Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

SHBA shpall Non-Grata Berishën, por jo Vuçiç, Gruevskin, Gjukanoviçin e Orbanin

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
SHBA shpall Non-Grata Berishën, por jo Vuçiç, Gruevskin, Gjukanoviçin e Orbanin

Nga: Enver Robelli

Nuk e shpallën Ivo Sanaderin e Kroacisë “persona non grata”, ndonëse të dënuar disa herë për korrupsion.

Nuk e shpallën Nikolla Gruevskin “persona non grata”, ndonëse dyshohet se përgjoi ilegalisht mijëra qytetarë dhe ishte i përzier në allishverishe të llojllojshme ballkanike.

Nuk e shpallën Millo Gjukanoviqin “persona non grata”, ndonëse drejtësia gjermane dhe italiane zhvilloi hetime ndaj tij për shkak të dyshimeve për kontrabandë me cigare.

Nuk e shpallën “persona non grata” kryeministrin slloven Janez Jansha të dyshuar rëndë për korrupsion.

Apo Viktor Orbanin e Hungarisë.

Apo ndonjë politikan grek që e çoi vendin para falimentimit.

Apo ministrin e Brendshëm të Turqisë që këto ditë po shantazhohet nga një mafioz.

Nuk e shpallën “persona non grata” kryeministrin rumun Victor Ponta të akuzuar për korrupsion.

Nuk e shpallën “persona non grata” Akeksandër Vuçiqin, nxënësin besnik të Vojisllav Sheshelit, pra Vuçiqin e dyshuar se ka hapur zjarr mbi Sarajevën e rrethuar dhe sot qeveris Serbinë me metoda parapolitike dhe korruptive.

E shpallën Sali Berishën për të treguar se parimet vlejnë sipas lobimit momental. Që të jetë e qartë: Sali Berisha do të duhej të përgjigjej qëmoti para drejtësisë shqiptare për mizoritë e tij. Mjafton një fjalë: Gërdeci.

Por përtej kësaj: masa ndëshkuese e SHBA-ve ndaj Berishës tregon se i ligshti digjet dhe i forti në pushtet përkëdhelet me cinizëm. Rrjedhimisht, ky vendim tregon vetëm hipokrizi. Asgjë më pak. Por as më shumë.

Pas masës së fundit, Berisha do të bënte mirë të largohej përfundimisht nga politika, të shijojë ditët e pensionit dhe ta lë Partinë Demokratike të zhvillohet dhe shndërrohet në alternativë të pushtetit.

Sepse çdo shteti i duhet një alternativë qeverisëse, sidomos në Shqipëri, ku dallimi mes partive sunduese e opozitare sa i përket korrupsionit e krimit të organizuar dallon aq sa dallon njëra vezë me tjetrën.

Tags: enver robellinon grataopinionsali berisha

TË LIDHURA

Kastrati Group modernizon aeroportin e Tiranës/ Gazetari i njohur britanik në CNN: Kalova për 5 sek
Aktualitet

Kastrati Group modernizon aeroportin e Tiranës/ Gazetari i njohur britanik në CNN: Kalova për 5 sek

11:23 | 21/04/2026
“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj
Aktualitet

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,
Politikë

“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,

09:40 | 20/04/2026
Next Post
Ngjarje e rëndë në Peqin/ 51-vjeçari vret me gurë bashkëfshatarin

Ekzekutohet me mbi 15 plumba një person në Vlorë

Raporti i OBSH-së: Jetëgjatësia ra gjatë pandemisë

Raporti i OBSH-së: Jetëgjatësia ra gjatë pandemisë

Çuri: A do shpallej Berisha non-grata nëse opozita do kishte fituar zgjedhjet?

Çuri: A do shpallej Berisha non-grata nëse opozita do kishte fituar zgjedhjet?







JU REKOMANDOJMË

Aksident në Tiranë, humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 39-vjeçari

Aksident në Tiranë, humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 39-vjeçari

12:32 | 21/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026
Reagon ish-kunati: U vu drejtësi për Liridonën dhe fëmijët e saj!

Reagon ish-kunati: U vu drejtësi për Liridonën dhe fëmijët e saj!

15:00 | 21/04/2026




TË FUNDIT

Armëpushimi i afrohet skadimit/ SHBA dhe Irani gati të rinisin bisedimet e paqes në Pakistan
Bota

Armëpushimi i afrohet skadimit/ SHBA dhe Irani gati të rinisin bisedimet e paqes në Pakistan

by mirseda
17:12 | 21/04/2026
0

Negociatorët iranianë dhe amerikanë do të mbërrijnë në Pakistan për një raund të dytë bisedimesh, ndërsa një...

Rrëzohet nisma e PD për akcizën e gazit, qeveria paralajmëron ligj të ri

Rrëzohet nisma e PD për akcizën e gazit, qeveria paralajmëron ligj të ri

17:11 | 21/04/2026
Ilir Meta kërkon të mos jetë në kafaz në gjyq: Dua të jem pranë avokatit

Ilir Meta kërkon të mos jetë në kafaz në gjyq: Dua të jem pranë avokatit

17:00 | 21/04/2026
Sherr në Vlorë, rreth 10 të rinj përplasen me njëri-tjetrin, dy të plagosur

Sherr në Vlorë, rreth 10 të rinj përplasen me njëri-tjetrin, dy të plagosur

16:57 | 21/04/2026
Autori i krimit në Podgoricë, në kërkim pas vrasjes të tre personave, dy prej tyre shqiptarë

Autori i krimit në Podgoricë, në kërkim pas vrasjes të tre personave, dy prej tyre shqiptarë

16:54 | 21/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com