“Mali i Zi duhet të dërgojë një ambasador të ri në Serbi”, tha Abazoviçi duke shtuar se “ne duhet të provojmë të qetësojmë marrëdhëniet dhe t’i kalojmë ato në shoqërore”.
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç pritet të zhvillojë në qershor një vizitë zyrtare në Beograd. Ai u shpreh se nuk dëshiron raporte armiqësore me askënd sidomos me fqinjët.
Abazoviçi ishte i ftuar në një emision televiziv të televizionin A1TV ku deklaroi se me kënaqësi do të udhëtonte për në Beograd.