Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Shoqëria po zgjohet

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Rreziku i kritikës nihiliste: Përgjigje për Andi Bushatin

Reagimi i shoqërisë sh qiptare kundër abuzimit seksual të një vajze ishte një ngjarje e madhe. Qindra gra, vajza, djem e burra dolën të protestonin jo vetëm në Rrëshen, por edhe në kryeqytet e qytete të tjera kryesore të Shqipërisë.

Reagimi masiv, dhe jo për herë të parë ndaj ngjarjeve të tilla, tregon se shoqëria jonë po zgjohet për t’u përballur me plagën e dhimbshme të dhunës dhe abuzimit ndaj grave dhe vajzave shqiptare. Është një nga plagët më të mëdha të shoqërisë sonë sa patriarkale, aq edhe maskiliste që e vuajnë me mijëra gra dhe vajza.

E megjithatë ky problem kaq madhor në mediat tona ose injorohet, ose banalizohet si histori rozë telenovelash. Mjafton të shikosh se në mediat kryesore janë shkruar shumë më tepër artikuj rreth fatit të Berishës javën e fundit sesa mbi dhunën ndaj grave dhe vajzave në dy vitet e fundit.

E ndërtuar për t’u shërbyer interesave të ngushta ekonomike dhe politike më shumë sesa shoqërisë, mediat shpesh janë tërësisht të shkëputura nga realiteti social. Ato e fshehin më shumë sesa e pasqyrojnë këtë realitet, duke i mbivendosur një realitet politik që i shërben politikanëve më shumë sesa qytetarit.

Është një realitet tejet maskilist ku disa meshkuj analistë (siç është edhe autori këtyre radhëve) merren me fatin dhe shqetësimet e disa meshkujve të tjerë politikanë, ku probleme si abuzimi apo dhuna ndaj grave dhe vajzave duken të parëndësishme për mos të thënë të mërzitshme. Edhe kur realiteti ynë i dhunshëm social e ngre kokën me vrasje dhe dhunime makabre vajzash e grash, mediat shpejtojnë t’i transformojnë këto ngjarje në kronika ose telenovela rozë.

Me kë ish lidhur, me kë kish flirtuar, çfarë i kish thënë viktima vrasësit, apo si dhe pse e kish refuzuar. Kështu vëmendja zhvendoset nga fenomeni i dhunës te rrethanat. Për të mos thënë që shpesh faji i faturohet vajzave për mënyrën si vishen, apo se “provokojnë” apo flirtojnë.

U desh një tjetër ngjarje mjaft e rëndë për të kuptuar se abuzimi dhe dhuna ndaj vajzave dhe grave nuk mund të justifikohet. U desh të dhunohej përsëri një vajzë për të ndjerë atë që e dinim të gjithë dështimin e shtetit tonë në çdo qelizë, nga polici dhe drejtësia deri te qeveria për të mbrojtur më shumë se gjysmën e popullatës.

E megjithatë përballë një ngjarje kaq tronditëse reagimi i shtetit dhe i politikës është pothuajse inekzistent. Asnjë prononcim nga Kryeministri jo vetëm për dënimin e ngjarjes, por edhe mbi masat që duhen marrë që të mos përsëriten kaq shpesh dhunime kaq tronditëse. Asnjë reagim i fuqishëm nga opozita për të denoncuar dështimin e shtetit për të garantuar sigurinë e vajzave, grave dhe të miturve.

Me debatet pa fund rreth zgjedhjeve, Ramës, Bashës, Metës apo Berishës realiteti politik duket se gjithnjë e më shumë po i largohet realitetit social. Ai është kthyer në një flluskë, brenda së cilës gjithnjë e më shumë jetojnë mediat dhe politikanët dhe gjithnjë e më pak shoqëria shqiptare. Kjo e fundit tashmë po zgjohet dhe në vend që të mrekullohet nga flluskat e sapunit po proteston për problemet që shqetësojnë atë dhe jo për hallet e politikanëve./panorama

Tags: Blendi Kajsiuopinionshoqëria

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
”Basha të largohet”/ Nishani: Duhet një model i ri për tëmundur Ramën

Zgjedhjet/ Nishani tregon kandidaturën që do e dëshironte në krye të PD

Nishani i shkon në zyrë Bashës për djegien e mandateve

Berisha ''non grata'/ Nishani: Basha kishte dijeni, ndaj afroi zgjedhjet në PD

50 Vjet me Birra Peja

50 Vjet me Birra Peja







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Anglia “dëmtohet” para Shqipërisë
Sport

Anglia “dëmtohet” para Shqipërisë

by mirseda
22:26 | 11/11/2025
0

Anglia do të vuajë tre mungesa të rëndësishme në dy sfidat e muajit nëntor, ndaj Serbisë dhe...

Diddy nis rehabilitimin në burg, mund t’i sigurojë uljen e dënimit

Diddy nis rehabilitimin në burg, mund t’i sigurojë uljen e dënimit

21:43 | 11/11/2025
Zjarr në një banesë në Memaliaj, shpërthen bombola e gazit

Zjarr në një banesë në Memaliaj, shpërthen bombola e gazit

21:21 | 11/11/2025
Mijëra njerëz në Beograd rrethojnë ndërtesën e ushtrisë – pengojnë ndërtimin e kompleksit të Trumpit

Mijëra njerëz në Beograd rrethojnë ndërtesën e ushtrisë – pengojnë ndërtimin e kompleksit të Trumpit

21:14 | 11/11/2025
Më 13 nëntor, Itali–Shqipëri diskutojnë mbrojtje, industri dhe emigracion

Më 13 nëntor, Itali–Shqipëri diskutojnë mbrojtje, industri dhe emigracion

20:40 | 11/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com