E premte, 23 Korrik, 2021
23.5 C
Tirana

Parandalimi i sëmundjeve kronike, tre mësime që mund të na mësojë pandemia

Nga: Kathleen A.Martin Ginis & Sarah Brears “Medicalxpress”

Dyzet e katër për qind e të rriturve në Kanada, jetojnë me të paktën një sëmundje kronike si sëmundjet e zemrës, diabeti apo me probleme të shëndetit mendor. Deri në 80 për qind të këtyre sëmundjeve mund të parandalohen.

Por parandalimi i sëmundjeve kronike dhe promovimi i shëndetit, nuk merren mjaftueshëm seriozisht. Përkundrazi, sistemi shëndetësor kanadez, është i përqendruar në trajtimin e kushteve akute dhe kronike. Për pasojë, trajtimi i sëmundjeve kronike i kushton sistemit tonë të kujdesit shëndetësor 68 miliardë dollarë në vit.

Ndërsa pandemia e ka përqendruar vëmendjen e botës tek mënyrat efektive të parandalimit të sëmundjes së Covid-19, shumë nga leksionet e nxjerra nga parandalimi i kësaj të fundit,  mund të zbatohen gjithashtu për parandalimin e sëmundjeve kronike. Ja cila janë 3 prej tyre:

  1. Adresoni pabarazitë në sistemin shëndetësor

Covid-19 ka nxjerrë në pah pabarazitë e mëdha në qasjen ndaj sistemit shëndetësor. Si kundërpërgjigje, ne kemi parë grupe komunitare, agjenci të shëndetit publik dhe qeveri, që të punojnë bashkë për të siguruar maska ​​falas, tamponë për testim, vaksina dhe shërbime të tjera për komunitetet me të ardhura të ulëta. Pabarazitë shëndetësore që rrisin rrezikun për sëmundje kronike, mund të eliminohen duke vazhduar ofrimin falas të këtyre lloj shërbimesh për njerëzit më në nevojë.

  1. Nuk funksionon një qasje e përshtatshme për të gjitha

Distancimi fizik, mund të funksionojë për zvogëlimin e rrezikut të prekjes nga Covid-19, por kjo është e pamundur nëse jetonnë një familje me shumë breza, përdor transportin publik, apo ke një aftësi të kufizuar dhe mbështetesh tek kujdestarët. Nga maskat tek distancimi fizik dhe deri tek pengesat fizike, nevojiten lloje të ndryshme të mbrojtjes për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së Covid-19 për njerëzit me gjendje të caktuara shëndetësore.

Po kështu, edhe programet e parandalimit të sëmundjeve kronike, duhet të përshtaten për të pasur parasysh nevojat dhe përparësitë e një komuniteti. Kjo arrihet më mirë duke hartuar programe dhe politika në partneritet me komunitetet që do t’i përdorin ato. Përfshirja e komunitetit, ndihmon që programet të jenë të përshtatura për nevojat e anëtarëve të komunitetit dhe që përdoruesit të përfitojnë.

Lexo edhe :   Maskohet si femër për ti shpëtuar kontrollit, stjuardesa e kap ‘mat’

Për shembull, studiuesit nga Qendra për Parandalimin dhe Menaxhimin e Sëmundjeve Kronike në Universitetin e British Kolumbia, punuan me gati 300 anëtarë të komunitetit për të hartuar një program të posaçëm të aktivitetit fizik për njerëzit me aftësi të kufizuara.

Gjatë 6 muajve, pjesëmarrësit e programit e rritën me 363 për qind aktivitetin e tyre fizik javor, dhe e përmirësuan ndjeshëm shëndetin e zemrës dhe mushkërive të tyre.

Por ky program nuk do të kishte qenë aq i suksesshëm, në rast se anëtarët e komunitetit nuk do të ndihmonin për ta përshtatur programin me sfidat unike, dhe nevojat e personave me aftësi të kufizuara.

  1. Ne mund (dhe duhet) të vendosim më shpejt në praktikë zbulimet shkencore
Lexo edhe :   Maskohet si femër për ti shpëtuar kontrollit, stjuardesa e kap ‘mat’

Pandemia ka treguar se shkenca mund të përshpejtohet në mënyrë drastike, për t’i zhvendosur me shpejtësi inovacionet nga laboratori në komunitet tek qytetarët. Pandemia i nxiti shumë studiues të ndërpresin projektet e tyre, dhe të bashkëpunojnë për të zbuluar dhe identifikuar virusin, për të studiuar transmetimin e tij, dhe për të krijuar dhe testuar vaksina.

Këto veprime e shpejtuan procesin e hulumtimit. Më pas gjetjet u përkthyen shpejt në këshilla të shëndetit publik, udhëzime për kujdesin mjekësor dhe vaksinat që janë shpërndarë dhe përdorur në të gjithë botën. Në parim, një hulumtimi mund të orientojë se cilat programe parandaluese të sëmundjeve kronike të bazuara në prova, duhet të vihen në praktikë.

Por përkthimi i provave të hulumtimit shëndetësor në praktikë është shumë i ngadaltë. Një studim që citohet shpesh, vlerëson se duhen 17 vjet për të vënë në praktikë vetëm një pjesë të hulumtimeve shëndetësore. Por pandemia aktuale e ka ndryshuar kulturën e shkencës.

Ne i kemi parë përfitimet e dukshme, kur shkencëtarët bashkëpunojnë në të gjitha disiplinat, dhe partnerët e industrisë dhe qeverisë janë gati për të lëvizur shpejt, nga zbulimet e reja në praktikë.

Nëse i qasemi parandalimit të sëmundjes kronike me të njëjtën urgjencë, ndërhyrjet premtuese të bazuara në prova mund të shkallëzohen shpejt dhe të shpërndahen në komunitetet në të gjithë vendin.

Burimi i lajmit: https://medicalxpress.com/news/2021-05-lessons-covid-pandemic-chronic-diseases.html

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

A do të lëkunden raportet turko-serbe pas deklaratës së Erdogan për Kosovën?

“Në qoftë se kushdo sjell vendim për njohjen e Kosovës si të pavarur, në të njëjtin moment ne do të nisim fushatën për tërheqjen...

Çfarë e bën ndryshe lidershipin e mandatit të tretë të PS

Nga Alfred Peza Edi Rama kishte premtuar që në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 23 Qershorit 2013, që e riktheu PS në pushtet, se nuk...

Me drogë në makinë, shoqërohet në polici djali i Azem Hajdarit

Azem Hajdari, djali i vogël i deputetit të ndjerë me të njëjtin emër, është shoqëruar në komisariatin e Policisë së Elbasanit mbrëmjen e sotme. Sipas...

Punonjësit e Ferrokromit në Burrel pa pension, VKM nuk përcakton profesionet

Punonjësit e Ferrokromit në Burrel ankohen në Fiks Fare se nuk po mundet të zgjidhin problemin që kanë hasur me pensionin. Duke u cilësuar si...

Zyrtare/ Barcelona dhe Juventus përballen më 8 gusht në ”Camp Nou”

Barcelona dhe Juventusi do të zhvillojnë një ndeshje miqësore në datën 8 gusht. Lajmi është konfirmuar nga klubi italian, përmes një njoftimi në rrjetet...