Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

11 minibashkitë e kryeqytetit – letër lakmusi për opozitën

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

Nga: Eduard Zaloshnja

Për shumë arsye, rezultatet e zgjedhjeve në 11 minibashkitë origjinale të kryeqytetit mund të shërbejnë si një letër lakmusi për zgjedhjet që mbaruan e ato që do të vijnë. Disa nga arësyet më të rëndësishmet janë të renditura në vijim:

 Problemet që kanë konstatuar vëzhguesit e OSBE/ODHIR-it në mënyrë periodike në zgjedhjet shqiptare kanë qenë të lokalizuara në provinca të ndryshme apo në bashki/fshatra të tjera të qarkut Tiranë, por asnjëherë në
kryeqytet (përjashtim bën vetëm viti 1996).

 Rezultati elektoral në 11 minibashkitë origjinale të kryeqytetit ka qenë gjithnjë barometër politik i zgjedhjeve të rradhës dhe atyre pasardhëse, ngaqë kryeqyteti përbën një konglomerat demografik të krahinave të Shqipërisë.

 Vetëm 10 vjet më parë, gara elektorale në kryeqytet përfundoi me fotofinish (ku edhe ambasadori amerikan përveshi mëngët në numërimin e votave…). Në atë garë, PD, LSI, PDIU etj përkrahën Bashën për kryebashkiak, ndërsa PS, PSD, etj. përkrahën Ramën.

 Historikisht, në 11 minibashkitë origjinale të kryeqytetit, është regjistruar përqindja më e ulët e votave të pavlefshme (përjashtim bën vetëm viti 2019, kur opozita i bojkotoi zgjedhjet lokale). Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, vetëm 2.2% e votave në 11 minibashkitë origjinale të kryeqytetit dolën të pavlefshme (në rang republike, dolën 5.1% të pavlefshme).

 Pavarsisht ndryshimeve e lëvizjeve demografike në 11 minibashkitë origjinale të kryeqytetit, nuk ka ndryshuar shumë numri i pjesëmarrësve në zgjedhjet gjatë dekadës së fundit – rreth 253 mijë vota të vlefshme ishin më
2011; rreth 285 mijë ishin më 2021. Duke mbajtur parasysh faktorët e mësipërm, vlen të analizojmë rezultatet e 25 prillit 2021 për 11 minibashkitë origjinale të kryeqytetit. Si kudo në Shqipëri, PD-ja pati një rritje të ndjeshme të peshës elektorale në kryeqytet – mori 38.2% të votave, nga 28.2% që kishte marrë para 4 vjetësh. Por kjo rritje 10-pikëshe erdhi kryesisht në kurriz të LSI-së, së cilës iu përgjysmua pesha e saj elektorale (si dhe pjesërisht në sajë të PDIU-së, që u shkri me listat e PD-së kësaj here).

Nga ana tjetër, PS-ja mori 49.2% të votave (nga 51.2% para 4 vjetësh), sepse në kurriz të saj u rrit aleatja e vogël PSD. Sidoqoftë, nqs bëjmë një krahasim me zgjedhjet e 2011-ës, kur partitë politike ishin të rreshtuara në mbështetje të Ramës apo Bashës njësoj si sot, vëmë re se PS+PSD morën më 25 prill 51.7% të votave dhe PD+LSI 44.3% (partitë e vogla në mes morën 4%).

Vetëm në tre minibashki, PS+PSD nuk arritën ta kalojnë 50-përqindëshin e votave të vlefshme (në minibashkitë 8, 9 dhe 11), ndërkohë që rezultatin më të lartë e arritën në minibashkinë 1, me 55.5% të votave. Nga ana tjetër, PD+LSI arritën ta kalojnë 50-përqindëshin vetëm në minibashkinë 8, me 51.5% të votave.

E detajuar analiza e mësipërme është ilustruar në grafikun dhe tabelën e mëposhtme, të cilat duhen analizuar me vemndje nga kushdo që don të jetë kryetari apo kryetarja e PD-së më 13 qershor…

 

Tags: Eduard Zaloshnjaopinionopozita

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Vitese e ”fiksuar” me shqiptarët, arrin akordin me mesfushorin 22-vjeçar

Vitese e ''fiksuar'' me shqiptarët, arrin akordin me mesfushorin 22-vjeçar

Pas Ilir Allkjas, shkarkohet nga detyra një tjetër mjek i QSUT (Dokumenti)

Lajm i mirë: Pas 244 ditësh, asnjë humbje jete nga koronavirusi

Tre pacientë humbin jetën në spitalin Infektiv në 24 orët e fundit

Bilanci nga Covid: 15 raste të reja, 71 pacientë të shëruar







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Papa Leoni dënon kërcënimet e Trump ndaj Iranit: Të papranueshme
Bota

Papa Leoni dënon kërcënimet e Trump ndaj Iranit: Të papranueshme

by mirseda
22:39 | 07/04/2026
0

Papa Leoni tha këtë të martë, 7 prill, tha se kërcënimet ndaj popullsisë së Iranit janë “të...

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani paralajmëron SHBA-në në OKB: Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndaj kërcënimeve për krime lufte

Irani paralajmëron SHBA-në në OKB: Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndaj kërcënimeve për krime lufte

21:45 | 07/04/2026
Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca

Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca

21:43 | 07/04/2026
Alarm në Lindjen e Mesme: Gjermania dhe Holanda u kërkojnë qytetarëve të largohen nga Emiratet Arabe

Alarm në Lindjen e Mesme: Gjermania dhe Holanda u kërkojnë qytetarëve të largohen nga Emiratet Arabe

21:32 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com