Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Udhëtonte nga Athina, Lukashenko mori peng avionin për gazetarin 26 vjeçar

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Udhëtonte nga Athina, Lukashenko mori peng avionin për gazetarin 26 vjeçar

Është nisur për t’u rikthyer në shtëpi, në Vilnius, por ka përfunduar në vendin që ai e braktisi nga frika e regjimit, në Bjellorusi. Gazetari Roman Protasevic po udhëtonte nga Athina për në Vilnius, kur avioni i tij u detyrua të ulej në Minsk, pas udhërit të Lukashenko. Aktivisti ishte anëtar i delegacionit të lideres të opozitës Bjelloruse Svetlana Tikhanovskaya, e cila kishte marrë pjesë në Forumin e Delphi.

Gazetari 26-vjeçar ka shprehur prej kohësh frikën se mund të vritet sepse ai kundërshtoi publikisht Lukashenkon. Deri në momentin e  arrestimit të tij, Protasevic ishte kryeredaktori i një media në Bjellorusi, e cila ka rreth 250,000 ndjekës.  26-vjeçari ka punuar në edicionin e lajmeve me bazë në Poloni NEXTA, i cili vitin e kaluar transmetoi imazhe të protestave kundër Presidentit të Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko.  Kanali me 1 milion ndjekës kundërshton hapur Lukashenkon, kundërshtarët e të cilit janë rrëmbyer dhe vrarë në të kaluarën.

Madje ka luajtur  një rol të madh në protestat masive kundër Lukashenkos në vitin 2020, një kohë kur ishte e vështirë për mediat e huaja të bënin diçka të tillë. Rikujtojmë se në Bjellorusi kanë shpërthyer protesta masive pas rezultatit te zgjedhjeve, diçka që Lukashenko e ka mohuar.

Pamjet tronditëse që ai tregoi shfaqnin brutalitetin e policisë në shtypjen e protestuesve pas zgjedhjeve të diskutueshme të 9 gushtit 2020. Kur qindra mijëra njerëz dolën në rrugë për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj këtij regjimi autoritar, shteti iu kundërpërgjigj me forcë. Forcat bjelloruse të sigurisë kanë arrestuar mijëra njerëz dhe u janë nënshtruar torturave dhe keqtrajtimeve, sipas Human Rights Watch. Viktimat kanë deklaruar  se janë rrahur dhe kanë pësuar tortura nga më të ndryshmet. Ata kanë pësuar dëmtime serioze: kocka dhe dhëmbë të thyer, plagë në lëkure, djegie dhe në disa raste dëmtime të veshkave, sipas organizatës.

Sipas Euro Radio, në fillim të vitit 2010 Protasevic ishte një aktivist i ri. Ai është arrestuar disa herë, njëri prej tyre në 2011. Ai gjithashtu është përjashtuar nga Departamenti i Gazetarisë i Universitetit Shtetëror të Bjellorusisë. Në nëntor 2020, Protasevic postoi në Twitter një kopje të listës zyrtare të autoriteteve Bjelloruse me terroristë, që përfshinte emrin e tij. Lista pretendon se Protasevic u akuzua për organizimin e demonstratave masive ndërsa punonte për Nexta.

Protasevic akuzohet gjithashtu për prishje të rendit publik dhe nxitje të urrejtjes. Ai i konsideron akuzat, “një shtypje të pajustifikuar politike”. Në janar 2020, ai kërkoi azil në Poloni pas presionit nga forcat e sigurisë. Ai besonte se telefoni i tij celular përgjohej ndërsa ishte në Bjellorusi. “E kuptova që ata thjesht po presin diçka dhe ekziston çdo  mundësi që unë të burgosem,” tha ai.

Pasi shkoi në Poloni në 2019 për shkak të presionit nga autoritetet, ai mori edhe prindërit e tij pasi po monitoroheshin në Bjellorusi. Megjithatë, më vonë, ai shkoi për të jetuar në Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë, ku është strehuar edhe Svetlana Tichanovskaya. Protaseviç mund të dënohet 15 vite në Bjellorusi, por Euro Radio dyshohet se, ai mund të dënohet shumë më rendë se kaq.

Tags: aleksander lukashenkobjellorusigazetari

TË LIDHURA

Irani pas kërcënimit të Trump: Gati për dialog, por do të reagojmë ashpër nëse provokohemi
Bota

Irani pas kërcënimit të Trump: Gati për dialog, por do të reagojmë ashpër nëse provokohemi

18:03 | 28/01/2026
Aksidenti në urën e Spatharit/ 3 persona ranë poshtë urës, njëri në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksidenti në urën e Spatharit/ 3 persona ranë poshtë urës, njëri në gjendje të rëndë

17:28 | 28/01/2026
Mbrojtja paralajmëron reshje dhe shtrëngata, rrezik për disa bashki
Aktualitet

Mbrojtja paralajmëron reshje dhe shtrëngata, rrezik për disa bashki

17:07 | 28/01/2026
Next Post
A e dha mesazhin protesta e djeshme? Çfarë thonë psikologet e sociologet

A e dha mesazhin protesta e djeshme? Çfarë thonë psikologet e sociologet

Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin, paralajmërohet trajneri Ilir Daja

Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin, paralajmërohet trajneri Ilir Daja

Gjenden dy adoleshentet e zhdukura në Tiranë, policia zbardh detajet

Mbante kallashnikovin poshtë xhupit, arrestohet 44-vjeçari në Durrës (Emri)







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Irani pas kërcënimit të Trump: Gati për dialog, por do të reagojmë ashpër nëse provokohemi
Bota

Irani pas kërcënimit të Trump: Gati për dialog, por do të reagojmë ashpër nëse provokohemi

by mirseda
18:03 | 28/01/2026
0

Misioni i Iranit në OKB ka reaguar ndaj kërcënimeve të armatës së presidentit amerikan Donald Trump. Ai...

OSBE në Tiranë: Të dekriminalizohet plotësisht shpifja në Kodin Penal

OSBE në Tiranë: Të dekriminalizohet plotësisht shpifja në Kodin Penal

17:38 | 28/01/2026
Aksidenti në urën e Spatharit/ 3 persona ranë poshtë urës, njëri në gjendje të rëndë

Aksidenti në urën e Spatharit/ 3 persona ranë poshtë urës, njëri në gjendje të rëndë

17:28 | 28/01/2026
Këshilli i Ministrave miraton krijimin e ‘Kadastrës Fiskale’, si do të funksionojë

Këshilli i Ministrave miraton krijimin e ‘Kadastrës Fiskale’, si do të funksionojë

17:16 | 28/01/2026
Mbrojtja paralajmëron reshje dhe shtrëngata, rrezik për disa bashki

Mbrojtja paralajmëron reshje dhe shtrëngata, rrezik për disa bashki

17:07 | 28/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com