20 | 15/04/2026
Nuk kanë fund golat në pjesën e parë, Reali udhëheq ndaj Bayern në Champions

Nuk kanë fund golat në pjesën e parë, Reali udhëheq ndaj Bayern në Champions

21:55 | 15/04/2026
Guler “trondit” Bayernin në Champions, eurogol nga goditja e dënimit

Guler “trondit” Bayernin në Champions, eurogol nga goditja e dënimit

21:36 | 15/04/2026
Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

21:24 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com