Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Apel kundër dhunës e pleduajé për respektin

4 vjet ago
in Editorial - Opinione
Pollo: Zgjedhjet e lira për normalitetin demokratik

Nga Genc Pollo

1-Nëntë muaj më parë, Samuel Paty, një mësues gjimnazi në Paris, në orën  e mësimit përdori karikatura profane të Profetit Muhamet për të ilustruar para nxënësve të tij lirinë e shprehjes dhe pasojat e reagimet ndaj saj; ai u ofroi nxënësve të besimit mysliman, kryesisht nga familje me origjinë nga Magrebi, të largoheshin nga klasa nëse nuk e duronin dot atë që Islami e quan fyerje të papranueshme të Pejgamberit. Prindi i një nxënësi filloi një aksion kundër mësuesit në rrjetet sociale, që u shndërrua në fushatë urrejtje e u përhap si flakë kashte. Një javë më vonë një emigrant çeçen i zuri pusi mësuesit Paty, teksa ky dilte nga shkolla e i preu kokën me satër.

2-Tre dekada më parë në Vjenë një koleg më ftoi për të parë filmin “Jeta e Brian-it” (The life of Brian) me grupin e aktorëve Monthy Pyton. Në hyrje të kinemasë u surprizova tek pashë dy murgesha që i zgjasnin fletëpalosje çdo vizitori. “Jeta e Brianit” ishte një parodi plot qesëndi e Jesu Krishtit dhe e Judeas së asaj kohe. Në fletëpalosjen, që e lexova plot kërshëri më pas, shënohej se narrativa e filmit ishte e padenjë për Birin e Perëndisë dhe se ajo lëndonte padrejtësisht ndjenjat e besimtarëve të krishterë.

3-Diku në mes të harkut kohor midis fletëpalosjeve në Vjenë dhe satërit në Paris, një shoqatë e hoxhallarëve në Shqipëri mori nismën bamirëse për të dhuruar gjak për të sëmurët, si dëshmi e dashurisë së tyre ndaj Profetit Muhamet; i cili ishte paraqitur me turban-bombë në karikatura të botuara nga një gazetë satirike në Danimarkë. Ndërkohë Lindja e Mesme, Pakistani etj. ishin përfshirë nga protesta të dhunshme: ambasadat daneze u sulmuan dhe, në ndonjë rast, ju vu zjarr. Kontrasti duket qartë!

4-Vjet në shkurt 2020 karnevali në qytezën Aalst të Belgjikës për herë të dytë paraqiti figurat stereotipe të hebrenjve me rrobe të zeza, hundë të madhe e qese me florinj në dorë. Kjo ndezi polemika të shumta: nga shoqatat judaike te kryeministrja belge e Presidentja e Komisionit Europian që kritikuan karnevalin për antisemtizëm e dehumanizim deri te bashkia Aalst e qeveria e provincës flamande që e mbronin atë bazuar në traditë e në lirinë e shprehjes e të satirës. Në shkurt të këtij viti karnevali nuk u mbajt.

DHUNA

Besoj se në vendin tonë, në rajon, e më gjerë ka një konsensus solid jo vetëm politik por edhe shoqëror për refuzimin e dhunës fizike, deri diku edhe asaj verbale, në rastet e ekstremizmit fetar. Kjo është një cilësi e vyer që nuk bie nga qielli, por kultivohet ndër shekuj. Ajo nuk është e garantuar apriori e prandaj duhet mirëmbajtur përherë. Europa ka një histori dymijëvjeçare të vështirë të shenjuar nga mizori si ikonoklastia, dekreti Alhambra, lufta tridhjetëvjeçare, pogromet e tmerri i fundit i Holokaustit. Gjithësesi koncepti i dinjitetit e i lirisë së njeriut është absolutisht dominant mbas Luftës së Dytë Botërore e rënies së Perdes së Hekurt. Po ashtu edhe refuzimi i dhunës sektare. Për këtë duhet të jemi të lumtur e mirënjohës. Ndërkohë Lindja e Mesme është në konvulsione periodike ku ekstremizmi fetar gjen hapësira politike. Kalifati DAESh i shpallur mes Irakut e Sirisë (2014-2019) ishte shembulli i dukshëm; por lëvizje politike teokratike të fuqishme vazhdojnë luftën për pushtet përmes radikalizimit fetar, nxitjes së urrejtjes mes myslimanëve e mes feve abramitike dhe ushqimit të ektremizmit të dhunshëm. Këtë e bëjnë në vendet arabe por edhe në Europë e më gjerë; online dhe offline. Vrasja gjakftohtë e mësuesit Samuel Paty është fatkeqsisht vetëm një rast nga të shumtit. Por për shkak të statusit të tij e të rrethanave të vrasjes në Europë pati një valç të vecantë solidariteti. U caktua edhe një ditë në përkujtim të tij. Dhe me të drejtç sepse dhuna, vrasja e terrori duhen kundërshtuar pa hezitim. Qeveria në Tiranë dhe ministrja e Arsimit duke e injoruar këtë ditë përkujtimore humbën një mundësi për një gjest moral të duhur.

RESPEKTI

Nga ana tjetër respekti për tjetrin, në veçanti për besimin e tjetrit, është një kategori legjitime dhe e domosdoshme. Respekti për hebrenjtë (e mbetur) të Europës, për fenë e traditën e tyre u invokua si arsye që karnevali në Aalst të ishte më diskret. Cilësi e respektit është që tjetrin të mos e fyesh veresie dhe sidomos të mos e detyrosh të ekspozohet ndaj fyerjes. Respekti nuk rregullohet dot më me ligje antiblasfemi të cilave u ka kaluar koha; ai buron të paktën nga një kulturë vetëpërmbajtje, diskrecioni dhe empatie ndaj të tjerëve që duken të ndryshëm apo edhe të huaj. Në këtë kontekst lipset të pyesim nëse është vërtet e domosdoshme që mësimi i lirisë së shprehjes të ilustrohet me imazhe që shihen fyese dhe poshtëruese nga një pjesë e nxënësve? Revista Charlie Hebdo, viktimë e terrorizmit islamik në 2015, nuk kishte botuar vetëm karikaturat e Muhametit; kush e ka shfletuar mund t’i ketë kapur syri plot imazhe ekstreme, ndër to edhe karikatura të neveritshme ku Papa i Romës përqeshet me cenet e tij fizike e moshore. E megjithatë, në kuadrin e lirisë së shprehjes e të mendimit kritik të tilla botime janë brenda ligjit: kush don i shfleton, kush nuk don i injoron. Por askush nuk duhet t’i bëjë ato p.sh. lexim obligator të besimtarëve. Provokime të tilla, e mungesa e respektit në tërësi u çon ujin në mulli ektremistëve që rreken të radikalizojnë masat. Ekstremistë që kanë halë në sy vlerat demokratike të Kushtetutës. Lufta kundër ideologjive të tyre siç po tenton Franca e Austria është e nevojshme për të ruajtur vlerat demokratike. Por edhe respekti për themelin e besimit, që shfaqet i thellë por jo agresiv, është ana tjetër e medaljes. -fund- /Panorama.al/

Tags: dhunaGenc Pollopanorama

TË LIDHURA

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa
Editorial - Opinione

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa

22:17 | 17/05/2025
Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?
Analizë

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

22:49 | 15/05/2025
Next Post
Ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu vizitoi dje Greqinë

Ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu vizitoi dje Greqinë

Le Figaro: “Shqipëria dhe fantazmat e Sigurimit të Enver Hoxhës”

Le Figaro: "Shqipëria dhe fantazmat e Sigurimit të Enver Hoxhës"

Do hetohet për videot në “Tik-Tok”, Kapedani: Duan të përbaltin figurën time

Do hetohet për videot në "Tik-Tok", Kapedani: Duan të përbaltin figurën time

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025




TË FUNDIT

E rëndë në Berlin, 13-vjeçari therr me thikë shokun e klasës në palestë
Bota

E rëndë në Berlin, 13-vjeçari therr me thikë shokun e klasës në palestë

by mirseda
23:14 | 22/05/2025
0

Një djalë 11-vjeçar u plagos rëndë pasi u qëllua me thikë në një shkollë fillore në Berlin....

Fraza që ‘vret’ një marrëdhënie, me çfarë ta zëvendësojmë atë

Fraza që ‘vret’ një marrëdhënie, me çfarë ta zëvendësojmë atë

22:34 | 22/05/2025
Tërmeti “shkatërrues” në Meksikë, për herë të tretë në të njëjtën datë

Pas lëkundjeve të fuqishme të mëngjesit,ky vend goditet sërish nga një tërmet!

22:26 | 22/05/2025
Lajmi për vdekjen e Lames trondit opinionin, Gjokutaj sqaron si qëndron e vërteta

Lajmi për vdekjen e Lames trondit opinionin, Gjokutaj sqaron si qëndron e vërteta

22:24 | 22/05/2025
(FOTO)Luiz Ejlli prek me fjalët për Lunën: Jam heroi i saj… sepse jam babai i saj

(FOTO)Luiz Ejlli prek me fjalët për Lunën: Jam heroi i saj… sepse jam babai i saj

22:18 | 22/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com