Liverpuli ka arritur marrëveshjen për të nënshkruar me mbrojtësin Ibrahima Konate nga RB Leipzig.
22-vjeçari do të bëhet nënshkrimi i parë i kësaj merkatoje verore nga Jurgen Klopi pasi “Reds”-at paguan klauzolën e lojtarit me një lëvizje prej 36 milion £.
Konate tha për Liverpoolfc.com: “Jam i kënaqur që po bashkohem me një klub kaq mbresëlënës sa Liverpuli. Është një emocion i vërtetë për mua dhe familjen time dhe mezi po pres të takoj shokët e rinj të ekipit, stafin dhe të filloj këtë kapitull të ri.
Tani për tani, fokusi im është në Kampionatin Evropian U21 me Francën, por pas këtij kompeticioni e di që do të bashkohem me një nga ekipet më të mira në botë dhe kjo më jep një ndjesi të shkëlqyer.”
Konate pritet të ndërtojë dyshen e prapavijës bashkë me Virxhil Van Dajkun sezonin e ardhshëm në Anfield.