jojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Intervista/ Ambasadorja Kim: KQZ duhet të hetojë dhe të marrë disa vendime

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë
A ka konflikte me Metën? Kim: Kam diskutuar me Uashingtonin

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, tha se pret nga KQZ që të hetojë pretendimet e opozitës për parregullsitë në zgjedhje dhe të marrë disa vendime. Në një intervistë mbrëmjen e së martës në “Opinion”me Blendi Fevziun, ajo tha se, që në muajin shtator Partia Demokratike të kthehet në parlament, duke thënë se vendi ka nevojë për një opozitë të plotë. Kim iu referohet deklaratave të kryedemokratit, Lulzim Basha, duke thënë se pavarësisht kundërshtimeve të tij, PD do të jetë e pranishme në Parlament.

Pjesë nga deklarata në Opinion:

Blendi Fevziu: Ambasadore Kim, DP tani kërkon një hetim të plotë dhe, nga ana tjetër, po kërkojnë përsëritjen e votimit në 9 zona. Çfarë mendoni për këtë?

Ambasadorja Kim: Mendoj se ka një proces të ngritur. Pra, KQZ duhet të hetojë dhe të marrë disa vendime. Dhe, mendoj se kushdo ka të drejtën të paraqesë ankimime tek prokurorët dhe tek KQZ, nëse kanë prova për këtë.

Blendi Fevziu: Dhe, ambasadore, PD ka thënë edhe që nuk do t’i pranojë kurrë rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit. Thonë se ishin një masakër zgjedhore. Çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë, për integrimin tonë, si dhe për ju personalisht?

Ambasadorja Kim: Mendoj se për Shtetet e Bashkuara, pikëpamja jonë është shumë e qartë. Në deklaratën që nxorëm nga Uashingtoni, vërejtëm se është me rëndësi që të gjitha partitë të njohin rezultatet e zgjedhjeve, dhe për sa është e mundur, që partitë tani të mendojnë se si t’i shërbejnë popullit shqiptar, të gjithë popullit shqiptar. Pra, po presim me kënaqësi që të punojmë me të gjitha palët, të shohim se çfarë mund të bëjmë së bashku si Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, dhe më duhet të them se më e rëndësishmja për ne është që Shqipëria ka qenë tepër gjatë pa një opozitë të plotë në Parlament.

Blendi Fevziu: Dy vjet, thuajse dy vjet.

Ambasadorja Kim: …Pothuajse dy vjet. Tani, disa deputetë qëndruan dhe bënë gjënë e duhur. Dhe pikëpamja jonë është se të gjithë duhet të kishin qëndruar në Parlament, por kjo është e kaluara. Tani, teksa presim shtatorin, presim me kënaqësi që Partia Demokratike, e cila është një parti e rëndësishme, e cila ka dhënë kontribute shumë të rëndësishme  historike për zhvillimin e Shqipërisë. Nevojitet t’i shohim të kthehen në parlament dhe jemi shumë të kënaqur të shohim deklaratat e tyre ku bëjnë të qartë se kur të vijë shtatori, do të kthehen në parlament.

Blendi Fevziu: A mendoni se PD do të marrë pjesë në parlament?

Ambasadorja Kim: Po.

Blendi Fevziu: Edhe nëse nuk i pranojnë rezultatet?

Ambasadorja Kim: Mendoj se gjithçka tjetër që mund të jenë duke thënë, po të shohësh deklaratat nga Lulzim Basha dhe kushdo tjetër në PD, bëjnë shumë të qartë që pavarësisht çfarëdo kundërshtimesh që kanë, do të jenë në parlament në shtator. Dhe kjo është vërtet e rëndësishme.

Blendi Fevziu: Por ka shumë komente që i thonë Bashës të ndahet nga ambasadorët e BE apo SHBA dhe ambasadorë të tjerë europianë, sepse siç thonë ata, ambasadorët mbështesin Ramën. Çfarë mendoni për këtë?

Ambasadorja Kim: Unë e di cila është puna ime.

Blendi Fevziu: Po kërkojnë një rrugë radikale, një rrugë të re radikale nga PD.

Ambasadorja Kim: E dini, njerëzit janë të lirë të shprehin pikëpamjet e tyre dhe mendoj që kur zhvillohen zgjedhje, ka festim, por ka edhe zhgënjim, por është shumë e rëndësishme që të ketë diskutime të hapura për çfarë ndodhi dhe se cila është rruga përpara. Unë për vete, e di cila është detyra ime. Detyra ime është të përfaqësoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të përfaqësoj pozicionin e vendit tim. Dhe kur vjen fjala te kjo, ne duam një marrëdhënie të ngushtë me Shqipërinë. Duam që të jetë edhe më e ngushtë. Dhe nuk ka rëndësi kush është në pushtet. Kemi punuar jashtëzakonisht mirë me cilindo ka qëlluar të jetë zgjedhur nga populli shqiptar dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.

 

Tags: ambasadorja amerikaneblendi fevziuYuri KimZgjedhjet

TË LIDHURA

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë
Aktualitet

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë

22:38 | 21/03/2026
Dita e Sindromës Down, Zhupa: Arsimi dhe punësimi çelësi i integrimit real
Politikë

Dita e Sindromës Down, Zhupa: Arsimi dhe punësimi çelësi i integrimit real

21:22 | 21/03/2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS
Kryesore

Pas ndryshimeve të miratuara sot, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

19:36 | 21/03/2026
Next Post
Rusia zgjeron praninë ushtarake në Arktik

Rusia zgjeron praninë ushtarake në Arktik

Faqet e para të gazetave europiane/ 19 maj 2021

Faqet e para të gazetave europiane/ 19 maj 2021

Tiranë/ Zjarr pranë QSUT-së, tym i dendur ngrihet në qiell

Tiranë/ Zjarr pranë QSUT-së, tym i dendur ngrihet në qiell







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë
Aktualitet

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë

by mirseda
22:38 | 21/03/2026
0

Policia italiane ka ndarë detaje nga operacioni kundër një bande të armatosur, me të cilën iu desh...

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

22:36 | 21/03/2026
E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

22:34 | 21/03/2026
Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

22:32 | 21/03/2026
Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

22:30 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com