Ish-kryeministri Sali Berisha, do të padisë për shpifje sektetarin amerikan të shtetit, Anthony Blinken, pasi vendimit të DASH për ta shpallur ”non grata” atë së bashku me familjen.
Berisha ka përzgjedhur avokatin francez, Jean-Yves Le Borgne, për të vazhduar betejën ligjore në rrugë gjyqësore në Francë.
“Kam udhëzuar avokatin tim në një vend neutral siç është Franca që të ngrejë një padi direkte ndaj Blinken për shpifje. Z.Blinken mundet ndoshta të pretendojë imunitet, por sot ky koncept vlerësohet nga Gjykata në mënyrë relative, çka do të thotë se është ai mbrojtur kur ai kryen akte normale të pozitës së tij dje jo kur prek dinjitetin e një personi privat”, tha Berisha gjatë konferencës së sotme për mediat.
Kush është avokati francez i Berishës?
Jean-Yves Le Borgne, 71 vjeç kryeson Shoqatën e Avokatëve Penalë të Francës, dhe ka mbrojtur në gjykatat e këtij vendi shumë personalitete të larta politike si ish-kryetarin e Parisit Jean Tiberi, ish drejtorin e kabintetit të Jacques Chirac dhe biznesmenë të mëdhej si ish bosin e Renault, sipërmarrësin Carlos Ghosn.
Ai konsiderohet politikisht në Francë si një golist me prirje nga e majta, dhe disa herë a tentuar të hyjë në politikë. Ende nuk dihet se si ai do të mbrojë çështjen e një qytetari shqiptar që akuzon antërin e një kabineti amerikan, në një shtet të tretë si Franca.
Berisha shpallet ”non grata”
Lajmi për shpalljen ”non grata”, u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ditën e djeshme, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë, dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit, është përfshirë në afera korruptive.
Në faqen zyrtare, DASH ka publikuar vendimin e plotë, ku thuhet se Berisha ka qenë i përfshirë në veprime korruptive për shpërdorim të fondeve publike, dhe ndërhyrje në proceset publike duke përdorur pushtetin.
Në vendimin e tij, Blinken ka përcaktuar si të papërshtatshëm edhe bashkëshorten e ish-kryeministrit Liri Berisha, djalin Shkëlzen Berisha dhe vajzën Argita Berisha Malltezi.