Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Gjykata e Arbitrazhit/ Shqipëria kërkon “korrigjim” të vendimit ndaj Becchettit

5 vjet ago
in Aktualitet, Ekonomi
Qeveria bëhet gati për të paguar 109 milionë euro vendime arbitrazhi

Nertila Maho/ Monitor

Arbitrazhet vazhdojnë të “gërryejnë” financat shqiptare ku Shqipëria po paguan miliona euro për përballjet e saj në gjykatat ndërkombëtare.

Në 26 maj 2021 në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID)u paraqit një tjetër kërkesë e Shqipërisë sa i takon përplasjes me investitorin italian Francesco Becchetti. Në rifreskimin që i është bërë të dhënave për këtë çështje thuhet se “Sekretari i Përgjithshëm regjistroi një kërkesë për korrigjim të vendimit për anulim të paraqitur nga Republika e Shqipërisë”.

Vetëm pak javë më parë, në fillim të muajit prill avokatët e investitorit bënë me dije në media se tashmë gjykata i kishte dhënë të drejtë biznesmenit italian duke rrëzuar kështu kërkesën e Shqipërisë për anulimin e vendimit që detyronte vendin tonë t’i paguajë 110 milionë euro. Mbetet ende e paqartë se cila është kërkesa e Shqipërisë në këtë hap duke kërkuar korrigjim por njohës të çështjeve ligjore edhe në aspektin e përplasjeve ndërkombëtare kanë shprehur se Shqipëria nuk ka gjasa që të fitojë këtë përballje dhe do të jetë e detyruar që të paguajë.

Në datën 26 maj 2021 Shqipëria kishte regjistruar kërkesën e saj për anulim në gjykatë, përmes Avokaturës së Shtetit dhe studios ligjore Wragge Lawrence Graham, London, Britani. Kjo është studio e parë që qeveria ka pasur të kontaktuar gjatë përballjes që pati me investitorin në vitin 2015 ndërkohë që në fazën e dytë kur u kërkua anulimi në krah të Avokaturës ishte studioja ligjore amerikane Foley Hoag.

Duket se çështjet e Arbitrazhit do të kenë më shumë shpenzime në horizont pasi po në datë 26 maj Avokatura e Shtetit njoftoi në faqen e saj se po kërkonte një studio ligjore që do të bënte përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të Republikës së Shqipërisë, në një proces arbitrazhi të iniciuar para Qendrës Ndërkombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve së Investimeve (ICSID).

Të njëjtën kërkesë Avokatura e bëri edhe në muajin prill kur në vend vlonte çështja e zgjedhjeve dhe vëmendja ishte larg. Në njoftimin e datës 13 prill Avokatura kërkon një studio për përfaqësim të interesave të Shqipërisë po në (ICSID).

Në këtë gjykatë aktualisht janë në vazhdim përveç çështjes së Becchettit edhe ajo me Arka Energy e cila ka paditur Shqipërinë pas tërheqjes nga kontrata për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Akërnisë. Kompania edhe pse nuk ka dhënë publikisht detaje mbi shumën që ka kërkuar nga burime pranë saj është lakuar shifra 110 milionë euro.

Arbitrazhet, si rrezik për financat

Arbitrazhet ndaj Shqipërisë viteve të fundit janë rritur në mënyrë të dukshme. Dy nga gjashtë çështjet i takojnë vitit 2020 dhe në total, dëmshpërblimi potencial për të gjitha llogaritet rreth 450 milionë euro. Vetëm pak kohë më parë Shqipëria humbi arbitrazhin me kompanitë “Aktor” dhe “Copri”.

Këta të fundit ishin ndërtuesit e dy loteve të autostradës Tiranë-Elbasan dhe përplasjet që patën me qeverinë bënë që shteti në finale të paguante 45 milionë USD. Një tjetër çështje në vazhdim është ajo me “Dondi & Kubota” ku humbja e shtetit shqiptar llogaritet në 90 milionë euro nga të cilat vetëm 20 milionë si pretendim gjykate ndërsa pjesa tjetër lidhet me mospërfundimin e investimit.

Në 23 shtator 2020, pranë ICSID, u regjistrua një tjetër çështje kundër Shqipërisë. “Kompania Durrës Kurum Shipping” dhe të tjerë paditën shtetin duke kërkuar 100 milionë euro kompensim për prishje të njëanshme të kontratës. Këtyre më pas u shtohen edhe çështja e Becchettit dhe ajo e Akërnisë që rrisin në mënyrë të jashtëzakonshme shumën potenciale që Shqipëria mund të humbasë të Arbitrazhe.

Tags: arbitrazhbecchettimonitorshqiperia

TË LIDHURA

Shembet toka në Delvinë, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut
Aktualitet

Shembet toka në Delvinë, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

21:48 | 18/02/2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje
Aktualitet

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje

20:35 | 18/02/2026
Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, humb jetën një person
Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, humb jetën një person

19:40 | 18/02/2026
Next Post
Operacion anti-drogë në Durrës, arrestohen dy persona

Durrës/ Goditi për vdekje një 53 vjeçar, arrestohet autori, motive të dobëta

ILD: Të nisë hetimi disiplinor, Kryetarja e Gjykatës Elbasan video “Tik-Tok”-u

ILD: Të nisë hetimi disiplinor, Kryetarja e Gjykatës Elbasan video "Tik-Tok"-u

Pollo: Zgjedhjet e lira për normalitetin demokratik

Apel kundër dhunës e pleduajé për respektin







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Të enjten nis muaji i Ramazanit, Veliaj: Agjërim të mbarë për të gjithë besimtarët myslimanë
Politikë

Të enjten nis muaji i Ramazanit, Veliaj: Agjërim të mbarë për të gjithë besimtarët myslimanë

by mirseda
22:36 | 18/02/2026
0

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka uruar nga qelia besimtarët myslimanë për një muaj Ramazani të...

Pas daljes nga BBVK, Labinot Rexha kërcënon Leonora Jakupin!

Pas daljes nga BBVK, Labinot Rexha kërcënon Leonora Jakupin!

21:57 | 18/02/2026
Shembet toka në Delvinë, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

Shembet toka në Delvinë, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

21:48 | 18/02/2026
Protesta e 20 shkurtit, Ambasada e SHBA: Qytetarët amerikanë të shmangin demonstratën

Protesta e 20 shkurtit, Ambasada e SHBA: Qytetarët amerikanë të shmangin demonstratën

21:31 | 18/02/2026
Noka nga Bulqiza: Të gjithë bashkë për të ndalur fundin e demokracisë

Noka nga Bulqiza: Të gjithë bashkë për të ndalur fundin e demokracisë

21:12 | 18/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com